InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Lifestyle

Zakonet e këqija që ndikojnë në karrierë

8 Qershor, 2019
in Lifestyle, Të ndryshme
A A
Zakonet e këqija që ndikojnë në karrierë

Ju ka ndodhur ndonjëherë që t’u refuzohet një rritje në detyrë, apo më keq akoma të pushoheni? Mund të ndodhin gjëra të kqija për punonjësit më të mirë, por nëse hidhni edhe njëherë sytë nga vetja, ndoshta do të shihni disa sjellje që nuk konsiderohen të përshtatshme ose produktive. Po ju paraqesim 30 zakone të këqija që ndikojnë në punën tuaj dhe karrierë.

1. Ju i nënshtroheni stresit

Nëse keni një afat kohor shumë të shkurtër ose përballeni me një problem serioz financiar, duhet të punoni shumë më shkathtësinë, qetësinë dhe besimin.

Duhet të jeni në gjendje të kaloni situatat e vështira pa u rrëzuar.

2. Ju nuk merrni kurrë pushime të zgjatura

Pushimet janë qejf, por ato janë gjithashtu shumë të rendësishme për mirëqënien dhe shëndetin mendor. Nga ana tjetër ato ju ndihmojnë të reflektoni rreth punës dhe asaj çfarë doni të bëni më vonë. Pushimet e shkurtra janë fantastike, por pushimet e gjata (më shumë se një javë) janë akoma më fantastike, sepse kanë kohë për të pushuar, reflektuar dhe për të rimarë fuqitë e humbura.

3. Ju nuk pranoni të mbani përgjegjësi

Nëse pranoni gabimet dhe dështimet, duke marrë përgjegjësi për to, nuk do t’i bëjë bashkëpunëtorët t’ju respektojnë më pak, përkundrazi, mbajtja e përgjegjësive do ti bëjë ata t’ju respektojnë më shumë.

4. Ju nuk mësoni nga gabimet

Pasi njohuritë tuaja gabojnë, është thelbësore që të mësoni prej gabimeve tuaja, kështu që ju nuk do të bëni të njëjtin gabim përsëri, kështu do të përmirësoni performancën në punë. Vetëm duke ditur dështimet e së shkuarës do të mund të ecni me vetëbesim.

5. Ju jeni pesimist

Është njerëzore të grindeni ose të krtikoni ndonjëherë, por ta bëni rregullisht këtë do të bezdisë bashkëpunëtorët dhe shefat tuaj. Në vend që të kritikoni, përpiquni të jeni më pozitivë.

6. Jeni gjithmonë vonë

Nëse i lini bashkëpunëtorët tuaj të presin, tregon se nuk e vlerësoni kohën e të tjerëve. Kur ju e bëni këtë, personi tjetër që ju pret do të mendojë se ju besoni se jeni më të rendësishëm se ta.

7. Ju nuk dëgjoni

Të dëgjoni dhe të besoni shefin dhe kolegët tuaj, janë esenciale për të pasur sukses në punë. Ju duhet të shmangni opinionet e njerëzve që janë jashtë skuadrës suaj. Media, rrjetet sociale, prindërit, të gjithë kanë opinione që mund t’ju shpërqëndrojnë.

 8. Thoni gjëra që nuk duhet

Ajo që thoni mund të jetë ofenduese për shefat dhe kolegët tuaj, ju mund të përdorni gjuhë seksiste ose fjalor fyes, duke thënë shaka dhe rrëfime të papërshtatshme, dhe duke përdorur postën elektronike në mënyrë të papërshtatshme. Kjo duhet shmangur menjëherë.

9. Bëni kërkesa të paarsyeshme

Nuk është ide e mirë të bëni kërkesa të tepruara si të kërkoni pushime, kompensime ose kushte pune nëse jeni punonjës i ri. Duket arrogante, një sjellje që do të dëmtojë karrierën tuaj.

10. Ju nuk mërziteni kurrë

Mërzitja shpesh është shënjuesja e ideve më të mira, truri endet, mendon dhe vendos.

11. Preferoni zgjidhjet e shpejta

Nëse një zgjidhje e shpejtë mund të dojë më pak kohë, por nëse e zgjidhni një problem shpejt do të thotë se e zgjidhni në mënyrë sipërfaqësore, pa u futur në thelbin e tij.

12. Jeni antisocial

Përpjekja për t’u pëlqyer nga bashkëpunëtorët tuaj dhe marrja e kohës për të treguar interes në jetën e tyre, është e rëndësishmë në vendin e punës, duhet të shiheni si një njeri i këndshëm dhe i ndjeshëm.

13. Jeni më social nga sa duhet

Të jeni i pëlqyeshëm është e rëndësishme, por disa punonjës shkojnë shumë larg, për shembull duan vazhdimisht të jenë qendra e vëmendjes. Socializimi i tepërt është një tjetër problem.

14. Ju nxitoni

Të vrapuarit nga një takim te një tjetër, ose nga një event tek një tjetër mund të jetë lodhës dhe arrin relativisht pak. Në fillim të çdo dite, vendosni synime të qarta për atë që dëshironi të arrini dhe i shkruani. Kur i shkruani ato që doni të arrini, do të jetë e vështirë t’i injoroni. Kështu do e keni më të lehtë të menaxhoni kohën tuaj.

15. Ju jeni të pasigurt

Tryeza juaj e punës është shumë rrëmujë? A keni tendencë për t’i lënë gjërat rrëmujë? Mosorganizimi, zvarritja e punëve dhe afatet e humbura, mund t’ju bëjnë të dukeni i paefektshëm, i vetëkënaqur dhe i pakujdesshëm.

16. I bëni gjërat më të vështira nga sa janë

Shpesh dëgjojmë se vendosja e qëllimeve të mëdha prodhon rezultate të mëdha, por kërkimet tregojnë se kur qëllimet janë shumë të larta, progresi është i ulët.

17. Nuk jeni i besueshëm

Kritikimi, ngacmimi dhe marrja e meritave për punën e të tjerëve shumë shpejt do t’ju nxjerrë në listën e zezë.

18. Ju injoroni qëllimet e mëdha

Në vend që të jeni gjithmonë ai që hedh poshtë ide të reja, mendoni se si mund të përputhen me sukses me misionin dhe qëllimet e kompanisë në të cilën punoni.

19. Nuk flini mjaftueshëm

Kur jeni të çlodhur dhe me energji merrni vendime më të mira. Truri juaj përpunon gjatë natës, ndaj është më e lehtë për të marrë vendime herët në mëngjes.

20. Qëndroni mbi shefin tuaj

Pavarësisht nga sjellja joetike ose e jashtligjshme, duhet t’i zgjidhni të gjitha problemet me shefin tuaj.

21. Ju tregoni informacione koifidenciale

Duhet të keni kujdes të veçantë kur diskutoni për klientët, punonjësit, financat, strategjinë dhe pagat me këdo jashtë kompanisë tuaj, sidomos me përdorimin e rrjeteve sociale. Edhe nëse nuk janë totalisht sekrete, nuk është profesionale t’i diskutoni me të tjerët.

22. Nuk përqëndroheni

Nëse kaloni nga një aktivitet në tjetrin, përqëndrimi juaj ndërpritet, kjo ju bën më pak produktivë. Nëse jeni në një takim dhe ndërkohë shkruani një email, nuk do të përqëndroheni mjaftueshëm në atë që thuhet.

23. Ju nuk doni ta pranoni se nuk dini ta bëni diçka

Të pyesësh sesi të bësh sa më mirë një detyrë është shenjë e forcës dhe jo e dobësisë. Nëse nuk e kuptuat se çfarë ju kërkoi shefi, pyeteni, keshtu do të shmangni gabimet dhe vështirësitë.

24. Nuk jeni bashkëpunues

Nuk ka asgjë të gabuar të pëlqesh të punosh vetë, por puna në grup është një normë në ditët e sotme. Mos izoloni veten.

25. Gjithmonë thoni “PO”

Të jeni një punonjës që thotë “PO”, mund të ndikojë në humbjen e ndikimit tuaj, dhe humbet balancën e jetës profesionale dhe personale. Çelsi i suksesit është të mësosh të thuash “JO”.

26. Higjena juaj personale është e varfër

Nëse trupi juaj mban aromë të keqe, aroma e duhanit ose keni zbokth, duhet të shmangni bashkëpuntorët tuaj.

27. Veshja juaj është e papërshtatshme

Thuhet se ju duhet të visheni për punën që dëshironi, jo për punën që keni. Veshja e papërshtatshme mund të krijojë përshtypje të gabuar dhe të interpretohet në mënyrë të gabuar dhe të interpretohet në mënyrë të gabuar nga kolegët tuaj.

28. Ju bëni thashetheme

Shpërndarja e thashethemeve do të shihet si një problem nga kolegët dhe shefat tuaj.

29. Qëllimet tuaja janë toksike

Nëse ju i vendosni vetës 3 qëllime toksike, si paratë, statusi dhe bukuria fizike, ul kënaqësinë, largon energjitë dhe redukton emocionet si lumturia.

30.Gjuha juaj verbale është negative

Komunikimi joverbal është shumë i rëndësishëm, një shtrëngim i lehtë duarsh, ose një shikim i shpejtë tregon mungesë interesi.

//F.P

Të Lidhura

TË RIKTHEHEMI TEK LAPSI DHE LETRA/ PËRFITIMET E TË SHKRUARIT ME DORË
Të ndryshme

TË RIKTHEHEMI TEK LAPSI DHE LETRA/ PËRFITIMET E TË SHKRUARIT ME DORË

14 Gusht, 2025
Rrok Dodaj, Kryetar i Bashkisë Pukë: Puna, vizioni dhe angazhimi ynë për një Pukë më të zhvilluar
Të ndryshme

Rrok Dodaj, Kryetar i Bashkisë Pukë: Puna, vizioni dhe angazhimi ynë për një Pukë më të zhvilluar

10 Gusht, 2025
Po ju i dinit? Ja kush janë pesë përfitimet shëndetësore nga qëndrimi në plazh
Lifestyle

Po ju i dinit? Ja kush janë pesë përfitimet shëndetësore nga qëndrimi në plazh

3 Gusht, 2025
A janë bisedat tuaja me ChatGPT vërtet private? Sam Altman paralajmëron për rrezikun
Të ndryshme

A janë bisedat tuaja me ChatGPT vërtet private? Sam Altman paralajmëron për rrezikun

31 Korrik, 2025
Kur do na bësh një fëmijë? A bëhet kjo pyetje?
Lifestyle

Kur do na bësh një fëmijë? A bëhet kjo pyetje?

16 Korrik, 2025
Jeni gati për plazh? Rriten temperaturat, parashikimi i MOTIT për ditën e sotme
Të ndryshme

Jeni gati për plazh? Rriten temperaturat, parashikimi i MOTIT për ditën e sotme

12 Korrik, 2025

TË FUNDIT

Pamja e jashtme e presidentit të SHBA-së, ja pse Trump është gjithmonë kaq portokalli
Bota

Pamja e jashtme e presidentit të SHBA-së, ja pse Trump është gjithmonë kaq portokalli

21 Gusht, 2025

HOROSKOPI I DITËS, e enjte 21 gusht 2025
Horoskopi

HOROSKOPI I DITËS, e enjte 21 gusht 2025

21 Gusht, 2025

Meriton Mjekiqi lirohet nga arresti, reagon për herë të parë pas skandalit
Show Biz

Meriton Mjekiqi lirohet nga arresti, reagon për herë të parë pas skandalit

20 Gusht, 2025

Netanyahu akuzon Macron-in: Po nxit antisemitizmin me njohjen e Palestinës
Bota

Netanyahu akuzon Macron-in: Po nxit antisemitizmin me njohjen e Palestinës

20 Gusht, 2025

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com