Jennifer Lopez, e cila sot është tejet e pëlqyer në tregun muzikor botëror, ka rrëfyer së fundmi se nuk ka pasur aspak një rrugëtim të lehtë profesional. 49-vjeçarja është shprehur gjatë “CFDA Fashion Awards” se në fillimet e karrierës është hasur me mjaft vështirësi për shkak të formave të kolme, pasi në vitet ’90 ishte epoka e vajzave të dobëta, që dominohej nga modele si Kate Moss, Cindy Crawford dhe Christy Turlington.
“Fillova të incizoj në vitet ‘90, në kohën kur ishin në modë vajzat e dobëta si supermodele. Andaj normal që kisha vështirësi në karrierë”– është shprehur Jennifer Lopez.
E megjithatë, risjellim në vëmendje se përpara se Kim Kardashian të njihej për të pasmet e saj bombastike, JLo raportohet nga mediat e huaja se i ka siguruar të pasmet e saj me 27 milionë dollarë.





