InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

“Çdo pronë e lirë shtetërore t’u jepet pronarëve për kompensim”, reagon ashpër Shpëtim Axhami: Toka shqiptare nuk mund të shitet te të huajt

18 Maj, 2026
in Aktualitet
A A
“Çdo pronë e lirë shtetërore t’u jepet pronarëve për kompensim”, reagon ashpër Shpëtim Axhami: Toka shqiptare nuk mund të shitet te të huajt

Partia Lëvizja e Legalitetit ka reaguar ashpër ndaj projektligjit “Për kalimin në pronësi të tokës bujqësore, shtetërore apo private, tek personat fizikë dhe juridikë të huaj”, duke e cilësuar të papranueshëm në kushtet kur mijëra familje shqiptare ende presin zgjidhjen e çështjes së pronave.

Kreu i PLL-së, Shpëtim Axhami, kërkon që çdo pronë e lirë shtetërore të përdoret për kompensimin fizik të pronarëve të dëmtuar nga regjimi komunist dhe jo për t’u kaluar subjekteve të huaja.

Në deklaratën e tij të plotë, Axhami shprehet:

“Çdo pronë e lirë shtetërore të ju jepet pronarëve për kompesim!

Partia Lëvizja e Legalitetit shpreh shqetësimin e saj të thellë lidhur me projektligjin ‘Për kalimin në pronësi të tokës bujqësore, shtetërore apo private, tek personat fizikë dhe juridikë të huaj’.

Ne mbrojmë pa ekuivok të drejtën e pronës dhe interesin kombëtar. Shqipëria vazhdon të ketë mijëra qytetarë e familje pronare që prej dekadash presin zgjidhjen e çështjes së pronave të grabitura nga regjimi komunist.

Në këto kushte, është e papranueshme që shteti të diskutojë kalimin e tokës bujqësore në pronësi të subjekteve të huaja, ndërkohë që ende nuk ka përmbushur detyrimet ndaj pronarëve shqiptarë të lënë pa pronat e tyre.

Partia Lëvizja e Legalitetit thekson se këto prona të lira shtetërore që ekzistojnë, toka dhe sipërfaqe të pashfrytëzuara, duhet të përdoren për kompensimin fizik të pronarëve që ju është grabitur prona e tyre dhe këto të fundit stimulohen me politika shtetërore për zhvillimin e tyre.

Ky do të ishte një akt drejtësie historike dhe një hap konkret për rivendosjen e besimit te shteti i së drejtës mbi pronën duke zbutur sado pak kaosin e shkaktuar nga ligji 7501.

Toka shqiptare nuk mund të trajtohet si mall spekulimi duke lënë hapësira edhe për abuzime të tjera antikushtetuese, ndërkohë që pronarët e ligjshëm vazhdojnë të mbeten pa të drejtën e tyre mbi pronën.”

Të Lidhura

PLL nis betejën për zgjedhjet 2027: “Kandidatët tanë në çdo bashki”
Aktualitet

PLL nis betejën për zgjedhjet 2027: “Kandidatët tanë në çdo bashki”

20 Shtator, 2026
“Arsimi nuk është propagandë!” Axhami kërkon Reformë Kombëtare Arsimore
Aktualitet

“Arsimi nuk është propagandë!” Axhami kërkon Reformë Kombëtare Arsimore

13 Shtator, 2026
Shpëtim Axhami: Interesi i Kosovës është më i madh se emri i një presidenti
Aktualitet

98-vjetori i Mbretërisë, Axhami: “Monarkia, alternativë serioze politike edhe sot”

1 Shtator, 2026
“E drejta nuk është nder” – Axhami reagon pas qytetarit që priti 5 orë për të takuar Ramën
Aktualitet

Axhami: Kjo qeverisje ka rënë, Shqipëria ka nevojë për një kthesë politike

28 Gusht, 2026
“E drejta nuk është nder” – Axhami reagon pas qytetarit që priti 5 orë për të takuar Ramën
Aktualitet

“E drejta nuk është nder” – Axhami reagon pas qytetarit që priti 5 orë për të takuar Ramën

24 Gusht, 2026
Beralb në krah të Bashkisë Pukë: Mbështetje konkrete dhe mjete në vijën e zjarrit
Aktualitet

Beralb në krah të Bashkisë Pukë: Mbështetje konkrete dhe mjete në vijën e zjarrit

24 Gusht, 2026

TË FUNDIT

PLL nis betejën për zgjedhjet 2027: “Kandidatët tanë në çdo bashki”
Aktualitet

PLL nis betejën për zgjedhjet 2027: “Kandidatët tanë në çdo bashki”

20 Shtator, 2026

Analizë e romanit: “Pasqyra e thyer” të autores Vita Blloshmi Kozeli
Kulturë

Analizë e romanit: “Pasqyra e thyer” të autores Vita Blloshmi Kozeli

19 Shtator, 2026

“Nuk e dimë sa të forta jemi, derisa jeta na detyron të bëhemi të pathyeshme” – Denada Isa
Të ndryshme

“Nuk e dimë sa të forta jemi, derisa jeta na detyron të bëhemi të pathyeshme” – Denada Isa

14 Shtator, 2026

“Arsimi nuk është propagandë!” Axhami kërkon Reformë Kombëtare Arsimore
Aktualitet

“Arsimi nuk është propagandë!” Axhami kërkon Reformë Kombëtare Arsimore

13 Shtator, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com