InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home InfoPress

Nga, Elona Caslli: Çdo shqiptar e ka një mandat për të djegur..

19 Qershor, 2019
in InfoPress, Opinione
A A
Vendoset data, ja kur është protesta e ardhshme e opozitës

Kanë ardhur kohë të mbrapshta- thonë njerëzit. A thua se kohën nuk e bëjmë ne?! Thua se koha është një konservë peshku e prodhuar diku gjetkë dhe e tërheqim nga rafti i një supermarketi, kalojmë në kasë, presim faturën, e paguajmë, shkojmë në shtëpi e hapim dhe e hamë. Koha nuk matet. Ne i kemi krijuar njësitë matëse të saj.

Koha nuk ikën. Ikim ne. Koha ka gjithmonë kohë dhe nuk ka asnjë kuptim. Jemi ne që i japim një kuptim, përmes fjalës apo përmes heshtjes, përmes veprimit apo mosveprimit, përmes qëndrimit apo largimit. Në këto kohë duket se fjala ” mandat” ka marrë një rëndësi të veçantë në fjalorin përbërës të bisedave të ndryshme. Në kujtesën kolektive të së shkuarës të sjell ndërmend një individ që hyn në parlament për të përfaqësuar një zonë të caktuar.

Në të tashmen ,të kujton një individ që largohet nga parlamenti për të mos ta përfaqësuar një zonë të caktuar. Vallë vetëm deputetët kanë të drejtën të djegin mandatet?! A nuk e ka çdo shqiptar një mandat në duart e tij?! Unë besoj se po. Dikush ka mandatin e heshtjes. Dikush ka mandatin e nënshtrimit. Dikush ka mandatin e mosveprimit. Dikush ka mandatin e pabesisë. Është pikërisht kjo bashkësi mandatesh të padjegur, që na përball me një imazh, ku Kreu i Shtetit i nxjerr gjuhën Kombit.

Nuk më shqetësojnë ata individë që do të zëvendësojnë opozitën në Parlament. Ata janë veçse një mandat i padjegur pabesie. Ajo çka vërtetë të shqetëson, është ai mandat që e shtrëngon fort pjesa më e madhe e shqiptarëve dhe nuk e djeg. Dhe ky është mandati i marrëveshjes me pushtetin. Ky mandat duket se ka vlerën e Librave të Shenjtë dhe nuk preket.

Ruhet me fanatizëm në një sënduk, të cilin e hapim rrallë dhe me kujdes, thjeshtë për t’u siguruar që mandati është atje, nuk e ka ngrënë mola dhe është krejt i paprekur. Për sa kohë, Mandatin e Marrëveshjes me Pushtetin do ta konsiderojmë si Bibël apo Kuran, kjo gjuhë do të vërtitet mbi kafkën tonë çdo çast, si një lavjerrës që përplaset nga njëra padrejtësi në tjetrën.

Dhe herët ose vonë ky mandat i padjegur individual, do të shndërrohet në një përvëlim të madh kombëtar, ku do të shkrumbohemi të gjithë.

Të Lidhura

Ekrani i heshtur dhe matematika e medias
Opinione

Ekrani i heshtur dhe matematika e medias

10 Gusht, 2025
Errësirë mediatike/ Bie News24, ekrani që fiket nga shtetari dhe jo nga stuhia
Opinione

Errësirë mediatike/ Bie News24, ekrani që fiket nga shtetari dhe jo nga stuhia

10 Gusht, 2025
Dhe sa “gojë televizive” do mbyllen?
Opinione

Dhe sa “gojë televizive” do mbyllen?

9 Gusht, 2025
Një burrë me qese në dorë…15 vite më parë kryeministër, sot i përbuzur, i harruar, i vetmuar!
Opinione

Një burrë me qese në dorë…15 vite më parë kryeministër, sot i përbuzur, i harruar, i vetmuar!

5 Gusht, 2025
Eduart Ndocaj, “Kaubojsi” që i mungon Parlamentit Shqiptar
Opinione

Eduart Ndocaj, “Kaubojsi” që i mungon Parlamentit Shqiptar

26 Korrik, 2025
Ermal Spahiu: Çfarë po ndodh sot me familjen shqiptare?!
Opinione

Ermal Spahiu: Çfarë po ndodh sot me familjen shqiptare?!

26 Korrik, 2025

TË FUNDIT

Axhami: Komunizmi, me dhunë e vrasje, na dëmtoi degët por kurrë jo rrënjët…
Politikë

Axhami: Komunizmi, me dhunë e vrasje, na dëmtoi degët por kurrë jo rrënjët…

23 Gusht, 2025

Ylli Limani, sërish thirrje Florit Mumajesit: Kthehu në muzikë, të duam dhe na mungon!
Show Biz

Ylli Limani, sërish thirrje Florit Mumajesit: Kthehu në muzikë, të duam dhe na mungon!

23 Gusht, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e shtunë 23 gusht 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e shtunë 23 gusht 2025

23 Gusht, 2025

Këndi Letrar/ “Duart e Nënës” – skicë nga Adelina Pali
Kulturë

Këndi Letrar/ “Duart e Nënës” – skicë nga Adelina Pali

22 Gusht, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com