InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Lulzim Basha – Portret i paautorizuar

4 Korrik, 2019
in InfoPress, Opinione
A A
Basha uron besimtarët për Bajramin: Zoti e pranoftë sakrificën dhe lutjet tuaja

Nga, Erl Kodra/

Përgjatë këtyre viteve Partia Demokratike dhe Lulzim Basha nuk kanë bërë opozitë, por luftë, nga ajo lloj lufte e pazakontë, e pabarabartë, e pamëshirë. Përballë Lulzim Bashës nuk gjendej një qeveri normale, e ngjashme me qeveritë e vendeve të tjera, por diçka tjetër; një lloj urdhëri satanik me mision dhe qëllime të errëta, që kanë marrë peng një organizate legale siç është Partia Socialiste.

Imagjinoni për një moment sikur mafia siciliane të ketë statusin e një partie politike, dhe Salvatore Riina të jetë Kryeministri. Çfarë mund të ndodhë në një rast të tillë? A mund ta dini se çfarë mund të jetë Ministri i Brendshëm i Toto-s, përveçse Saimir Tahiri, Fatmir Xhafa dhe Sandër Lleshaj? Po Ministrat e tjerë, përveçse Ilir Beqja, Arben Ahmetaj, Damian Gjiknuri, kryebashkiakë tjetër përveçse Qazim Sejdini, Vangjush Dako, Elvis Roshi, Erion Veliaj? Po deputetë të tjerë, përveçse Mark Frroku, Arben Ndoka, Ulsi Manja, Gramoz Ruçi, Taulant Balla? 
Çfarë mund të jetë ndryshe zgjedhja e Toto-s, përveçse kthimi i mediave në thertore publike, ku masakrohet opozita dhe vet Lulzim Basha? Si mund të jetë tjetër Republika e Toto-s, përveçse një vend pa Gjykata, Prokurori dhe Institucione?

E verteta është se shqiptarët nuk ishin të qartë se kush është Edi Rama. Ata nuk e dinin se ndërkohë kishin votuar një monstër politike, i cili kishte bërë pakt me djallin për të kapur majën e pushtetit politik dhe ekonomik të Shqipërisë. Ata nuk e dinin historinë sekrete, pjesën e errët prej nga i vinte fuqia përbindësisht. Konspiracioni në këtë rast nuk mund të jetë teori, por aksiomë, sepse për Edi Ramën ka rëndësi pushteti absolut, jo mjetet.

Në këtë tekst nuk do të tregoj histori që dihen nga të gjithë, por do tregoj pjesën që janë përpjekur t’ua fshehin. Zakonisht, të merresh me politikë është një angazhim kompleks, që jo gjithmonë mund t’ia dalësh të ruash balancat e duhura morale, siç është, ta zëmë mbajtja e premtimeve, ndershmëria ndaj kolegëve dhe kohezioni ndaj shoqërisë. Pavarësisht rrethanave, diçka tjetër shërben për të justifikuar gjithçka; interesat kombëtare mbeten pika vetme e referimit, sentenca e vetme që do të përkufizojë hapat, veprimet dhe mosveprimet e tua, shkaku dhe arsyeja e vetme që nesër mund të lartësojnë figurën si burrë shteti, ose do të damkosin përjetë të jetëve emrin, trashgiminë dhe materien tënde politike.

Nëse do të isha i detyruar të bëj vetëm një krahasim mes Lulzim Bashës dhe Edi Ramës, padyshim që i pari është ëngjëll dhe i dyti demon. Demoni i veshur me çitjane nuk la mjet dhe mënyrë pa përdorur, mjete të paligjshme, mënyra djallëzore, forma përçudnuese për të mposhtur Lulzim Bashën dhe Partinë Demokratike të Shqipërisë, forcën politike më vitale të këtij kombi për t’i bërë ballë së keqes. Kundër Partisë Demokratike u përdor gjithçka; paraja, krimi, shantazhi, kërcënimi, dhuna, shpifja, pabesia, blerja, denigrimi, përçarja, joshja, miklimi dhe karriera. Kundër Partisë Demokratike dhe Lulzim Bashës u ndërsye një lukuni mediatike, me një ushtri mercenarësh politik. Mjedisi i shoqërisë shqiptare, sidomos mjedisi politik është toksik, ndaj Edi Rama përzgjedh gjithmon më të ndoturit për të sabotuar opozitën. Përdorja nga Edi Rama i disa eksponentëve të lartë të Partisë Demokratike është i pamëshirshëm; ai nuk kursen askënd dhe asgjë që ka ambicie politike, nuk lë dobësi njerëzore pa përdorur, nuk lë kompromis të neveritshëm pa bërë vetëm që Lulzim Basha të mos jetë Lideri i Partisë Demokratike të Shqipërisë. Sulmet janë të kordinuara, valë-valë, të strukturuara deri në detaje.

Lulzim Basha përgjatë këtyre viteve gjendet nën peshën e një lufte të pazakontë, të pabarabartë. Ndërkohë që në Parlament nuk mund të bëhet politikë normale për programe ekonomike, taksa, ligje dhe reforma, Partia Demokratike detyrohet të zhvillojë një betejë tjetër, në një terren tjetër, të mbushur me kriminelë gjithëfare, me disa krijesa-monstra që kanë trafikuar gra dhe vajza, kanë vrarë, me mafiozë që mbajnë spektrin e kryebashkiakut dhe ministrit, por që në fakt janë plaçkitës dhe mafioz të rëndomtë.

Lulzim Basha e di se Partia Demokratike është një trashgimi kombëtare, një pasuri kombëtare. Instinkti i tij prej lideri i kupton rrethanat e jashtëzakonshme në të cilën është thirrur të drejtojë një komb. Ai sheh se përballë nuk ka diçka të zakonshme që mund ta mposhtë vetëm me mjete të zakonshme politike. Ai e di se nuk mund të përdorësh mjete të ndyra për qëllime të larta, (!!) njësoj si Edi Rama. Ndaj beteja do të jetë njëqindfish më e vështirë dhe plot sakrifica.

Lulzim Basha ngadalë ngrihet mbi vetveten, duke qenë vetvetja. Portreti njerëzor dhe fjalori i pasur politik janë arma e tij e fortë, ndërsa përcjell mesazhet politike për qytetarët shqiptarë. Ai e di se ajo çka ai thotë është e vertetë, dhe beteja për të vertetën duhet bërë, pa kompromis. Me mjete të ndershme, sigurisht.

Lulzim Basha e kupton se shteti nuk është më i tillë, por ai ka degraduar nën dhunën e një organizate kriminale që punon fort kundër interesave të Shqipërisë dhe shqiptarëve. Misioni gati i pamundur për të shpëtuar shtetin nga mafia po përmbushet. Shumica absolute e shqiptarëve tashmë mbështesin luftën morale të Partisë Demokratike. Tani është thjesht çeshtje modalitetesh se si dhe kur do të formëzohet fitorja politike e Lulzim Bashës.

Në fund të këtij teksti nuk mund të mos bëj një konstatim të ftohtë. Elitat politike të një kombi janë pasuria më e madhe. Për arsye dhe rrethana historike komplekse, politikanët e 100 viteve të fundit kanë patur dritëhijet e tyre. Disa do të mbeten përjetë në anën e zezë të historisë kombëtare, ndërsa të tjerë në anën me dritë të saj.

Në këto dritëhije të historisë së re politike, unë besoj se nipi i Kosovës Lulzim Basha është një politikan i zgjuar, koherent dhe i ndershëm. Prova është qëndresa e tij.

Në rrethanat aktuale, Lulzim Basha është alternativa më e mirë për Shqipërinë. Mbase alternativa më e mirë në 100 vjet histori.

“Sfida e një lideri është të jetë i fortë, por jo i vrazhdë; të jetë i sjellshëm, por jo i dobët; të jetë i guximshëm, por jo i çmendur; të jetë i zhytur në mendime, por jo dembel; të jetë i përulur, por jo i ndrojtur; të jetë krenar, por jo arrogant; të ketë humor, por pa marrëzi.” 
Emanuel James Rohn (17 shtator 1930 – 5 dhjetor 2009) i njohur si Jim Rohn, ishte një sipërmarrës amerikan, autor dhe motivues.

Shënim: Pavarësisht rrethanave politike, unë e di se jo të gjithë janë dakort me çfarë kam shkruar. Gjithashtu e di se për këtë tekst mund të ketë edhe censurë. Prandaj jeni të lutur ta shpërndani, duke respektuar të drejtën e autorit.

Të Lidhura

Kur monstra vret “shtëpinë”: mallkimi i përjetshëm i babait që u kthye në xhelat
Opinione

Kur monstra vret “shtëpinë”: mallkimi i përjetshëm i babait që u kthye në xhelat

21 Prill, 2026
Lutfi Dervishi: Turp të kenë protestuesit në…. Beograd!
Opinione

Kur shteti sillet si shoqatë bamirëse

20 Prill, 2026
 “Merr si pushkë jevgu”/ Nga një shprehje e vjetër te një ndërgjegje e re
Opinione

 “Merr si pushkë jevgu”/ Nga një shprehje e vjetër te një ndërgjegje e re

1 Prill, 2026
Nga Denada Isa: Fuqia e një femre në një botë që nuk e kupton gjithmonë
Opinione

Nga Denada Isa: Fuqia e një femre në një botë që nuk e kupton gjithmonë

28 Mars, 2026
Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me shoqërinë tonë?
Opinione

Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me shoqërinë tonë?

25 Mars, 2026
Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore
Opinione

Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore

12 Mars, 2026

TË FUNDIT

Horoskopi për ditën e sotme, 10 prill 2026
Horoskopi

Horoskopi për ditën e mërkurë, 22 prill 2026

22 Prill, 2026

Kur monstra vret “shtëpinë”: mallkimi i përjetshëm i babait që u kthye në xhelat
Opinione

Kur monstra vret “shtëpinë”: mallkimi i përjetshëm i babait që u kthye në xhelat

21 Prill, 2026

Mes akuzave dhe realitetit, ‘Beralb”, një nga motorët kryesorë ekonomikë të Pukës dhe Fushë-Arrëzit
Aktualitet

Nga zhurma te faktet: Terreni dhe institucionet konfirmojnë rolin pozitiv të “Beralb” në Pukë

21 Prill, 2026

5 vite pa babain, Ndocaj: ‘Ti jeton përjetë brenda meje’
Aktualitet

5 vite pa babain, Ndocaj: ‘Ti jeton përjetë brenda meje’

20 Prill, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com