InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Aktori Mehdi Malkaj ‘shpërthen’ ndaj Ramës: I ka shkarë ledhi

8 Qershor, 2026
in Aktualitet
A A
Aktori Mehdi Malkaj ‘shpërthen’ ndaj Ramës: I ka shkarë ledhi

Aktori i njohur Mehdi Malkaj ka qenë i ftuar mëngjesin e sotëm në emisionin “Kafe Shqeto” në Syri TV, ku ka deklaruar se prej rreth 10 vitesh është i angazhuar në protesta, duke filluar nga kundërshtimet për çështjen e Teatrit Kombëtar dhe duke vijuar më tej me pjesëmarrje të vazhdueshme në lëvizje qytetare.

Malkaj u shpreh kritik ndaj mënyrës së qeverisjes dhe rolit të institucioneve, duke theksuar se sipas tij, ndryshimi nuk arrihet pa përshkallëzim të presionit qytetar.

“Unë personalisht, të paktën kam 10 vjet që jam në protestë. Unë personalisht që me problemet që u hapën me teatrin dhe nga shembje e këtej, unë nuk kam pushuar, sepse kam kuptuar një gjë, edhe me ato që kam lexuar unë… të gjitha çfarë ke lexuar dhe çfarë ke shikuar të shtyjnë që nuk fitohen gjërat ndryshe, o do marrësh pushkë, o do marrësh shkopinj. Domethënë. Kështu i kanë arritur popujt e tjerë që janë shumë më të avancuar nga ne. Po unë mendoj se është vonuar por që aty do vejë, te përshkallëzimi. Aty do vejë sepse një njeri që zgjidhet, zgjidhet të jetë i përgjegjshëm për atë, jo i përjetshëm dhe jo i papërgjegjshëm”, tha Malkaj në një intervistë për Syri Tv.

Teksa komentoi ironizimet me mimika të kryeministrit Rama për bloggerët dhe influencerat, aktori kishte këtë koment:

“Atëherë, nga andej nga ana ime, ose unë më saktë e kam dëgjuar nga gjyshja ime, këtë shprehje: Po s’të mori mendja nuk të merr mallë gjë. Po të dalë kryeministri i vendit atje, po pse o kryeministër është ai? Po pse, si mendon ai se duhet të zgjidhë vetëm hallet e socialistëve? Po një kryeministër nuk zgjidhet për hallet e partisë që ai përfaqëson. Po ai ka gjithë popullin në kurriz. Që nga fshati më i humbur edhe deri tek kryeqyteti që është qendra e kulturës. Ai nuk mbush më, atij i ka ikur… i ka lëvizur ajo që thotë, po s’të mori mendja nuk të merr madhe gjë.

Shiko, të gjithë diktatorët e kanë këtë. Këtë këngën, vallëzimin, këtë e  kanë dhe kanë ikur bashkë me të pastaj. Me këtë, se kjo është…karshillëk i madhe që i bën popullit tënd. Është një gjë… shiko, unë mund të bëj çfarë të dua, është ajo që bën ai. Dhe nuk dua t’ja di për juve. Ju jini kështu, flamengo a çfarë thotë… Ai po i bën hyzmet drurit.

Ky kryeministri. Po i bën hyzmet drurit. Ai e kërkon me patjetër drurin. Sepse të bëjë ashtu… Po si mundet? Si ka mundësi? Ai e ka me gravatë, me kostum, me të gjitha… Është korrekt, pret, përcjell… Ç’është kjo? Nga e kemi këtë? Jo po nuk është ekstravagancë kjo, nuk është… kjo është lajthitje. Lajthitje e rëndë… ose, siç themi rëndom neve, i ka shkarë ledhi. I ka shkarë ledhi. Mbaroi. Sa ta gjejë ai, sa ta kërkojë ai… mjafton… ose si të të them unë, mendja është si një dorë me miza. E hape, ikën. Mblidhen mizat më?”

Të Lidhura

Rama ironizon protestuesit: Po me ‘Paketën e Maleve’ ç’patën Flamingot e Bulevardit?! Budallallëku s’ka për të na ndaluar!
Aktualitet

Rama ironizon protestuesit: Po me ‘Paketën e Maleve’ ç’patën Flamingot e Bulevardit?! Budallallëku s’ka për të na ndaluar!

7 Qershor, 2026
Rama sulmon mediat ndërkombëtare dhe minimizon protestën: Vetëm 2 mijë pjesëmarrës, Shqipëria është nën histeri dixhitale
Aktualitet

Rama sulmon mediat ndërkombëtare dhe minimizon protestën: Vetëm 2 mijë pjesëmarrës, Shqipëria është nën histeri dixhitale

6 Qershor, 2026
Eduart Ndocaj i bashkohet protestës së shqiptarëve në Milano për çështjen e Zvërnecit
Aktualitet

Eduart Ndocaj i bashkohet protestës së shqiptarëve në Milano për çështjen e Zvërnecit

6 Qershor, 2026
Mevlan Shanaj letër të hapur Ramës: Pse na zhgënjeve ne që të besuam?
Aktualitet

Mevlan Shanaj letër të hapur Ramës: Pse na zhgënjeve ne që të besuam?

6 Qershor, 2026
Kreu i PLL, Axhami: 25 vjet Kosovë e lirë, Liri për të gjithë heronjtë e luftës
Aktualitet

PLL pro protestave në mbrojtje të pronave me interes kombëtar strategjik, pa penguar investimet e huaja

6 Qershor, 2026
Aktori Mehdi Malkaj thirrje Ramës në protestë: Mjerë ti, nëse do rrish akoma!
Aktualitet

Aktori Mehdi Malkaj thirrje Ramës në protestë: Mjerë ti, nëse do rrish akoma!

5 Qershor, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com