InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Kryeministër, mos e ço popullin në përplasje!

28 Qershor, 2019
in InfoPress, Opinione
A A

–Dje kryetari i Shtetit nxori dekretin e ri duke iu dhënë palëve politike mundësinë të ulen e të dialogojnë qetësisht dhe të zgjidhin mosmarrëveshjet, por Kryeministri u sul ndaj Ilir Metës duke e sharë pa pikë edukate. Edi Rama në vend që të qetësojë situatën, por e acaron duke e çuar popullin të dielën në konflikt civil.

Presidenti Ilir Meta u ka dhënë dje një tjetër mundësi palëve për të zgjidhur krizën e rëndë politike në të cilën ndodhet vendi. Në zbatim të Kushtetutës, kreu i shtetit dekretoi dje datën e re të zgjedhjeve lokale.

Në një konferencë për median, pas takimeve me gjithë aktorët kryesorë politikë, përveç kryeministri Edi Rama që nuk pranoi (ishte duke u larë në pishinë afër presidencës), Presidenti dekretoi 13 tetorin si datën kur do të mbahen zgjedhjet vendore. Vendimi i kreut të shtetit është zgjidhja më e favorshme si për mazhorancën, ashtu edhe për opozitën. 13 tetori u jep mundësi palëve që të zgjidhin mosmarrëveshjet, por edhe të hartojnë një reformë zgjedhore që u garanton qytetarëve shqiptarë zgjedhje me standarde demokratike. Por kryeministri Edi Rama, me një kokëfortësi që po kthehet në kosto kombëtare, refuzoi ende pa e kuptuar nderin që Presidenti Ilir Meta i bëri dje. Në mënyrë aspak normale, teksa presidenti mbante konferencën për mediat kryeministri deklaroi se ai dhe PS do t’i bëjnë zgjedhjet këtë të dielë, më 30 qershor. Presidenti Ilir Meta dje i dha një shans Edi Ramës, dhe sigurisht edhe opozitës, për të kuptuar se çdo luftë për pushtet ka një limit ku duhet të ndalojë. Tashmë palët nuk janë në garë, por vendi dhe ata ndodhen buzë greminës. Distanca nga rënia në humnerë dhe përplasja matet me orë e minuta. Duhen fiks dhe dy ditë që më e keqja për Shqipërinë të ndodhë. Me 30 qershor dështimi është i garantuar dhe asnjëra palë nuk fiton. Opozita thotë se nuk do të njoh dhe do të bëjë çdo gjë që zgjedhjet të mos realizohen më 30 qershor. Ky është qëndrimi zyrtar dhe politik, por për qytetarët e irrituar dhe militantët kjo datë është dhe një sfidë personale. Edhe nëse nuk ka skenar të opozitës për dhunë, njerëzit janë aq shumë të irrituar me këtë regjim që po u shfaqet si pseudodemorkaci sa mund ndodhin përplasje kudo. Por 30 qershor është një ditë e keqe për vendin edhe sikur të mos ketë as një incident të vetëm në gjithë Shqipërinë. Vëzhguesit ndërkombëtarë që po i rrahin supet qeverisë dhe po e joshin që të shkojë e vetme në gropën e 30 qershorit, do jenë të parët që nesër do e sulmojnë egërsisht. Jo thjesht qeverinë “Rama”, por gjithë Shqipërinë. E duan apo jo Ramën kjo është tjetër çështje, por në raportet tyre do të shkruajnë se “zgjedhjet në Shqipëri u bënë pa kandidatë rivalë, me pjesëmarrje minimale votuesish dhe pa opozitën”. Le të thonë më pas se zgjedhjet ishin normale, nëse thotë zgjedhjet u bënë pa opozitën dhe nuk ishin konkuruese është njëlloj si të flasin për Korenë e Veriut dhe jo Shqipërinë.

Pas kësaj nuk ka asnjë institucion ndërkombëtar, në SHBA apo BE që Shqipërinë ta shoh si vend demokratik dhe si një shtet normal. Kjo është kostoja më e madhe që Edi Rama do t’i japë Shqipërisë, fiks pak orë pasi të ketë marrë 61 bashkitë në kontroll. Me një bilanc të tillë, 61 bashkitë e Ramës dhe kokëfortësia për të bërë një proces jo demokratik, Shqipërinë do ta lënë jashtë BE, të paktën edhe për 30 vite të tjera. Ndaj 30 qershori i Ramës, me apo pa incidente, është krimi më i madh që mund të bëhet Shqipërisë dhe brezave që vijnë. Ndaj dhe dje dekreti i Presidentit me datën e re dhe mesazhet për Edi Ramën si dhe opozitën shkonin përtej thjesht një date si 30 qershori. Janë me qindra arsye se përse Shqipëria nuk duhet të bëjë zgjedhje më 30 qershor. Por edhe nëse arsyet morale nuk pinë ujë më në politikën shqiptare, arsyeja e ligjit dhe Kushtetutës duhet ta bëjnë kryeministrin të reflektojë. Sipas Kushtetutës, data e zgjedhjeve dekretohet vetëm nga Presidenti i Republikës, ndaj qeveria, kryeministri, opozita dhe kushdo tjetër duhet t’i bindet vetëm Kushtetutës. 13 tetori nuk shmang vetëm përplasjen e 30 qershorit, por zgjidh edhe krizën politike në një plan afatgjatë. Pavarësisht se Edi Rama e sulmoi Presidentin duke shkelur ligjin për fyerjet ndaj kreut të shtetit, sërish Ilir Meta i kërkoi të mendohej dhe të shmangte përplasjen dhe tensionet. Mesazhi i Presidentit, si  garant i Kushtetutës ishte i qartë për kryeministrin: “Axhenda ime nuk është “Rama ik”, por Rama reflekto”.

Kryeministri ka kohë të reflektojë deri të shtunën. Më pas, apelet nuk kanë vlerë ndaj ai duhet të mbajë përgjegjësi për kaosin që do vijë ditën e dielë. Dhe më pas.

Qamil Xhani

Të Lidhura

Mos e fshini Fushë-Arrëzin nga harta: shpopullimi nuk është arsye për ta shkrirë, por detyrim për ta zhvilluar
Opinione

Mos e fshini Fushë-Arrëzin nga harta: shpopullimi nuk është arsye për ta shkrirë, por detyrim për ta zhvilluar

6 Gusht, 2026
Milaim Nela me akuza të forta: “Vetëm Legaliteti ka reaguar kundër Konsullatës Serbe në Shkodër”
Opinione

Milaim Nela me akuza të forta: “Vetëm Legaliteti ka reaguar kundër Konsullatës Serbe në Shkodër”

4 Gusht, 2026
Geraldo Rexhvelaj, mjeku i së ardhmes: Student i shkëlqyer, aktivist, studiues dhe poet që po frymëzon një brez të ri
Opinione

Geraldo Rexhvelaj, mjeku i së ardhmes: Student i shkëlqyer, aktivist, studiues dhe poet që po frymëzon një brez të ri

18 Korrik, 2026
Një zë i ri në letërsinë shqiptare
Opinione

Një zë i ri në letërsinë shqiptare

17 Korrik, 2026
Nga Eva Vatoci: “Çfarë ka? Gruan time vrava…”Fjalia që duhet të turpërojë Policinë e shtetit!
InfoPress

Nga Eva Vatoci: “Çfarë ka? Gruan time vrava…”Fjalia që duhet të turpërojë Policinë e shtetit!

10 Korrik, 2026
Në themelet e Shqipërisë së re duhet bërë një kurban
Opinione

Në themelet e Shqipërisë së re duhet bërë një kurban

16 Qershor, 2026

TË FUNDIT

Shpëtim Axhami kujton Havzi Nelën: “Poeti antikomunist që nuk u përkul para diktaturës”
Aktualitet

Shpëtim Axhami kujton Havzi Nelën: “Poeti antikomunist që nuk u përkul para diktaturës”

10 Gusht, 2026

Mes tensioneve në rajon, Shpëtim Axhami paraqet planin për forcimin e mbrojtjes kombëtare
Aktualitet

Axhami: Nga eksodi i lirisë te shpopullimi i humbjes së shpresës, kjo duhet shpallur emergjencë kombëtare

8 Gusht, 2026

“Fushë-Arrëzi nuk preket!”Ish-kryebashkiaku Alfred Qafa thirrje për revoltë qytetare kundër shkrirjes së bashkisë
Të ndryshme

“Fushë-Arrëzi nuk preket!”Ish-kryebashkiaku Alfred Qafa thirrje për revoltë qytetare kundër shkrirjes së bashkisë

6 Gusht, 2026

Mos e fshini Fushë-Arrëzin nga harta: shpopullimi nuk është arsye për ta shkrirë, por detyrim për ta zhvilluar
Opinione

Mos e fshini Fushë-Arrëzin nga harta: shpopullimi nuk është arsye për ta shkrirë, por detyrim për ta zhvilluar

6 Gusht, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com