InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Lajme

Historitë e veçanta: 7 çiftet VIP shqiptar që u njohën në rrjete sociale

20 Qershor, 2019
in Lajme, Show Biz
A A
Historitë e veçanta: 7 çiftet VIP shqiptar që u njohën në rrjete sociale

Jetojmë në kohën e rrjeteve sociale dhe ditët e sotme çdo informacion, cddo të re e marrim vesh nëpërmjet tyre. Madje edhe dashurinë e jetës shumë persona e kanë gjetur në rrjete sociale. Këtë na e vërtetojnë historitë e veçanta të dashurisë së 7 çifteve të njohur shqiptar të cilët sot janë të martuar dhe shumë të lumtur bashkë.

1.Marina dhe Getoari janë njohur në Instagram. Ka qenë Geti ai që i ka shkruar i pari Marinës duke i kërkuar ta takonte. “Pse duhet të takohem me ty?”, ia ka kthyer Marina “Çfarë mund të bëjmë ne të dy bashkë? S’na lidh asgjë”.

“Ne të dy mund të bëjmë shumë gjëra bashkë”, i është përgjigjur Geti, bën të ditur Xing.al. E ftuar në “Xing me Ermalin”, moderatorja tregoi se pas këtij mesazhi nuk i shkruajti më Getit por ai kishte insistuar dhe një ditë tjetër i kishte shkruar sërish: “Pse s’më kthen përgjigje? Të ka ngelur hatri?”.

Marina i kishte kthyer përgjigje duke i thënë se ka qenë e zënë me punë dhe më pas biseda kishte vazhduar derisa çifti nisi një lidhje që u kurorëzua në martesë dy vite më parë.

2.Floriana Garo dhe avokati Enis Daci janë njohur në Linkedin. Ky aplikacion biznesi i ka bërë bashkë çiftin dhe mund të themi se historia e tyre e dashurisë është ndër më të rrallat pasi nuk kemi dëgjuar më parë për çifte që janë njohur në Linkedin. Ishte Enisi ai që i shkroi Florianës dhe moderatores i kishte bërë përshtypje mesazhi i tij, bën të ditur Xing.al.

“Jam njohur virtualisht online në një platformë që nuk përdoret shumë, Linkedin. Pashë që më kishte ardhur një mesazh i cili ishte i shkruar dhe i artikuluar mirë. Më pëlqeu shqipja e tij. Folëm për shumë kohë bashkë dhe më pas vendosëm të takoheshim. U takuam në Itali”, ka treguar Floriana.

3.Lorik Cana dhe Monika fillimisht e kanë parë njëri-tjetrin në një restorant e më pas futbollisti i kërkoi menaxheres që t’i jepte numrin e tij Monikës. Pas këtij momenti, çifti u njohën më mirë me njëri-tjetrin nëpërmjet mesazheve të shpeshta.

Loriku ishte i bindur se Monika do e telefononte dhe ashtu ndodhi, bën të ditur Xing.al. Çifti sot janë të martuar dhe kanë krijuar familjen e tyre. Ata janë prindër të një djali dhe duket se e shijojnë shumë jetën familjare.

4.Loredana dhe Mozzik janë njohur në Instagram dhe shkak është bërë një follow. Mozzikut i ka pëlqyer shumë Loredana dhe vendosi t’i bëjë follow e t’i shkruajë.

Reperi ka qenë me fat pasi Loredana i ktheu përgjigje dhe nisën bisedimet e gjata derisa çifti erdhi në fazën e lidhjes, bën të ditur Xing.al. Çifti sot janë të martuar dhe prindër të një vajze.

5.Rudina Magjistari dhe ish-kampioni i Kickboxit, Xhavit Bajrami janë njohur në Facebook. Ata nuk njiheshin më parë, kur Xhaviti i shkruajti Rudinës një mesazh përshëndetës.

“Përshëndetje nga Tokio”, i kishte shkruar Xhaviti moderatores së cilës i kishte bërë përshtypje ky mesazh dhe nga kurioziteti e ftoi në emision, bën të ditur Xing.al. “Impakti i parë ishte sapo e pashë kur hyri në studio, pastaj u plotësua edhe nga detaje të tjera”, është shprehur Rudina. Çifti sot janë të martuar dhe prindër të një vajze.

6.Armando Sadiku dhe e fejuara e tij Elona janë njohur në Facebook. Elona ishte fanse e Sadikut dhe i shkruante shpesh atij mesazhe derisa futbollisti iu përgjigj. Më pas mes tyre filluan komunikimet dhe mesazhet e shpeshta, bën të ditur Xing.al. Çifti u shfaqën për herë të parë së bashku në eventin ODA vitin e kaluar. Lidhja e tyre u zyrtarizua me një fejesë që u organizua privatisht.

7.Blendi Salaj dhe bashkëshortja e tij Anora janë njohur në Facebook pasi kishin miq të përbashkët. Gjithçka filloi me një ‘like’ dhe më pas vazhdoi me biseda në privat për orë të tëra.

Moderatori ka treguar se në kohën kur u njoh me Anorën, ai jetonte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës prandaj komunikimi nëpërmjet Facebook-ut vazhdoi për 2-3 muaj, bën të ditur Xing.al. Çifti sot janë të martuar, prindër të një djali dhe shumë shpejt pritet të bëhen prindër për herë të dytë.

Kujdes burri juaj i ardhshëm mund të jetë tek ‘other messages’

Të Lidhura

Dedikimi i Borës për të birin është gjëja më e ëmbël që do lexoni sot
Show Biz

Dedikimi i Borës për të birin është gjëja më e ëmbël që do lexoni sot

13 Dhjetor, 2025
Alketa e ashpër me BBVK4: S’jam për p*rno në mes të ditës, duhet rritur niveli i personazheve
Show Biz

Alketa e ashpër me BBVK4: S’jam për p*rno në mes të ditës, duhet rritur niveli i personazheve

30 Nëntor, 2025
“S’ka njeri që më ndalon!” Enxhi Nasufi reagon për herë të parë pas sherrit me Neada Muçajn
Show Biz

“S’ka njeri që më ndalon!” Enxhi Nasufi reagon për herë të parë pas sherrit me Neada Muçajn

28 Nëntor, 2025
Një ditë pas ndarjes nga jeta/ Vërshojnë komentet në këngën “VALLE KOSOVARE” të Shpat Kasapit: Nuk arrita të të ftoja në dasmë…
Show Biz

Një ditë pas ndarjes nga jeta/ Vërshojnë komentet në këngën “VALLE KOSOVARE” të Shpat Kasapit: Nuk arrita të të ftoja në dasmë…

27 Nëntor, 2025
Gjithçka gati për dasmën e dekadës! Ronaldo dhe Georgina zgjedhin vendin e martesës
Show Biz

Gjithçka gati për dasmën e dekadës! Ronaldo dhe Georgina zgjedhin vendin e martesës

26 Nëntor, 2025
Balina Bodinaku zbulon ‘përplasjen e karaktereve’ me Andi Bushatin: Dy muaj nuk kemi folur!
Show Biz

Balina Bodinaku zbulon ‘përplasjen e karaktereve’ me Andi Bushatin: Dy muaj nuk kemi folur!

24 Nëntor, 2025

TË FUNDIT

Dedikimi i Borës për të birin është gjëja më e ëmbël që do lexoni sot
Show Biz

Dedikimi i Borës për të birin është gjëja më e ëmbël që do lexoni sot

13 Dhjetor, 2025

Klodiana Lala: Rezultati ishte 4-4, por një gjyqtar ndryshoi mendje në fund
Aktualitet

Klodiana Lala: Rezultati ishte 4-4, por një gjyqtar ndryshoi mendje në fund

13 Dhjetor, 2025

Parashikimi i motit, 12 dhjetor 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit, 12 dhjetor 2025

12 Dhjetor, 2025

Horoskopi, 12 dhjetor 2025
Horoskopi

Horoskopi, 12 dhjetor 2025

12 Dhjetor, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com