InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Drejtoresha e Soros implikon Ambasadën Amerikane në skandal mashtrimi

4 Korrik, 2019
in Aktualitet, InfoPress, Lajme
A A
Drejtoresha e Soros implikon Ambasadën Amerikane në skandal mashtrimi

Një drejtoreshë e shoqatës YWCA-Albania, pjesë e rrjetit të shoqatave të themeluar nga George Soros (shiko rrjetin këtu) është titullarja përgjegjëse për një mashtrim me projektet dhe grabitje të dyshuar të fondeve. Donika Godaj quhet drejtoresha e shoqatës YWCA-Albania.

Tre ditë më parë një publikim në faqen e Facebook-ut të Ambasadës Amerikane, dekonspiroi një mashtrim, pas të cilit ka dyshime të bazuara se bëhet fjalë për tjetërsim të pronës intelektuale dhe grabitje të fondeve të projekteve nëpërmjet mashtrimit.

E përmbledhur shkurt fabula është kështu:
Ambasada publikoi me krenari në Facebook një vepër murale, ku sipas njoftimit të ambasadës, kjo vepër ishte mundësuar nga shoqata YWCA-Albania. Menjëherë pas publikimit patiu reagime të forta, ku madje dhe vetë autorja e vërtetë e veprës, zonja Nermin Shurdha u ankua. Ambasada menjëherë më pas modifikoi postimin fillestar.

Por çfarë kishte ndodhur? Pse Ambasada, kishte ngatërruar në publikim emrin e shoqatës që kishte bërë veprën? Ishte një lapsus apo padashur ishte zbuluar një mashtrim me fondet dhe projektet.

Ambasada thoshte në njoftimin e saj të parë se YWCA-Albania po zbatonte në Shkodër një projekt për luftën kundër drogës, por si ishte ngatërruar ky projekt me veprën murale?

Kush e kishte raportuar në ambasadë këtë vepër murale si një punë të kryer nga shoqata e zonjës Godaj? Pse ndodhi keqkuptimi? Shoqata ka mashtruar ambasadën? Çfarë kishte ndodhur?

Për të mësuar më tepër mbi rrethanat i’u drejtuam zyrtarisht Ambasadës Amerikane në Tiranë. Një përfaqësues i zyrës së shtypit të kësaj ambasade, i tha Hashtag.alse nuk ishte në gjendje të përcaktonte nëse ambasada do i përgjigjej ndonjëherë pyetjeve tona. Hashtag.al e njoftoi përfaqësuesin se do të priste qëndrim në parim nga ambasada për 48 orë dhe nëse nuk do të kishim një qëndrim në parim (pra, do na ktheni përgjigje ose jo), do të procedonim me shkrimin.

Hashtag.alkontaktoi në rrugë telefonike dhe shoqatën “YWCA-Albania”për ta pyetur në lidhje me këtë çështje. Numri telefonik zyrtar i kësaj shoqate rezultonte dhe si numri i një kopështi, një zonjë u përgjigj në anën tjetër të receptorit dhe na tha se nuk kishte asnjë mundësi që ne të kontaktonim drejtoreshën Godaj pasi nuk ndodhej në Shqipëri, por na tha se mund të flisnim me një tjetër zonjë që quhej Eva.

Pasi kaloi telefonin te zonja Eva, linja ra papritur. Një tentativë e dytë për thirrje nga ana jonë, bëri që zonjat ta hapnin pa e kuptuar telefonin, ndërsa në sfond dëgjohej biseda mes dy kolegeve ku instruktonin njëra-tjetrën se në rast se Hashtag.al do i telefononte sërish, duhej të na thoshnin se për momentin nuk ka njeri që mund të na përgjigjej.

Në këtë rrethanë, Hashtag.al ndërpreu çdo përpjekje për kontakt të mëtejshëm me përfaqësuesit e shoqatës.

Hezitimi i Ambasadës Amerikane për të shpjeguar atë çfarë ka ndodhur me njoftimin mashtrues për veprën murale në Shkodër si dhe kujdesi nga ana e punonjëseve të shoqatës YWCA-Albania për të shmangur çdo prononcim për këtë çështje, orientojnë se ambasada dhe shoqata janë implikuar në një skandal mashtrimi; si dhe vjedhje të dyshuar fondesh.

Si rregull, këto lloj ekspozimesh bëjnë që strukturat e auditit të Departamentit të Shtetit të nisin hetimin administrativ mbi ambasadën. Zakonisht kështu funksionon procedura e Departamentit të Shtetit, Hashtag.al nuk ka mundur dot të konfirmojë zyrtarisht deri në këto momente nëse ka nisur një hetim i brendshëm.

Por ama kemi arritur të kuptojmë se shoqata YWCA-Albania, përveçse një filial i rrjetit të shoqatave të themeluara nga George Soros, prej vitesh është një shoqatë që mbështetet fuqishëm nga Ambasada Amerikane në Tiranë. / Hashtag.al

Të Lidhura

Dhunohet brutalisht gazetari i njohur, Elton Tozaj rrezikon të humbasë shikimin
Aktualitet

Dhunohet brutalisht gazetari i njohur, Elton Tozaj rrezikon të humbasë shikimin

27 Dhjetor, 2025
SPAK zbulon jahtin 1 mln eurosh të Ermal Beqirit, mjeti luksoz në emër të punonjëses së “Soft&Solutions”
Aktualitet

SPAK zbulon jahtin 1 mln eurosh të Ermal Beqirit, mjeti luksoz në emër të punonjëses së “Soft&Solutions”

26 Dhjetor, 2025
E akuzuar për vjedhjen e miliona eurove, qytetarët “gozhdojnë” Belinda Ballukun: Hajdute, të është ngushtuar laku
Aktualitet

E akuzuar për vjedhjen e miliona eurove, qytetarët “gozhdojnë” Belinda Ballukun: Hajdute, të është ngushtuar laku

26 Dhjetor, 2025
Korça zbardhet nga dëbora, termometri zbret në -5 gradë Celsius
Aktualitet

Korça zbardhet nga dëbora, termometri zbret në -5 gradë Celsius

26 Dhjetor, 2025
Banka e Shqipërisë publikon kalendarin: Sa festa zyrtare do të ketë në 2026?
Aktualitet

Banka e Shqipërisë publikon kalendarin: Sa festa zyrtare do të ketë në 2026?

26 Dhjetor, 2025
Një vit i jashtëzakonshëm arritjesh për Bashkinë Pukë, Kryetari udhëheq progresin
Aktualitet

Një vit i jashtëzakonshëm arritjesh për Bashkinë Pukë, Kryetari udhëheq progresin

25 Dhjetor, 2025

TË FUNDIT

Dhunohet brutalisht gazetari i njohur, Elton Tozaj rrezikon të humbasë shikimin
Aktualitet

Dhunohet brutalisht gazetari i njohur, Elton Tozaj rrezikon të humbasë shikimin

27 Dhjetor, 2025

‘Lojtarët tanë janë gati’, Sylvinho për rrugën e Shqipërisë drejt Botërorit
Sport

‘Lojtarët tanë janë gati’, Sylvinho për rrugën e Shqipërisë drejt Botërorit

27 Dhjetor, 2025

Horoskopi për ditën e sotme 27 dhjetor 2025
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme 27 dhjetor 2025

27 Dhjetor, 2025

SPAK zbulon jahtin 1 mln eurosh të Ermal Beqirit, mjeti luksoz në emër të punonjëses së “Soft&Solutions”
Aktualitet

SPAK zbulon jahtin 1 mln eurosh të Ermal Beqirit, mjeti luksoz në emër të punonjëses së “Soft&Solutions”

26 Dhjetor, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com