Qe ne diten e pare te zgjedhjes ne krye te PD-se afro 6 vite me pare ne nje editorial te “Koha Jone” titulluar “Rruga e veshtire e Bashes drejt autoportretit” kam parapare pengesat logjike te udhetimit si lider te z.Basha!Nuk dua ti perseris keto aresye por dua te ndalem ne dy aspekte.
-E para,personalisht z.Basha eshte i pakonkurueshem ne skenen aktuale midis liderve te tjere ne te gjithe aspektet.Inteligjent,demokrat,i kultivuar e i mirshkolluar,me edukate te posaçme dhe premtues.
Ai gjate gjithe kohes eshte kujdesur te kerkoje ndjese per ç’fare nuk ka qene mekati i tij…por dita dites po konfirmohet se ai nuk ka qene i sinqerte ndersa ka kerkuar ndjese per”mekatet”e paraardhesit!Sepse ç’do dite po provohet se ai ka personalisht aresye ndjese….!E kjo nuk eshte as butesia e tij humane dhe as marreveshja e 18 Majit e v.2017!
Eshte lista “Basha”e 2017 qe kerkon ndjese te forte politike e njerezore.Mjafton Kujtim Gjuzi e Halit Valteri apo Koçi Tahiri e Zef Shtjefni e dhjetera si keta ordiner te ordinereve qe Bashen ta beje te skuqet.Tipa te tille PD nuk ka ofruar as ne vitin 1991 kur ishte ne hapat e pare si gjarpri nen gure.Dhe jo vetem kaq por mekati i pajustifikueshem i z.Basha qendron ne faktin se kë ka zevendesuar me keta bufone qesharake te cilet jua beri dhurate demokrateve.
Ai me lapsin e kuq i beri kryq figurave me te ndershme dge reputative te PD-se si Prof.dr Liljana Elmazi,Prof.dr.Arbjola Halimi,ing.Mimoza Hajdarmataj,dr.Albina Deda,dr.Roland Keta, etj.
Ky transplant eshte dhe shkaku themelor i deshtimit ne zgjedhjet e qershorit shtuar kesaj dhe ruajtjen e figurave me idealizem e reputacion te dyshimte te demokratet si Genc Pollo apo Tritan Shehu e Myslym Murrizi!.Kjo ndjese e pasuar me reflektim e ndreqje do te jete dhe premtuese per te ardhmen.Fitoren nuk duhet ta kerkosh vetem ne dobesite e kundershtarit por se pari tek forca jote.










