InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Artikuj

Ish-ministrja e Arsimit mesazh për të gjithë mësuesit: Më 30 qershor t’i tregoni nxënësve tuaj, që Ju kurrë nuk do të jeni projektuesit dhe ndërtuesit e diktaturës

26 Qershor, 2019
in Artikuj, InfoPress
A A
Ish-ministrja e Arsimit mesazh për të gjithë mësuesit: Më 30 qershor t’i tregoni nxënësve tuaj, që Ju kurrë nuk do të jeni projektuesit dhe ndërtuesit e diktaturës

Nga, Mirela Karabina:

Për mësuesit, për njerëzit e thjeshtë por me peshë.
Të dashur mësues

Të dashur mësues,
Në këto ditë të nxehta politike të qershori, të rëndësishme për fatin e jetëve tona , të fëmijëve tanë dhe të vendit jemi duke shkuar drejt instalimit të diktaturës, pasi në datë 30 Qershor nuk do ketë zgjedhje demokratike por votim për një kandidat, doja t’ju drejtohesha me disa fjalë zemre.
Të mirët mësues,
Ju jeni arkitektë të shoqërisë, jeni Ju , dhe vetëm Ju që e mëkoni atë. Ndaj dhe jeni të rëndësishëm, ndaj dhe jeni njerëzit më të besuar për fëmijët, pas prindërve. 
Ju jeni mendja, zemra, shpirti dhe forca e shoqërisë, pasi Ju nuk jeni vetëm profesionistë të fushës, por Ju keni një mision: të ndërtoni një shoqëri të mirë, të ndërtoni një shoqëri ku morali është i pari, të ndërtoni një shoqëri vlerash ku më i miri fiton, të ndërtoni një shoqëri ku virtyti e mirësia duhet të jetë mes nesh,të ndërtoni një shoqëri për zhvillim, vazhdimësi dhe ardhmëri. 
Ndaj dhe Ju, në fakt, si pararojë e shoqërisë, keni një detyrë të rëndësishme më 30 Qershor: t’i tregoni nxënësve tuaj që Ju kurrë nuk do jeni projektuesit dhe ndërtuesit e diktaturës, atë të cilën prindërit dhe gjyshërit e tyre e rrëzuan 30 vite më parë.
Sepse Ju jeni njerëzit e dijes, jeni një hap para shoqërisë, pasi Ju më mirë se kushdo e dini çdo të thotë diktaturë: shpërfillje, denigrim, jozhvillim, një sistem filozofia e të cilit është dhuna.
Dhe Ju këtë kurrë nuk do ta lejonit për nxënësit tuaj të dashur, sytë e të cilëve janë të drejtuar nga Ju në çdo ditë të vitit.
Ndaj, bëjini nxënësit tuaj krenarë,shpërblejini atyre dashurinë dhe respetkin që kanë për Ju, tregojini atyre dhe prindërve që Ju nuk mund të jeni pjesë e një farse të tillë votimesh, pasi Ju i keni mësuar atyre demokracinë, ku njerëzit kanë të drejtë të zgjedhin më të mirët për të drejtuar dhe jo t’i diktohet votimi.
Ju jeni njerëz të thjeshtë, me peshë të pamatshme, me vlerë të pacmuar.
Ndaj dhe Ju, si pararojë, duhet ta drejtoni shoqërinë në konsolidimin e demokracisë drejt rrugës europiane të zhvillimit.
Dhe, më shumë se kurrë duhet ta bëni tani, nesër do të jetë tepër vonë…
Sinqerisht,
Mirela Karabina

Të Lidhura

Nga Adelina Pali: Ersi Qazolli, një inspirim për gjeneratën e re
Artikuj

Nga Adelina Pali: Ersi Qazolli, një inspirim për gjeneratën e re

19 Mars, 2026
Nga Adelina Pali: Marrëdhënia mësues-prind një udhë e përbashkët
Artikuj

Nga Adelina Pali: Marrëdhënia mësues-prind një udhë e përbashkët

17 Mars, 2026
Alarm nga Brukseli për integrimin e Shqipërisë: Raporti kyç “IBAR” rrezikon të bllokohet pas votimit për imunitetin e Ballukut
Artikuj

Alarm nga Brukseli për integrimin e Shqipërisë: Raporti kyç “IBAR” rrezikon të bllokohet pas votimit për imunitetin e Ballukut

14 Mars, 2026
Bllokimi i ‘arrestit’ për Ballukun hedh hije mbi procesin e integrimit
Artikuj

Bllokimi i ‘arrestit’ për Ballukun hedh hije mbi procesin e integrimit

14 Mars, 2026
Rrëzimi i regjimit në Iran: a do të bëhej vendi më i lirë, më i pasur apo thjesht më i rrezikshëm?
Artikuj

Rrëzimi i regjimit në Iran: a do të bëhej vendi më i lirë, më i pasur apo thjesht më i rrezikshëm?

12 Mars, 2026
Misteri historik i “Albanisë së Kaukazit”: një histori që pak përmendet në lidhje me emrin e shqiptarëve
Artikuj

Misteri historik i “Albanisë së Kaukazit”: një histori që pak përmendet në lidhje me emrin e shqiptarëve

11 Mars, 2026

TË FUNDIT

Përdorimi i gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut një e drejtë e garantuar!
Aktualitet

Përdorimi i gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut një e drejtë e garantuar!

6 Prill, 2026

Shpërthim në Memaliaj, autorët zhduken pasi djegin makinën
Aktualitet

Shpërthim në Memaliaj, autorët zhduken pasi djegin makinën

6 Prill, 2026

Kushte atmosferike të qëndrueshme, parashikimi i motit për këtë të hënë
Aktualitet

Kushte atmosferike të qëndrueshme, parashikimi i motit për këtë të hënë

6 Prill, 2026

HOROSKOPI I DITËS, e hënë 6 prill 2026
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e hënë 6 prill 2026

6 Prill, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com