Ligj dhe shtet i fortë, kundër krimit!
Kryetar i PLL z.Shpëtim Axhami
Të nderuar qytetarë!
Ngjarja e rëndë e ndodhur në Maliq, ku humbi jetën një efektiv i Policisë së Shtetit dhe mbeti i plagosur një tjetër, përbën një sulm të drejtpërdrejtë ndaj organeve ligjzbatuese si dhe cenon autoritetin shtetit, rendit publik dhe sigurisë së qytetarëve.
Vrasja e një efektivi të Policisë së Shtetit ne beteje frontale me shkelesit e ligjit është një akt kriminal i denueshem dhe i papranueshëm.Punonjesit e policise kane treguar vendosmeri deri ne vetmohim , akt i cili duhet te frymezoje cdo efektiv se beteja me krimin eshte e veshtire dhe e gjate. Përballë akteve të tilla, reagimi i institucioneve ligjzbatuese dhe i drejtësisë duhet të jetë i menjëhershëm, i vendosur dhe pa asnjë kompromis ne denimin e shpejte dhe shterues te kriminelit.
Elementë te tille kriminalë qe guxojne te sfidojnë hapur rendin kushtetues dhe autoritetin shtetëror, nuk kane dhe nuk duhet te kene asnje mbeshtetje publike e ligjore si dhe duhen evidentiar me profesionalizem te larte. Garantimi i pavarësisë së institucioneve në ushtrimin e detyrës kerkon me shume se kurre një organizim në formatin e strukturave policore dhe krijimin e nje xhandarmarie moderne ku lufta ndaj krimit do te kishte tjeter sukses ne te gjithe strukturen e tij. Ne kushtet aktuale Shteti duhet të tregojë vendosmëri të palëkundur për të mbrojtur rendin, ligjin dhe jetën e qytetarëve.
Askush mbi ligjin, autoriteti me i larte kudo duhet te jete vetem LIGJI.
Shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen, të afërmit dhe kolegët e efektivit që humbi jetën në krye të detyrës. Uroj shërim të shpejtë për punonjësin e plagosur. Dhimbja e kësaj humbjeje është dhimbje për të gjithë shoqërinë.











