Nga, Elona Caslli/
Z. Loloçi duke qenë se krejt rastësisht u përballa me mendimin tuaj të shkruar me titull – Për Elona Casllin dhe jo vetëm “ e shoh krejt e të arsyeshme të mbaj një qëndrim. Fillimisht do të doja të theksoja se mendimi ndryshe nga unë, nuk ju jep medoemos të drejtën të mos respektoni kodin e etikës gjatë procesit të të shkruarit. Mund ta kundërshtoni dikë edhe pa e fyer .
Duke qenë se jeni lexues i rregullt i Ismail Kadaresë, sikundër jam edhe unë , duhet ta kishit kultivuar si qasje prej kohësh. Meqë titulli i artikullit mban emrin tim, parashikova që në brendinë e tij, do të kishte një kundërshti të drejtpërdrejtë për atë çka unë kisha shkruar dhe një analizë të qëndrimit tim. Pasi lexova artikullin tuaj, dola në përfundimin se argumentet kundër shkrimit tim ishin në përpjestim të zhdrejtë me argumentet partiakë të cilët pushtonin pjesën më të madhe të shkrimit tuaj.
E mirëkuptoj faktin se koha juaj është aq e vyer, sa përmes meje, keni dashur t’i përcillni një mesazh edhe shumë njerëzve të tjerë dhe keni bërë zgjidhjen më ekonomike, me të cilën nuk pajtohem por e respektoj. Z. Loloçi argumentet peshohen dhe nuk numërohen.
Duke qenë e vetëdijshme për peshën e argumenteve që keni sjellë në vëmendjen time dhe për etiketimet e guxishme , krejt natyrshëm më vjen ta mbyll reagimin tim përmes një shprehjeje të Kamysë- “”Rastësia” ka kryer shume krime në vetëdijen e historisë”.










