InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Kryeministri: Burg për opozitën. PD: Edi Rama, një kufomë politike që nuk tremb askënd

26 Prill, 2019
in Aktualitet, Lajme, Politikë
A A
Kryeministri: Burg për opozitën. PD: Edi Rama, një kufomë politike që nuk tremb askënd

Në një ndër fjalimet më të gjata në Kuvend, kryeministri Edi Rama ka shprehur vendosmërinë e PS dhe qeverisë që drejton për të hyrë në zgjedhjet e 30 qershorit pa opozitën. Rama, u përpoq të bindte socialistët në sallë, por edhe qytetarët se një proces elektoral pa opozitën nuk mund të cilësohet si anormal. Sipas kryeministrit, këto zgkedhje janë një proces që duhet parë si zhvillim pa probleme në jetën e vendit. “I mirëkuptoj ata që ndryshe nga unë, mendojnë se zgjedhjet pa këto parti janë anormale, por dua të ju them se kjo nuk është zgjedhja jonë dhe as faji ynë sepse ne këndvështrimin tim, kemi bërë gjithçka që kemi pasur në dorë që kjo të mos ndodhë”,- deklaroi kryeministri.

Por nga foltorja e Kuvendit, Edi Rama dhe kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla sot bën deklarata kërcënuese ku paralajmërojnë burg për drejtuesit e opozitës dhe mbështetësit e saj. Sipas drejtuesve të PS kushdo që pengon procesin e zgjedhjeve do të përballet me padi penale. Taulat Balla ishte më i detajuar në këtë pikë, duke parashikuar edhe dënimin me 8 vite burg për ata që prishin zgjedhjet.

Pas deklaratave për zgjedhje “normale” pa opozitën dhe kërcënimet me burg ndaj protestuesve dhe drejtuesve të opozitës reale, ka ardhur dhe reagimi i Partisë Demokratike. Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi, në një konferencë për mediat deklaroi se shqiptarët do t’i tregojnë Edi Ramës se më 30 qershor zgjedhje pa opozitën nuk do të ketë. “Alternativa e vetme e Edi Ramës është sulmi kundër opozitës dhe qytetarëve dhe mbrojtja e pushtetit të krimit dhe oligarkëve!  Të bashkuar, ne do t’i tregojmë kryeministrit ilegjitim se zgjedhje më 30 Qershor nuk ka për të patur”,- tha Bardhi.

Lidhur me deklaratat e Edi Ramës dhe zyrtarëve të tjerë të PS, për burgosjen e drejtuesve të opozitës dhe qytetarëve që protestojnë, Bardhi deklaroi se kryeministri nuk mund të kërcënojë më askënd. “Shqiptarët e kanë kuptuar këtë skemë grabitëse dhe rrënuese për familjet dhe fëmijët e tyre dhe janë të vendosur t’i japin fund kësaj gjendjeje. Sot, me ndalimin e makinave në të gjithë Shqipërinë, nesër me ndalimin e zgjedhjeve fallco.  Kërcënimet e një kufome politike si Edi Rama nuk trëmbin askënd! Rruga jonë është pa kthim! E vetmja rrugë e drejtë për Shqipërinë si Europa janë zgjedhjet e lira e të ndershme!”,- deklaroi Sekretari i Përgjithshëm i PD.

Të Lidhura

Policia masa për çdo të martë për 13 javë rresht për pelegrinazhin në Kishën e Shna Ndout
Aktualitet

Policia masa për çdo të martë për 13 javë rresht për pelegrinazhin në Kishën e Shna Ndout

18 Mars, 2026
Procedohen penalisht dy shtetas në Kakavijë, kapen me lëndë narkotike cannabis
Aktualitet

Procedohen penalisht dy shtetas në Kakavijë, kapen me lëndë narkotike cannabis

17 Mars, 2026
Llogaritë jashtë vendit do të zbardhen, Shqipëria do të marrë të dhënat për llogaritë bankare të shqiptarëve jashtë vendit
Aktualitet

Llogaritë jashtë vendit do të zbardhen, Shqipëria do të marrë të dhënat për llogaritë bankare të shqiptarëve jashtë vendit

17 Mars, 2026
PD mbledh Kuvendin Kombëtar në 6 qershor, ja kur zhvillohen zgjedhjet për kreun e partisë
Aktualitet

PD mbledh Kuvendin Kombëtar në 6 qershor, ja kur zhvillohen zgjedhjet për kreun e partisë

17 Mars, 2026
Nada Meçorapaj fiton bindshëm në garën për drejtimin e PD në Vlorë
Aktualitet

Nada Meçorapaj fiton bindshëm në garën për drejtimin e PD në Vlorë

16 Mars, 2026
Komisionerja për Zgjerim Marta Kos akuzohet si ish-agjente e UDB-së, eurodeputetët sllovenë informojnë KE-në
Aktualitet

Komisionerja për Zgjerim Marta Kos akuzohet si ish-agjente e UDB-së, eurodeputetët sllovenë informojnë KE-në

15 Mars, 2026

TË FUNDIT

Policia masa për çdo të martë për 13 javë rresht për pelegrinazhin në Kishën e Shna Ndout
Aktualitet

Policia masa për çdo të martë për 13 javë rresht për pelegrinazhin në Kishën e Shna Ndout

18 Mars, 2026

Horoskopi ditor, 18 mars 2026
Horoskopi

Horoskopi ditor, 18 mars 2026

18 Mars, 2026

Nga Adelina Pali: Marrëdhënia mësues-prind një udhë e përbashkët
Artikuj

Nga Adelina Pali: Marrëdhënia mësues-prind një udhë e përbashkët

17 Mars, 2026

Procedohen penalisht dy shtetas në Kakavijë, kapen me lëndë narkotike cannabis
Aktualitet

Procedohen penalisht dy shtetas në Kakavijë, kapen me lëndë narkotike cannabis

17 Mars, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com