Nga, Agron Prebibaj
Jo vetëm si individ por e përlloçi më keq si kryetar i PS-së e kryeminister ky fataliteti më i madh shqiptar në këtë çasje. Nastradini shqiptar për t’u shndërruar në ZUZAR e nisi nga ftesa e Nanos me thonj të paprerë nga rrugët e Parisit për ta bërë Minister Kulture njeriun i cili do të ishte e zeza jo vetëm e socialistëve por gjithëshqiptare.
Nëpërmjet PS-së merr Bashkinë e Tiranës, jo pak por tre radhë rresht, aty për të mbushur mirë xhepat me para e pastaj për ta blerë edhe partinë me qellim për tu shndërruar në udhëheqës sundimplotë dhe përjashtues për socialistet e vërtetë për të arritur qëllimin të bëhet edhe kryeminister i vëndit pas mandatit të fundit dy vjeçar të PD-së, i gjithi ky sukses në mbrapshtinë e tij me mendjen për të vazhduar pushtetin e pamëshirëshëm ndaj gjithëkujt.
Se çfarë bëri në këto 6-vite e prekëshme idhët nga secili qytetarë, madje edhe në takime janë vetë socialistet që e përqeshin dredharakun e të pabesin e tyre.
Eshtë kryeministri tip, arriti të gënjejë edhe Europën edhe Amerikanët për të tulatur e varfëruar qytetarët shqiptarë e për ta shndrruar në Shqipërinë e drogës, korrupsionit, krimit të organizuar, thëmeloi krimin në familje duke çuar varfërìne e vëndit deri në palcë.
Sot Shqipëria ndodhet pa opozitë në parlament e cila u detyrua të flakë mandatet e deputetit e për t’u bërë njësoj me qytetarët përballë zuzarisë së kryeministrit i cili tashmë po shkatërronte çdo gjë, edhe ato të fundit.
Erdhi me prapësinë e tij në mendje veproi si NASTADINI u shëndrrua në ZUZAR.
Tani nuk po di as me ik !









