Nuk e di në cilin vend të botës, një Kryebashkiak lajmëron vendosjen e koshave në qytet për hedhjen e mbeturinave.
Përtej këtij njoftimi absurd, gjuha e përdorur nga Kryebashkiaku është një gjuhë që nuk respekton asnjë kod etik.
Kryebashkiaku në detyrë duhet të kuptojë që nuk mund ta paraqesë detyrën e tij si dhuratë ndaj qytetarëve të Tiranës, për sa kohë qytetarët paguajnë taksa.
Post Scriptum- Tek koshat e vendosur në qytet, Kryebashkiaku do të bënte mirë të hidhte fillimisht gjuhën, me të cilën u drejtohet qytetarëve, e cila dëshmon as më pak e as më shumë veçse varfëri në mendim dhe në veprim.
“Lali s’kemi kosha”, “lali s’kemi ku hedhim mbeturinat”, “lali duhet të ecim shumë për një kosh”…
Tani që koshat i vendosëm te rruga “Reshit Petrela”, “Asim Vokshi”, “Don Bosko”, “Ana Komnena”, “Vëllezërit Manasterliu”, “Kastriotët”, sheshi “Garibaldi”, shkolla “Dhora Leka”, “Naim Frashëri”, “Qemal Stafa” dhe “”Isa Boletini”, nuk ka më justifikime.
Tirana është më e pastër se kurrë,
Ama ende lipset ndihma e gjithësecilit prej nesh!










