InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Axhami: Heshtën për Havzi Nelën, turpi mbetet për ta!

15 Gusht, 2026
in Aktualitet
A A
Shpëtim Axhami kujton Havzi Nelën: “Poeti antikomunist që nuk u përkul para diktaturës”

Kreu i Lëvizjes së Legalitetit, Shpëtim Axhami, ka reaguar për mungesën e përkujtimit publik të poetit dhe disidentit antikomunist Havzi Nela në 38-vjetorin e ekzekutimit të tij.

Në një postim në rrjetet sociale, Axhami thekson se Nela, i cili u var nga regjimi komunist më 10 gusht 1988, ishte bir i Kollovozit të Lumës dhe një figurë që, sipas tij, duhet të jetë burim krenarie për çdo shqiptar dhe veçanërisht për kuksianët.

Axhami ngre pikëpyetje mbi faktin që, sipas tij, në këtë përvjetor nuk pati reagime apo përkujtim nga përfaqësues vendorë apo figura politike me origjinë nga Kukësi që sot lidhen me Partinë Socialiste. Ai e cilëson këtë heshtje si të pakuptimtë dhe shprehet se “arsyet dihen”, duke e mbyllur reagimin me një akuzë të drejtpërdrejtë: “Turpi mbetet për ta”.

Më poshtë, postimi i plotë i kreut të PLL-së, Shpëtim Axhami:

“Edhe kjo tregon origjinën politike të tyre!

Poeti Havzi Nela i jep kurajo e krenari çdo shqiptari për mënyrën si Ai e përballoi, me dinjitet dhe në kundërshtim të hapur, diktaturën komuniste.

Por Havzi Nela, bën veçanërisht krenarë kuksianët, pasi ishte bir i Kollovozit të Lumës, Kukës.

Atëherë lind pyetja, si ka mundësi që në 38-vjetorin e varjes së tij nga regjimi diktatorial enverist i PPSH-së, me 10 Gusht 1988, bashkia Kukës, prefektura apo qarku Kukës, asnjë deputet, ministër, zëvendësministër, kryetar bashkie apo intelektual me origjinë nga Kukësi, lindur apo rritur në Kukës, që sot lidhet me Partinë Socialiste ose janë zgjedhur prej saj, të mos shprehte asnjë përkujtim apo nderim për të?

Heshtja e tyre është e kuptueshme dhe arsyet dihen…Turpi mbetet për ta!

Havzi Nela vërtetë i kalon përmasat e Kukësit dhe është nder e duhet të përkujtohet nga të gjithë shqiptarët, por nderimi prej atyre që kanë lidhje me Kukësin është një detyrim moral.

Kreu Legalist, Shpëtim Axhami”

Të Lidhura

Zjarret në Lurë, kërkohet hetim nga SPAK dhe BKH: “Kush e ka shkaktuar dëmin?”
Aktualitet

Zjarret në Lurë, kërkohet hetim nga SPAK dhe BKH: “Kush e ka shkaktuar dëmin?”

14 Gusht, 2026
Shpëtim Axhami kujton Havzi Nelën: “Poeti antikomunist që nuk u përkul para diktaturës”
Aktualitet

Shpëtim Axhami kujton Havzi Nelën: “Poeti antikomunist që nuk u përkul para diktaturës”

10 Gusht, 2026
Mes tensioneve në rajon, Shpëtim Axhami paraqet planin për forcimin e mbrojtjes kombëtare
Aktualitet

Axhami: Nga eksodi i lirisë te shpopullimi i humbjes së shpresës, kjo duhet shpallur emergjencë kombëtare

8 Gusht, 2026
Prof. Dr. Enver Bytyçi letër Presidentit të Republikës: “Konsullata serbe në Shkodër, një precedent i rrezikshëm kundër interesit kombëtar shqiptar”
Aktualitet

Prof. Dr. Enver Bytyçi letër Presidentit të Republikës: “Konsullata serbe në Shkodër, një precedent i rrezikshëm kundër interesit kombëtar shqiptar”

5 Gusht, 2026
Gazmira Frakulli: Mbrojmë Bashkinë Cërrik, mbrojmë identitetin, shërbimet dhe të ardhmen e qytetarëve
Aktualitet

Gazmira Frakulli: Mbrojmë Bashkinë Cërrik, mbrojmë identitetin, shërbimet dhe të ardhmen e qytetarëve

2 Gusht, 2026
Përballë shkrirjes së Prrenjasit, ngrihet një zë i ri qytetar – Dr. Besjan Karriqi: “Mos ndëshkoni qytetin, ndëshkoni paaftësinë!”
Aktualitet

Përballë shkrirjes së Prrenjasit, ngrihet një zë i ri qytetar – Dr. Besjan Karriqi: “Mos ndëshkoni qytetin, ndëshkoni paaftësinë!”

1 Gusht, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com