InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Artikuj

Bota virtuale, lançuese e figurave njerëzore iluzionare me atribute dhe merita inekzistente

9 Korrik, 2019
in Artikuj, Opinione
A A
Bota virtuale, lançuese e figurave njerëzore iluzionare me atribute dhe merita inekzistente

Jetojmë në një kohë ku qasja shumë e lehtë në rrjetet sociale mundëson publicitet të hatashëm dhe biografi të paverifikueshme, t’i vishet çdo personi, ka ose nuk ka bagazh të përshtatshëm për të përfaqësuar një qëllim, kauzë ose mision. Një publicitet i mirë menduar krijon imazhe të paqena ose krijon figura njerëzore iluzionare, me atribute dhe merita inekzistente.

Për më tepër, një publicitet i rrejshëm krijon mendësi ose opinion të gabuar në popull, e cila nëse nuk përkon me potencialet reale të një personi të caktuar, si rrjedhojë pësojmë një përfaqësim joadekuat, në çdo sferë të jetës publike dhe politike. Fillimisht, ky mospërfaqësim nuk është i dukshëm, ngaqë reklama dhe shpëlarja e trurit që na bëhet, krijon një mjegull të errët në syrin e brendshëm të popullit dhe kjo pamundëson të menduarit analitik dhe kritik të masës shoqërore, kundrejt përfaqësuesve të kamufluar me petkun e progresit dhe kontributit.

Kjo verbëri gjithpërfshirëse në popull është krijuar në saje të çudirave që lançon bota virtuale dhe tendenca për t’u dukur, krahas tendencës për të qenë. Një mashtrim i këtillë po realizohet në të gjitha sferat shoqërore dhe ka lëshuar metastaza të rrezikshme, me ngjyrime sipërfaqësore zhvillimore të gjendjes qytetare.

Sidoqoftë, duke përjashtuar përfaqësuesit e denjë në rrethanat tona, të cilët e kanë dëshmuar veten në punën që bëjnë, përfaqësuesit e tjerë jo të denjë, duhet t’i nënshtrohen një testi të thukët dhe disa provave përcaktuese ose definuese të qëllimeve që ata kanë dhe meritave që zotërojnë, në raport me nevojat e popullit.

Pra, para se të lejojmë çdo njeri të rastësishëm, të bëhet faktor dhe të na përfaqësojë, duhet të zbatojmë mekanizma filtrues dhe zbulues të biografive të dyshimta ose të rrejshme, të përfaqësuesve jo të denjë, me qëllim që të mënjanojmë ngecjet e vazhdueshme në proceset mbarëshoqërore.

Për më tepër, duke qenë të heshtur dhe jokritik përpara përfaqësuesve jo të denjë, krijojmë boshllëqe të parikuperushme në ardhmërinë e një populli. Andaj, nuk duhet lejuar kushdo që i teket të na përfaqësojë dhe, në veçanti, nuk duhet lejuar që ky të kalojë ‘provimin’, pa u verifikuar formimi i tij në karakter, përvojë dhe meritat që ai realisht dhe në mënyrë të pakontestueshme zotëron.

Colin Powell-it, thotë: “Më jep njerëzit e duhur dhe çfarë do organizate: mirë do të bëhet. Më jep njerëzit e gabuar; çfarë do të synosh të bësh me organizatën, keq do të bëhet.”

Të Lidhura

Mos e fshini Fushë-Arrëzin nga harta: shpopullimi nuk është arsye për ta shkrirë, por detyrim për ta zhvilluar
Opinione

Mos e fshini Fushë-Arrëzin nga harta: shpopullimi nuk është arsye për ta shkrirë, por detyrim për ta zhvilluar

6 Gusht, 2026
Milaim Nela me akuza të forta: “Vetëm Legaliteti ka reaguar kundër Konsullatës Serbe në Shkodër”
Opinione

Milaim Nela me akuza të forta: “Vetëm Legaliteti ka reaguar kundër Konsullatës Serbe në Shkodër”

4 Gusht, 2026
Nga gazetaria te poezia, Fationa Molla po fiton zemrat e publikut me talentin dhe profesionalizmin e saj
Artikuj

Nga gazetaria te poezia, Fationa Molla po fiton zemrat e publikut me talentin dhe profesionalizmin e saj

22 Korrik, 2026
Halit Trakanaku – Një zë i ri që ndërthur shkencën me letërsinë
Artikuj

Halit Trakanaku – Një zë i ri që ndërthur shkencën me letërsinë

20 Korrik, 2026
Geraldo Rexhvelaj, mjeku i së ardhmes: Student i shkëlqyer, aktivist, studiues dhe poet që po frymëzon një brez të ri
Opinione

Geraldo Rexhvelaj, mjeku i së ardhmes: Student i shkëlqyer, aktivist, studiues dhe poet që po frymëzon një brez të ri

18 Korrik, 2026
Nga Berati drejt majave të teknologjisë! Historia frymëzuese e Ardit Cenos që po mahnit botën e IT-së
Artikuj

Nga Berati drejt majave të teknologjisë! Historia frymëzuese e Ardit Cenos që po mahnit botën e IT-së

17 Korrik, 2026

TË FUNDIT

Shpëtim Axhami kujton Havzi Nelën: “Poeti antikomunist që nuk u përkul para diktaturës”
Aktualitet

Shpëtim Axhami kujton Havzi Nelën: “Poeti antikomunist që nuk u përkul para diktaturës”

10 Gusht, 2026

Mes tensioneve në rajon, Shpëtim Axhami paraqet planin për forcimin e mbrojtjes kombëtare
Aktualitet

Axhami: Nga eksodi i lirisë te shpopullimi i humbjes së shpresës, kjo duhet shpallur emergjencë kombëtare

8 Gusht, 2026

“Fushë-Arrëzi nuk preket!”Ish-kryebashkiaku Alfred Qafa thirrje për revoltë qytetare kundër shkrirjes së bashkisë
Të ndryshme

“Fushë-Arrëzi nuk preket!”Ish-kryebashkiaku Alfred Qafa thirrje për revoltë qytetare kundër shkrirjes së bashkisë

6 Gusht, 2026

Mos e fshini Fushë-Arrëzin nga harta: shpopullimi nuk është arsye për ta shkrirë, por detyrim për ta zhvilluar
Opinione

Mos e fshini Fushë-Arrëzin nga harta: shpopullimi nuk është arsye për ta shkrirë, por detyrim për ta zhvilluar

6 Gusht, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com