InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Nga, Elona Caslli: Avash -avash dhe nesër!

6 Korrik, 2019
in InfoPress, Opinione
A A
Nga, Elona Caslli: Avash -avash dhe nesër!

Shumë vite më parë teksa gjendesha përballë ekranit të televizorit në shtëpinë time, më kujtohet pamja e prezantuesit të njohur Adi Krasta, në një emision televiziv , i cili pyeste një grua gjermane që kish jetuar për ca kohë në Shqipëri, se cilat qenë fjalët që ajo kish mësuar në gjuhën shqipe.

Nuk më kujtohen tiparet e asaj gruaje, nuk më kujtohet as arsyeja që e kish shtyrë të vizitonte Shqipërinë, por më kujtohet përgjigjja e saj , sepse ishte një përgjigje, kuptimin e së cilës, e pashë kthjellët shumë vite më vonë… Ajo u përgjigj : “ Dy fjalë kam mësuar në gjuhën shqipe : Avash- avash dhe nesër.”

Kur e dëgjova përgjigjen e saj, në fillim pyeta veten: “ Çfarë të veçante do të kenë vallë këto fjalë?!” Për një individ si unë, që ishte në paradhomën e adoleshencës, këto fjalë kishin vetëm një domethënie: – Të mos kryeje me nxitim një veprim ose ta kryeje këtë të fundit një ditë më vonë.- Avash-avash dhe nesër, ishin dy fjalë që u ngulitën në mendjen time dhe pas shumë vitesh kuptova se ajo grua gjermane përmes tri fjalëve, kish përmbledhur të vërtetën e hidhur të kombit tim.

Ende sot , përdoren dendur këto dy fjalë, në dialogjet e jetës së përditshme dhe për fat të keq dhe në fjalimet e individëve që përfaqësojnë vendimmarrjen në këtë vend. -Eja nesër! Kalo nesër! Shihemi nesër! Flasim nesër! A vjen nesër?! Nesër, gjithmonë nesër… Gjithmonë e më shumë përdoret e ardhmja e dëftores “ Do të bëjmë “ e përherë e më rrallë e kryera e thjeshtë “ Bëmë.”

Duket se i kemi mbushur mendjen vetes se koha ka kohë për ne, se diçka do ta ketë ruajtur poshtë banakut, se do ta bëjë një përjashtim, se do t’i fusim një mik që ajo e njeh prej kohësh dhe akrepat e orës nuk do të lëvizin për ne, se koha do të ngrijë dhe për ne nuk do të ketë kurrë kohë të humbur , por veçse kohë të ndalur.

Ndërkohë, të dehur nga iluzioni se jemi të “përkëdhelurit e kohës” kemi harruar se 7 ditë ka java edhe për ne , se 12 muaji ka viti edhe për ne dhe kalendari shënon 2019 edhe për ne. Ndoshta një ditë kur të zhdehemi dhe të na dhembë koka, do të ndërgjegjësohemi se kemi humbur mjaft kohë dhe se fjalët “ “Avash avash dhe nesër “ duhet t’i burgosim në fjalorin e së shkuarës dhe t’u japim lirinë dy fjalëve të tjera: “ Në çast dhe sot!”

Post Scriptum- Liria e këtyre dy fjalëve do të na bënte miq të kohës dhe jo keqpërdorues të saj!

Të Lidhura

Mos e fshini Fushë-Arrëzin nga harta: shpopullimi nuk është arsye për ta shkrirë, por detyrim për ta zhvilluar
Opinione

Mos e fshini Fushë-Arrëzin nga harta: shpopullimi nuk është arsye për ta shkrirë, por detyrim për ta zhvilluar

6 Gusht, 2026
Milaim Nela me akuza të forta: “Vetëm Legaliteti ka reaguar kundër Konsullatës Serbe në Shkodër”
Opinione

Milaim Nela me akuza të forta: “Vetëm Legaliteti ka reaguar kundër Konsullatës Serbe në Shkodër”

4 Gusht, 2026
Geraldo Rexhvelaj, mjeku i së ardhmes: Student i shkëlqyer, aktivist, studiues dhe poet që po frymëzon një brez të ri
Opinione

Geraldo Rexhvelaj, mjeku i së ardhmes: Student i shkëlqyer, aktivist, studiues dhe poet që po frymëzon një brez të ri

18 Korrik, 2026
Një zë i ri në letërsinë shqiptare
Opinione

Një zë i ri në letërsinë shqiptare

17 Korrik, 2026
Nga Eva Vatoci: “Çfarë ka? Gruan time vrava…”Fjalia që duhet të turpërojë Policinë e shtetit!
InfoPress

Nga Eva Vatoci: “Çfarë ka? Gruan time vrava…”Fjalia që duhet të turpërojë Policinë e shtetit!

10 Korrik, 2026
Në themelet e Shqipërisë së re duhet bërë një kurban
Opinione

Në themelet e Shqipërisë së re duhet bërë një kurban

16 Qershor, 2026

TË FUNDIT

Shpëtim Axhami kujton Havzi Nelën: “Poeti antikomunist që nuk u përkul para diktaturës”
Aktualitet

Shpëtim Axhami kujton Havzi Nelën: “Poeti antikomunist që nuk u përkul para diktaturës”

10 Gusht, 2026

Mes tensioneve në rajon, Shpëtim Axhami paraqet planin për forcimin e mbrojtjes kombëtare
Aktualitet

Axhami: Nga eksodi i lirisë te shpopullimi i humbjes së shpresës, kjo duhet shpallur emergjencë kombëtare

8 Gusht, 2026

“Fushë-Arrëzi nuk preket!”Ish-kryebashkiaku Alfred Qafa thirrje për revoltë qytetare kundër shkrirjes së bashkisë
Të ndryshme

“Fushë-Arrëzi nuk preket!”Ish-kryebashkiaku Alfred Qafa thirrje për revoltë qytetare kundër shkrirjes së bashkisë

6 Gusht, 2026

Mos e fshini Fushë-Arrëzin nga harta: shpopullimi nuk është arsye për ta shkrirë, por detyrim për ta zhvilluar
Opinione

Mos e fshini Fushë-Arrëzin nga harta: shpopullimi nuk është arsye për ta shkrirë, por detyrim për ta zhvilluar

6 Gusht, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com