InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

EKSKLUZIVE/ Martin Henze: “Shqipëria në udhëkryq – mes korrupsionit strukturor, krizës së institucioneve dhe kërkesës për ndryshim”

27 Qershor, 2026
in Aktualitet
A A
EKSKLUZIVE/ Martin Henze: “Shqipëria në udhëkryq – mes korrupsionit strukturor, krizës së institucioneve dhe kërkesës për ndryshim”

Intervistë:

Revolucioni Flamingo kundër korrupsionit strukturor të  ekzekutivit, krimit të organizuar dhe shpërbërjes së strukturave demokratike në Shqipëri: Ku po marshon Shqipëria?

Intervistuesi: A është ruajtja e natyrës një përparësi në Shqipëri?

Henze:

Unë mendoj se kjo do të ndryshonte nëse administrata në Shqipëri do t’i përmbahej ligjit dhe rendit, nëse sovrani, pra populli shqiptar, do të ishte në qendër të veprimit shtetëror dhe nëse autokrati Rama nuk do ta tallte sovranin.

Flamingoja përfaqëson një përshkrim të gjendjes  së Shqipërisë.

Mund ta shkëmbeni edhe flamingon dhe në vend të tij të vendosni  një burrë, grua ose fëmijë të thjeshtë shqiptar.

Demonstratat masive në fund të fundit kanë të bëjnë me shumë më tepër. Ato kanë marrë karakterin e një revolucioni demokratik; ato kanë të bëjnë me të drejtën për lumturi, liri, një të ardhme dhe mbrojtjen e themelit të jetës, natyrës dhe kulturës së shqiptarëve. Shqiptarët kanë duruar mjaftueshëm; nuk duan të vazhdojnë kështu.

Intervistuesi: Për çfarë bëhet fjalë faktikisht?

Henze : Që nga mandati i dytë i qeverisë Rama , çdo zgjedhje parlamentare që nga viti 2013 është falsifikuar masivisht. Ka pasur një tendencë të qartë drejt pushtimit të Shqipërisë nga familja Rama dhe shokët e tij më të ngushtë financiarë. Shqipëria po degjeneron në një nga vendet më të korruptuara në mbarë botën dhe në një shtet de facto me një parti. Statistikat janë të disponueshme. Në vitin 2025, renditja e Shqipërisë në shkallën ndërkombëtare të korrupsionit u përkeqësua ndjeshëm përsëri.

Kur pushteti është shumë i përqendruar, si në Shqipëri dhe instancate pavarura të kontrollit nuk janë më efektive – veçanërisht në një vend paternalist dhe të ndikuar nga kultura si Shqipëria – vendimet merren në mënyrë jo transparente /ose mbulohen përmes strukturave të  besueshme në disa nivele.

Meqë në këtë sistem puna e medias, gjyqësorit ose autoriteteve antikorrupsion është njëkohësisht e kufizuar , abuzimet mund të jenë më të vështira për t’u zbuluar ose ndjekur nëse strukturat e patronazhit nuk bien dakord.

Intervistuesi: Çfarë roli luan fuqia ekonomike?

Henze: Epo, Shqipëria është shitur në mënyrë efektive për vite me radhë. Kush përfiton? Administrata e korruptuar dhe investitorët e varur. Njerëzit po varfërohen gjithnjë e më shumë; që nga viti 2013, pothuajse një milion shqiptarë, një e treta e popullsisë së përgjithshme, janë arratisur. Natyra po shfrytëzohet dhe bashkë me të, një element qendror i Shqipërisë po shkatërrohet. Kjo ndikon edhe në identitetin shqiptar. Për shekuj me radhë, shqiptarët kanë jetuar në simbiozë me natyrën, e cila mbetet një pjesë thelbësore e kulturës shqiptare deri më sot. Shkoni njëherë, siç bëra unë në malet shqiptare në Valbonë dhe kaloni natën në kasolle të thjeshta maloreose vizitoni kultivuesit e ullinjve, artistët, muzikantët ose peshkatarët. Nëse asgjësoni  natyrën, asgjësoni identitetin kulturor shqiptar dhe gjuhën e saj unike. Kjo do të ishte një humbje e madhe për komunitetin global.

Projektet e ndërtimit dhe turizmit shpesh janë  të lidhura me  shuma të mëdha investimesh dhe mund të kenë ndikime të konsiderueshme ekonomike dhe mjedisore. Prandaj, proceset transparente të tenderimit, vlerësimet mjedisore dhe mbikëqyrja publike janë veçanërisht të rëndësishme. Organizatat ndërkombëtare tregojnëgjithashtu se sektori i pasurive të paluajtshme dhe i ndërtimit në Shqipëri, në shumicën e rasteve mund të keqpërdoret për pastrim parash.

Vende të panumërta ndërtimi e mbulojnë vendin me pluhur dhe zhurmë. Kudo sharrohet, shpohet  dhe zdrugohet. Projektet e partneritetit publik-privat në shkallë të gjerë po e bëjnë vendin të ngrihet lart. Vetëm në afërsi të sheshit kryesor të Tiranës, dhjetë ndërtesa të larta janë planifikuar ose janë tashmë në ndërtim e sipër. Ky aktivitet i shpejtë ndërtimi tregon një hov ekonomik, por ka një arsye tjetër: Ndërtimi i këtyre kullave nuk pasqyron kërkesën aktuale, por shërben si një mjet për pastrim parash. Në Shqipëri, ndërtimi është një mjet i njohur për bashkësinë ndërkombëtare për të pastruar paratë nga trafiku i drogës, trafikimi i qenieve njerëzore dhe bixhozi. Se jo gjithçka është në rregull në këtë zhvillim është tashmë e dukshme në çmimet e pasurive të patundshme banesore. Pavarësisht një mbioferte, këto çmime vazhdojnë të rriten, megjithatë zor se jeton dikush në këto ndërtesa. Një metër katror në kryeqytet tani kushton mbi 1,500 € – një shumë çuditërisht e lartë për një vend ku paga mesatare mujore është llogaritur me 500 €. Sipas raporteve të medias lokale, të paktën dhjetëra mijëra apartamente thuhet se janë bosh. Shumë projekte të shtrenjta ndërtimi me sa duket po përdoren për pastrim parash, për shembull duke shlyer kreditë e ndërtimit me fonde të paligjshme. Iniciativa Globale Kundër Krimit të Organizuar Ndërkombëtar (GI TOC) vlerëson se më shumë se 1.2 miliardë euro u pastruan në sektorin e ndërtimit në Shqipëri midis viteve 2016 dhe 2018 – me tendenca në rritje.

Që nga viti 2013, Shqipëria po  konsolidohet si një port i sigurt përinvestitorët. Një kombinim  jo i shëndetshëm i parave të zeza, trafikimit të drogës që përfshin kokainën dhe kanabisin si edhe trafikimin e qenieve njerëzore ka çuar në një vërshim të kapitalit dhe kështu në përhapjen e të gjithë sistemit shtetëror, çfarë emërtohet  si korrupsion. Nga Shqipëria kanë dalë grupe për t’u angazhuar në trafikimin ndërkombëtar të kokainës dhe kanë themeluar baza në Amerikën Latine, veçanërisht në Ekuador dhe Kolumbi, si dhe në Evropë, për shembull në Holandë, Gjermani dhe Skandinavi. Ata janë bërë pjesë e pesë rrjeteve më të mëdha kriminale në Evropë.

Prandaj është e logjike që hapësira për bankat, kompanitë e sigurimeve dhe firmat e logjistikës në Shqipëri është rritur në mënyrë eksponenciale gjatë 12 viteve të fundit. Shqipëria është bërë një pikë e nxehtë për paratë e zeza nga trafikimi i drogës dhe bizneset kërcënuese në Evropë. “Ato nuk janë më vetëm kompani transporti, por lojtarë kyç që kontrollojnë aleancat, çmimet dhe tregjet për kokainën”, thotë Mejdini, kreu i Observatorit të Evropës Juglindore të Iniciativës Globale Kundër Krimit të Organizuar Transnacional (GI-TOC). Në fund të fundit, kur shohim rezultatet e këtij zhvillimi, ai tolerohet në heshtje nga shteti. Nëse nuk do të ishte kështu, nuk do të kishte korrupsion.

Asgjë nga këto nuk do të ekzistonte, nëse në Shqipëri do të ekzistonte  një shtet i së drejtës dhe demokracia.

Intervistuesi: Po për qytetarët shqiptarë, çfarë keni vënë re kohët e fundit?

Henze: Nëse kombi shqiptar dhe bashkësia ndërkombëtare nuk ndërhyjnë, ekziston rreziku që paratë kriminale të bëhen normalitetnë ekonomi, turizëm dhe shoqëri.

Në Shqipëri, dëgjova nga shumë shqiptarë se korrupsioni, logjistika e drogës dhe paratë e zeza ishin “normale”.

Ekonomia në hije është e ndikuar shumë nga paratë e zeza.Veçanërisht të prekura janë ndërtimtaria, turizmi dhe tregtia.Pasojat janë serioze jo vetëm për tregun, por edhe për strukturën morale të shoqërisë dhe mjedisin. Një zhvillim tipik është tendenca drejt një shteti NARCO; në Shqipëri, në zemër të Evropës, paratë aktualisht ende kanë rëndësi, jo njerëzit, morali apo respekti.

Kur krimi shihet si diçka normale në të gjitha  shtresat shoqërore,  sjellja demokratike në përputhje me shtetin e së drejtsës dhe humane degradon dhe copëton  familjet .

Kjo nuk është një gjendje e mirë për të drejtat e njeriut në Shqipëri, për të drejtën e popullit për liri, lumturi dhe të ardhmen e fëmijëve të tyre, për mbrojtjen e natyrës dhe kulturës. Krimi i kryer nga shteti dhe midis njerëzve nuk duhet të bëhet normalitet. Fraza “normale” i takon sipas mendimit tim, koshit të plehrave të historisë shqiptare; administrata Rama nuk është normale.

Intervistuesi: Po ekonomia si duket? Çfarë keni vënë re atykohët e fundit?

Henze: Shtrembërimi i konkurrencës në treg i shkaktuar nga kapitali i paligjshëm është rritur vazhdimisht që nga zgjedhjet e paligjshme parlamentare të Ramës në vitet 2013, 2017, 2021 dhe 2025, si dhe shtypja ndaj popullsisë. Kjo u mundë son disa lojtarëve të dominojnë sektorë të tërë dhe të përjashtojnë bizneset e ndershme shqiptare. Pasojat janë formimi i monopoleve dhe eliminimi i mundësive të ndershme për sukses dhe inovacione.

Të dyshimta janë megjithatë pasojat për bizneset që angazhohen me administratën janë: Ato bëhen të varura – madje edhe personalisht – dhe duhet të paguajnë për projektet. Nuk po flasim për shuma të vogla këtu, por për miliarda.

Strukturat e kompromentuara në Shqipëri, veçanërisht në ekonomi, duhet të shkëputen nga administrata Rama dhe të pozicionohen me masa konkrete dhe të pavarura.

Presioni ndërkombëtar është i dobishëm për aq kohë sa SHBA-të, BE-ja dhe veçanërisht Franca përmbahen për ti krehur bishtin personave të tillë si Rama. Ky është një sinjal që u nevojitet shqiptarëve.

Megjithatë, ndryshimi i vërtetë do të ndodhë vetëm nëse ka presion të brendshëm në Shqipëri dhe personeli kyç nga institucionet shtetërore, siç janë shërbimet e inteligjencës dhe policia, kalojnë në shoqërinë civile. Këta persona   po na raportojnë  aktualisht me anë të një morie dokumentesh për strukturat kriminale në administratë.

Kam përshtypjen se më në fund po bëhet e qartë në qarqet e biznesit se gjërat nuk mund të vazhdojnë kështu siç janë dhe se kostot marxhinale për ta personalisht dhe kompanitë e tyre po bëhen shumë të larta.

Shqipëria ka një kushtetutë vetëm në letër. Megjithatë, për zbatimin e këtij  shteti të së drejtës nevojitet pranimi i rregullave dhe ndarja e pushteteve. Ne nuk e shohim asnjërën nga këto në qeverinë Rama, e cila aktualisht është e vetmja parti që përcakton politikën shqiptare.

Intervistuesi: Rama flet për investime masive në ndërtim dhe turizëm që do t’i japin vendit një të ardhme.

Henze : Sigurisht. E shihni, ne në Evropë, por edhe në Uashington, e kemi kuptuar se kur Rama flet për të ardhmen e Shqipërisë, ai nënkupton të ardhmen e tij dhe atë të organizatës së tij dhe të tregtisë së drogës. Kjo nuk duhet ngatërruar. Organizata e tij e ka pushtuar vendin në  heshtje. Shtypi ndërkombëtar ka shpikur një term për këtë dhe i referohet asaj si qeveria mafioze e Ramës.

Intervistuesi: Po anëtarësimi në BE?

Henze: Në asnjë mënyrë. Për sa kohë që Shqipëria drejtohet nga një nga drejtuesit më të korruptuar në botë, i cili nuk i përmbahet rregullave ndërkombëtare, siç është rasti tani me incidentin e Flamingos, ky vend nuk ka ç’ të kërkoj në Evropë.

Nuk ka asnjë bazë për të menduar për këtë. Familja Rama nuk ka vend në Bruksel apo Strasburg.

Ne do të ruajmë zakonet diplomatike, të cilat përfshijnë edhe bisedat me autokratët.

Nëse dikush në Bruksel ka një pikëpamje të ndryshme, duhet t’i shpjegojë bashkësisë ndërkombëtare pse një nga vendet më të korruptuara në botë duhet të marrë pjesë në strukturat financiare të BE-së dhe SHBA-së.

Shqipëria së pari ka nevojë për një qeveri të re demokratike, të zgjedhur ligjërisht, që zbaton kriteret e Deklaratës së Kopenhagenit, që realizon planin special prej 10 pikash të Parlamentit Europian dhe Bundestagut gjerman nga viti 2019 për Shqipërinë, dhe pastaj do të shohim se çfarë do të ndodhë më pas.

Intervistuesi: Po a nuk ndihmon liria e shtypit si një zgjidhje korrigjuese?

Henze: Renditja e Shqipërisë në Indeksin e Lirisë së Medias do të vazhdojë të bjerë në renditje në vitin 2025. Shqipëria aspiron anëtarësimin në BE, por sipas Reporterëve pa Kufij dhe ekspertëve ndërkombëtarë, liria e shtypit në Shqipëri është gjithnjë e më e kufizuar. BE-ja nuk gjen fjalët  eduhura për këtë . Ndërkohë, Rama fyen gazetarët dhe tall BE-në. Për shembull, në verën e vitit 2022, Rama qortoi publikisht një gazetar televiziv në një konferencë për shtyp para kamerave live dhe e kërcënoi atë me “riedukim”. Deklarata të tilla zakonisht shoqërohen vetëm me diktaturat.

Von der Leyen duhet të kishte folur në mënyrë kritike në atë kohë, por megjithatë nuk e bëri. Një nga shumë gabimet e bëra edhe nga Komisioni i BE-së.

Rama, atëherë kishte  përjashtuar një eksperti shqiptar nga konferencat e mëtejshme për shtyp të qeverisë për tre muaj. Gazetari kishte bërë pyetje kritike në lidhje me aktivitetet e një investitori të madh në turizmin shqiptar. Një gazetare u përjashtuagjithashtu për 30 ditë për shkak se kishte pyetur rreth korrupsionit brenda partisë në pushtet. Ashtu si në Rusi, mediat kritike janë nën vëzhgim të rreptë nga policia financiare dhe shërbimet e sigurisë. Në të vërtet ekziston një radio publike edhe ajo është pjesë e administratës/ekzekutivit të Ramës.

Zhvillimi  është i  rëndë. Rastet e frikësimit, fyerjeve publike, fushatave të shpifjes dhe padive strategjike kundër gazetarëve (padi SLAPP), si dhe frikësimi dhe kërcënimet kundër rrethit të tyre shoqëror janë ende shumë të përhapura. Kur gazetarët shqiptarë përballen me gjoba që tejkalojnë shumë pagën e tyre mujore, ata do të priren drejt “raportimit protokollar” që i ofron publikut pak informacion cilësor. Mjafton të kujtoj ndryshimet në ligjin shqiptar për median në fund të vitit 2019, të cilat nuk përbënin asgjë më shumë se një mekanizëm censure. Presidenti i atëhershëm Ilir Meta vuri veton ndaj ligjeve kontroverse sepse ato do të kishin lejuar gjoba drakoniane dhe kontroll shtetëror mbi median online. Kjo u pasua nga sulme masive në parlament nga organizata Rama dhe aktori e saj Balla kundër Presidentit Meta dhe një përpjekje për ta shkarkuar atë nga detyra. Komisioni i Venecias në fund e parandaloi këtë. Organizata Rama më pas kërkoi mënyra të tjera për të kufizuar lirinë e shtypit, siç mund ta shohim qartë në Indeksin e Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij.Kundërshtari i atëhershë dhe mbrojtës i lirisë së shtypit , pas përfundimit të mandatit të tij në detyrë, iu nënshtrua metodave të pabaza dhe të pajustifikuara, të ngjashme me ato të vërejtura në Rusi dhe u lidh me një fushatë dezinformimi dhe korrupsioni. Ai u burgos në vitin 2024, para zgjedhjeve parlamentare të vitit 2025 – sipas vlerësimit tonë, pa asnjë bazë ligjore të bazuar – dhe mbetet në izolim deri më sot.

Rasti Navalny duket se po përsëritet. Tani kemi ndërkohë frikë të madhe se Meta do të shkatërrohet psikologjikisht në burg dhe se vdekja e tij nuk mund të përjashtohet. Pavarësisht nëse akuzat janë të vërteta apo të rreme, Metës po i bëhet temena nga regjimi shqiptar si një rrëfim paralajmërues: Ky është fati që i pret ata që kundërshtojnë patronin Rama dhe familjen e tij.

Ajo që na bie në sy është kontrasti midis premtimeve për reforma të komunikuara nga qeveria Rama dhe realitetit në terren, ku ndikimi politik, administrativ dhe ekonomik në media mbetet i fortë.

Kjo ndodh sepse organizata e sheh veten si shtetin shqiptar dhe pret një lidhje sistemike midis shtetit dhe popullit. Kushdo që vepron kundër këtij shteti është kundër popullit shqiptar dhe duhet të qortohet në “interes shtetëror” – kaq e thjeshtë është në Shqipëri.

Intervistuesi: A mund të zhvillohet  prej kësaj një rreth vicioz?

Henze: Në Shqipëri, faktorë të ndryshëm përforcojnë njëri-tjetrin:

• Institucionet e kontrollit vështirë se mund ta parandalojnë korrupsionin brenda degës së tyre ekzekutive dhe qeverisë, vetëm në raste individuale kur kjo bëhet publike ndërkombëtarisht.

• Korrupsioni  favorizon masivisht vënien në zbatim tëinteresave të veçanta ekonomike.

• Flukset e paligjshme financiare përpiqen të ushtrojnë ndikim në sektorët e ligjshëm të ekonomisë.

• Në duart e një administrate të tillë të konfiguruar, banka shtetërore është de facto një “kazino”, kështu që spekulimet me valutën nuk mund të përjashtohen dhe mbikëqyrja financiare ka të ngjarë të jetë jofunksionale.

• Mungesa e transparencës  redukton ruajtjen e mjedisit dhe natyrës si dhe mbrojtjen e aseteve kulturore.

• Liria e kufizuar e shtypit çon në një mosfunksionim të pushtetit të katërt.

• Drejtësi dhe autoritete të sigurisë të politizuara.

• Përqendrimi i pushtetit politik e zvogëlon përgjithmonë kontrollin demokratik, gjë që përfundimisht do të çojë në mosfunksionimin e legjislaturës – jo në letër, por në realitet.

Intervistuesi: Çfarë mund të ndërmarrim tani?

Henze: Ajo që e thashë edhe në vitin 2019 në lidhje me prishjen e paligjshme të teatrit shtetëror shqiptar. Sovrani, pra populli shqiptar  e ka në dorë . Ai është sovrani, jo Rama, Balla apo Olsi Rama.

Nëse tani e shohim situatën në Shqipëri, në fund të fundit shohim një pushtim nga një organizatë njëpartiake, një lidership dhe qeveri shumë të korruptuar dhe zgjedhje që janë falsifikuar masivishtpërsëri që nga viti 2013.

Rezultati është se sot Shqipëria qeveriset në nivel bashkiak dhe kombëtar nga një qeveri njëpartiake, aktorët e së cilës kanë depërtuar  ekzekutivin në të gjithë vendin. Kështu, strukturat e pushtetit në Shqipëri janë neutralizuar përfundimisht. Herë pas here, ekziston një proces i posaçëm i hartimit të kornizës, të cilin ne e quajmë “gjyqe vitrinë”, ku inskenohen shfaqje teatrale dhe në raste individuale, figurat e regjimit që kanë rënë në disfavor, ndiqen penalisht. Ose, siç thuhet në Shqipëri, ata marrin një vit rehabilitimi luksoz, ose paralajmërohen me kohë dhe arratisen jashtë vendit , siç kanë bërë disa nga zëvendësit e Ramës.  

Mjeti i fundit për të mbrojtur kushtetutën dhe të drejtat e sovranit është rezistenca.

Aktualisht po e dëshmojmë këtë në Shqipëri. Na tregon sa e guximshme është popullsia: qindra mijëra shqiptarë, shumë shqiptarë të ndershëm dhe patriotë, fëmijë, gra, burra dhe të moshuar. Por na tregon gjithashtu se Rama nuk e përfaqëson popullin. Dhe na tregon se populli shqiptar është i ngopur duke u trajtuar si objekte nga një autokrat, objekte që synojnë t’i shërbejnë atij në praktikë.

Ditët e fundit, Rama dhe organizata e tij e kanë ekspozuar veten në skenën botërore, duke zbuluar fytyrën e tyre të vërtetë. Ata po tallen me popullin shqiptar dhe po e portretizojnë atë si injorant dhe të thjeshtë.

Intervistuesi: Po tani?

Henze: Kur gjithçka tjetër nuk të ndihmon më, kushtetuta e Shqipërisë u jep shqiptarëve armën e të drejtës për të rezistuar, për të siguruar mbijetesën e tyre. Në një demokraci, i gjithë pushteti shtetëror buron nga populli, përfshirë edhe në Shqipëri.

E drejta e rezistencës lejon dhunën private dhe mbizotëron mbi detyrën qytetare për t’iu bindur ligjit. Në fund të fundit, ajo ka të bëjë me mbrojtjen emergjente të qytetarëve shqiptarë për të zmbrapsur sulmet ndaj kushtetutës dhe rendit kushtetues të Shqipërisë. Kështu objekti i mbrojtjes  është  i përcaktuar ngushtë.

Këto mjete përfshijnë demonstratat masive, për aq sa ato kontribuojnë në rivendosjen e rendit publik, shoqëror dhe ekonomik në Shqipëri dhe grevat. Grevat mund të bëhen një mjet vendimtar për mbrojtjen e shtetit shqiptar.

Nuk bëhet fjalë për zbatimin e qëllimeve të njëanshme politike, por për rivendosjen e shtetit kushtetues dhe mënjanimin e korrupsionit qeveritar.

E drejta për grevë është një komponent i lirisë së shoqërimit. Për shembull, Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut (KEDNJ), një traktat ndërkombëtar ligjërisht i detyrueshëm i Këshillit të Evropës, garanton të drejtën për veprim kolektiv, përfshirë grevat, në nenin 6, paragrafi 4, ashtu si edhe neni 51 i Kushtetutës së Shqipërisë. Megjithatë, është thelbësore që e drejta për vetëmbrojtje të jetë parësore për të mbrojtur të drejtat sovrane të popullsisë shqiptare.

Sigurisht, duhet t’i kushtohet vëmendje interesave publike mbizotëruese, siç janë shëndeti, siguria dhe furnizimet bazë.

Sovrani shqiptar ka të drejtë të rezistojë. Në vitin 1991, shqiptarët kryen me sukses një revolucion demokratik tërësisht vetë dhe pa ndihmë ndërkombëtare. Në atë kohë, të gjithëve u kishte ardhur në majë të hundës diktatura.

Duket se në vitin 2026 shqiptarët janë ngopur me mungesën e lirisë, mungesën e së ardhmes, paligjshmërinë dhe korrupsionin e regjimit dhe janë në mes të një revolucioni të dytë demokratik.

Në Shqipëri po shpërthen diçka, që ka qenë nën presion për një kohë të gjatë . Nuk e mendoja kurrë se kaq shumë shqiptarë do të guxonin të ngriheshin kundër autokracisë së Ramës. Respekti im shkon për popullin shqiptar. Brukseli, Berlini, Parisi dhe Uashingtoni duhet të bashkohen në këtë drejtim me përulësi të thellë.

Shqiptarët kanë duruar mjaftueshëm: Janë të ngopur me vjedhjen e parave të ndihmës ndërkombëtare, me drogën dhe pastrimin e parave, si dhe me shkatërrimin e kulturës dhe natyrës së tyre.

Siç thonë shqiptarët: “Mjaft më.” Dhe jo: “Sapo mbaron një ndeshje duhet të mendosh për tjetrën”.

Intervistuesi: Një fjalë e fundit

Henze: Në Shqipëri nuk bëhet fjalë për ryshfet të vogël, por për korrupsion administrativ dhe strukturor që shfrytëzon aparatin e  drejtësisë, të shërbimit sekret dhe të policisë në dëm të Shqipërisë dhe të bashkësisë ndërkombëtare.

Opozita është neutralizuar, liria e shtypit është e kufizuar dhe drejtësia është e politizuar. Ka mungesë transparence, kontroll të konflikteve të interesit vetëm në masën e lejuar nga patronazhi dhe favorizim të përsëritur ndaj aktorëve të caktuar si brenda ashtu edhe jashtë vendit.

Raporti i progresit të Shqipërisë përbëhet nga një fjali: Shqiptarët e kanë kuptuar se janë populli.

Prandaj  siç duket në Shqipëri nuk mund të vazhdohet kështu. Kemi përshtypjen se Rama dhe sistemi i tij janë në fund të tyre. Forcat centrifugale janë në veprim. Njerëzit e besuar të Ramës po distancohen në heshtje; ata po fillojnë të flasin hapur në Berlin, Bruksel dhe Uashington.

Sektori i sigurisë shtetërore është në prag të dezertimit. Transferime masive kapitali jashtë vendit janë qartësisht në proces. Prandaj, një ndryshim demokratik i qeverisë ka të ngjarë të ndodhë shumë shpejt. Rama nuk është më i pranueshëm për bashkësinë ndërkombëtare. Një narko-shtet nuk është në interes të SHBA-së, Kinës, Rusisë apo BE-së.

Politika shqiptare duhet ta kuptoj si detyrë parësore  ringritjen evendit në këmbë. Kushdo në politikën shqiptare që nuk arrin të kundërshtojë autokracinë e Ramës sot, jo vetëm që do të pengojë çdo përparim në Shqipëri nesër, por gjithashtu do të punojë kundër të ardhmes së kombit dhe kulturës shqiptare brenda Shqipërisë. Opozita dhe rezistenca ndaj Ramës janë të pa alternativa.

Politika shqiptare, ashtu si shoqëria civile, tani duhet të kthehet në një rrugë që e bën Shqipërinë një vend të jetueshëm për të gjithë dhe të bëjë gjithçka që është e mundur për të siguruar që kjo të ndodhë. Kombi shqiptar ka humbur shumë vite dhe ka dështuar të adresojë shumë çështje që duhej t’i kishte trajtuar shumë kohë më parë. Kjo vlen jo vetëm për politikën shqiptare, por për shoqërinë shqiptare në tërësi. Kontaktimi me përfaqësuesit e administratës Rama duhet të bëhet zakon. Koha e tyre duhet të ketë mbaruar.

Shqipëria është një vend fantastik me një traditë të pasur kulturore që ka ndikuar thellësisht në kulturën perëndimore, bukuri natyrore mahnitëse, një gjuhë të bukur dhe njerëz thellësisht mbresëlënës. Prandaj, jemi të kënaqur ta mirëpresim këtë vend në Evropë, me një qeveri të re që mbështet standardet e qytetëruara, rivendos sundimin e ligjit dhe demokracinë dhe e bën Shqipërinë përsëri një vend që ofron një të ardhme për të gjithë refugjatët shqiptarë.

Shqipëria u përket shqiptarëve; shqiptarët janë populli dhe askush tjetër.

Të Lidhura

Zbardhet pasuria e kryeministrit: Edi Rama deklaron 100 mijë euro të ardhura jashtë page, Linda bleu 200 mijë euro pronë
Aktualitet

Zbardhet pasuria e kryeministrit: Edi Rama deklaron 100 mijë euro të ardhura jashtë page, Linda bleu 200 mijë euro pronë

25 Qershor, 2026
Auron Tare: Ne që kemi qenë miq të Ramës dhe që e sollëm në pushtet, jemi të zhgënjyer të gjithë me të
Aktualitet

Auron Tare: Ne që kemi qenë miq të Ramës dhe që e sollëm në pushtet, jemi të zhgënjyer të gjithë me të

24 Qershor, 2026
𝐈𝐬𝐡-𝐤𝐞̈𝐬𝐡𝐢𝐥𝐥𝐭𝐚𝐫𝐢 𝐢 𝐌𝐞𝐫𝐤𝐞𝐥 𝐭𝐫𝐨𝐧𝐝𝐢𝐭 𝐓𝐢𝐫𝐚𝐧𝐞̈𝐧: ‘𝐊𝐨𝐡𝐚 𝐞 𝐑𝐚𝐦𝐞̈𝐬 𝐤𝐚 𝐦𝐛𝐚𝐫𝐮𝐚𝐫, 𝐟𝐮𝐧𝐝𝐢 𝐧𝐢𝐬 𝐦𝐞 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐟𝐣𝐚𝐥𝐞̈: 𝐌𝐣𝐚𝐟𝐭’”
Aktualitet

𝐈𝐬𝐡-𝐤𝐞̈𝐬𝐡𝐢𝐥𝐥𝐭𝐚𝐫𝐢 𝐢 𝐌𝐞𝐫𝐤𝐞𝐥 𝐭𝐫𝐨𝐧𝐝𝐢𝐭 𝐓𝐢𝐫𝐚𝐧𝐞̈𝐧: ‘𝐊𝐨𝐡𝐚 𝐞 𝐑𝐚𝐦𝐞̈𝐬 𝐤𝐚 𝐦𝐛𝐚𝐫𝐮𝐚𝐫, 𝐟𝐮𝐧𝐝𝐢 𝐧𝐢𝐬 𝐦𝐞 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐟𝐣𝐚𝐥𝐞̈: 𝐌𝐣𝐚𝐟𝐭’”

16 Qershor, 2026
Ekspertja: Ushtritë partiake po manipulojnë algoritmin për të shuar protestën e të rinjve në rrjetet sociale
Aktualitet

Ekspertja: Ushtritë partiake po manipulojnë algoritmin për të shuar protestën e të rinjve në rrjetet sociale

16 Qershor, 2026
Dhimitër Vata zgjidhet Kryetar i PD-së Kamëz–Paskuqan: “Do ta rikthejmë Partinë Demokratike në forcë fituese”
Aktualitet

Dhimitër Vata zgjidhet Kryetar i PD-së Kamëz–Paskuqan: “Do ta rikthejmë Partinë Demokratike në forcë fituese”

15 Qershor, 2026
Tiranë, sot protesta e 15-të kundër Ramës: “Shqipëria nuk shitet”
Aktualitet

Tiranë, sot protesta e 15-të kundër Ramës: “Shqipëria nuk shitet”

14 Qershor, 2026

TË FUNDIT

EKSKLUZIVE/ Martin Henze: “Shqipëria në udhëkryq – mes korrupsionit strukturor, krizës së institucioneve dhe kërkesës për ndryshim”
Aktualitet

EKSKLUZIVE/ Martin Henze: “Shqipëria në udhëkryq – mes korrupsionit strukturor, krizës së institucioneve dhe kërkesës për ndryshim”

27 Qershor, 2026

Zbardhet pasuria e kryeministrit: Edi Rama deklaron 100 mijë euro të ardhura jashtë page, Linda bleu 200 mijë euro pronë
Aktualitet

Zbardhet pasuria e kryeministrit: Edi Rama deklaron 100 mijë euro të ardhura jashtë page, Linda bleu 200 mijë euro pronë

25 Qershor, 2026

Auron Tare: Ne që kemi qenë miq të Ramës dhe që e sollëm në pushtet, jemi të zhgënjyer të gjithë me të
Aktualitet

Auron Tare: Ne që kemi qenë miq të Ramës dhe që e sollëm në pushtet, jemi të zhgënjyer të gjithë me të

24 Qershor, 2026

Trump: Rusia mund të kishte marrë Kievin brenda pak orësh, por bëri një gabim fatal
Bota

Trump: Rusia mund të kishte marrë Kievin brenda pak orësh, por bëri një gabim fatal

24 Qershor, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com