Në një sistem demokratik pushteti nuk ndryshohet e nuk merret me dhunë por me zgjedhje të lira e të barabarta. Në Nenin 1 të Kushtetutës së Republikës të Shqipërisë, pika 1 shkruhet: ” Shqiperia është Republikë Parlamentare “.
Pra kush godet Parlamentin, ka goditur sistemin kushtetues. Ky është faj i rëndë antikushtetues. Përsëri në Nenin 1 pika 3 shkruhet: ” Qeverisja bazohet në një sistem zgjedhjesh te lira, ( pra jo me dhune ) , të barabarta ( pra nuk shkruhet të ndershme se ndershmëria nuk ka matës ) dhe të përgjithshme e periodike. Në Nenin 2 pika 1 të Kushtetutës shkruhet: ” Sovraniteti në Republikën e Shqipërisë i përket popullit ” ( pra nuk i perket partive ). Përsëri ne Nenin 2 pika 2 shkruhet: ” Populli e ushtron sovranitetin nëpërmjet përfaqësuesve të tij ose drejtpërsëdrejti “.
Kështu që në asnjë rast nuk flitet per dhunë ose per marrjen me dhunë të pushtetit. Ne shtator te vitit 1998 ndodhi vrasja e liderit te demokracise Azem Hajdari. Opozita e revoltuar nuk e sulmoi me bojë godinën e Kryeministrisë, por me plumba e breshëri automatiku. Qeveritarët e frikësuar e në panik u fshehën, Kryeministri u largua i fshehur në një qytet fqinj, një tjeter Lider i lartë i PS u vesh si grua e u largua ne një tjetër shtet, ne rrugët e “pushtuara” nga protestuesit e zemeruar nga vrasja e liderit, nuk shikoje asnjë polic, asnjë ushtar e oficer, por vetem dy tanke që i kishin rrëmbyer protestuesit.
Njeri tank qëndronte ne sheshin Skënderbej dhe tanku tjeter ne bulevard përballë Kryeministrisë. Televizioni shtetëror ra ne duart e protestuesve të opozitës. Ne momentin kur opozita po mendonte formimin e Qeverisë nje telefonate shkatërroi gjithshka. Një telefonatë e vetme. Nje telefonate që zgjati vetem pak minuta. Cfare u tha dhe kush telefonoi ? E thjeshte : teksti i telefonuesit ishte i qarte dhe i prere: …Nuk njohim asnje qeveri qe vjen nepermjet dhunes.. ! Gjithshka përfundoi nga një telefonatë…Tanket u lane të braktisur në mes të rrugës dhe protestuesit u larguan ne shtëpitë e tyre pranë familjareve qe i prisnin të shqetësuar e me ankth.
Nga ajo dite, ” qelbësirat ” siç i quanin protestuesit opozitare, ndejtën 8 vite ne pushtet…. A ja ka treguar njeri këtë histori Lulzim Bashes ? Te gjithë ata që i qëndrojnë prane tij kane qenë protagoniste te kësaj ngjarje. Nëse nuk ja kane thënë kanë bërë gabim e nëse ja kanë thënë, atëherë nuk paskan kuptuar asgjë dhe nuk paskan zënë mënd … Populli e zgjedh me vote Qeverine dhe jo me dhune, presione e kercenime. Personalisht jam i qartë dhe respektoj Kushtetutën e Republikës dhe Ligjin. Për mjaft probleme që kemi e që po kalojmë nuk jam dakort.
Nuk pajtohem me kriminalitetin, korrupsionin, kontrabanden, varfërinë, papunësinë,etj. Nuk pajtohem me mjaft qëndrime ne politiken e jashtme, vendime per çështje të ndryshme të Qeverisë, etj. Por nuk e mendoj ndryshimin nëpërmjet dhunes, por nëpërmjet zgjedhjeve te barabarta. Per barazi zgjedhore nuk do lodhem se luftuari. E vlerësoj si ” thembren e Akilit ” te demokracise. Ne respektim te Ligjit kërkohet depolitizim i plote i te gjitha organeve te drejtësisë, vetting i plote, polici dhe ushtri e depolitizuar, administrate publike e depolitizuar, pushtet lokal i depolitizuar, media te depolitizuara, e thënë shkurt :
Politika te mbaj vetëm vëndin qe i takon simbas Kushtetutës dhe te lërë të lirë pushtetet e depolitizuara. Politika depolitizimin ta filloje nga ndryshimi i Ligjit Zgjedhor, nga Reforma Zgjedhore. Basha te heq dore nga propaganda dhe ” qeveritë tranzitore ” neper tavolina, por të paraqesë draftin e ndryshuar të Ligjit Zgjedhor.
Te ndryshohet ligji zgjedhor ne përputhje me Kushtetutën dhe standarteve të shteteve të Bashkimit Europian. Mund të mashtrosh një dhe disa njerëz të dëshpëruar nga kushtet ekonomike, por nuk mund të mashtrosh një popull të tërë.










