Nga Enton Doçi
Në një nga shkrimet e para pak kohëve, kemi denoncuar megaskandalin që ka përfshirë Kontrollin e Lartë të Shtetit ose më saktë kolapsin në të cilin dergjet vetë Kryetari i këtij institucioni z. Arben Shehu. Që nga fillimi i mandatit te tij, ai është shoqëruar nga sjellje arrogante, autokratike dhe të dhunshme ndaj audituesve duke ndërmarrë një ofensive ekstreme masash të pajustifikuara nga Ligji “Për nëpunësin civil” apo vetë Rregullorja e Brendshme e institucionit duke e shndërruar Kontrollin në “vilajet” dhe veten në “bejlerbe”. Falë këtij despotizmi ka rënë dhe performanca e kontrollit në të gjithë treguesit e tij, pasi të gjithë punonjësit ndjehen ekstrimisht të kërcënuar. Në shkrimin e radhës së kaluar kemi denoncuar aktet e kundërligjshme të z. Arben Shehu, akte të cilat janë minimumi korrupsion pasiv. Auditime të cilat bartin risk të lartë janë lënë prej shumë kohësh (vitesh) në sirtarët e z. Shehu në pritje të “ofertave”!?.
Nëse nuk është kështu atëherë për çfarë nuk evadohen në kohë dosjet e përfunduara? Përse procesi i auditimit në disa subjekte të rëndësishme siç është Bashkia e Tiranës zvarritet pambarim? Nuk besojmë se është duke pritur të dalë Erion Veliaj nga burgu. Si duket nuk ka kush t`i ofrohet. Në disa media të ndikuara prej tij, z. Shehu ka pretenduar se grupi i audituesve që e kanë denoncuar publikisht janë punonjes me probleme disiplinore, profesionale, të integritetit dhe të favorizuar nga kryetarët e mëparshëm.
Ndërkohë që një pjesë e tyre janë auditues të klasit të parë, drejtorë, ish drejtorë, auditues me ekperiencë mbi 10 deri afro 30 vite në KLSH, të cilët ai vetë i ka persekutuar e denigruar. Për më tepër një pjesë e tyre kanë fituar gjygjet kundër vendimeve despotike e antiligjore te Beut të Kontrollit. Por ai nuk është mjaftuar me kaq. Ai vazhdon përndjekjen absurde të audituesve “kryengritës”. Dërgon ditë për ditë nga 2-3 punonjës të vetët për të kontrolluar orarin e grupit të kontrollit në subjektet ku janë angazhuar. Mirë shkaktimi i stresit tek grupi i audituesve sepse ketë ai nuk e kupton, po karburanti?
Nga ana tjetër, i gjendur përballë mosrealizimeve të ndryshme, z. Shehu ka mashtruar publikisht edhe Parlamentin Shqiptar. Duhet theksuar për të disatën herë, duke u shndërruar në mashtrues serial. Herën e parë e mashtroi duke përdorur të dhëna jo të sakta mbi CV e tij kur thoshte se ka eksperiencë pune në çështje financiare si konsulent (avokat), pasi pa këtë kusht ai nuk do të mund të zgjidhej si kryetar i Institucionit më të lartë kontrollues në vend.
Mashtrimi i fundit ka të bejë me raportimin vjetor të tij para Parlamentit, të vetmit institucion para të cilit jep llogari.
Në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, neni 164, pika 2 specifikohet:
“Kontrolli i Lartë i Shtetit i paraqet Kuvendit raportin vjetor të veprimtarisë së tij”. Po sipas ligjeve termi “raport vjetor” për instutucionet shtetërore nënkupton egzaktësisht raport mbi punën e kryer gjatë vitit kalendarik, pra nga dt. 1 janar deri me 31 dhjetor. Punët apo aktivitetet e kryera jashtë këtij segmenti kohor, nuk mund të raportohen. Por çfarë bën Sheh Sulltani i KLSH? Ndryshe nga gjithë vitet e mëparshme, në Raportin e Performancës së vitit 2025, ka përfshirë rreth 40 auditime, të cilat kanë përfunduar dhe ju janë përcjellë subjekteve të audituara gjatë periudhës janar-mars 2026, duke manipuluar në këtë mënyrë rezultatet vjetore të vitit raportues 2025, si dhe duke keqinformuar, ose me saktë duke mashtruar qëllimisht Kuvendin.
Përfshirja e rreth 40 auditimeve të përfunduara në vitin 2026 në raportin e veprimtarisë për vitin 2025, bie ndesh me detyrimin juridik të raportimit vjetor, sipas Kushtetutës dhe Ligjit nr. 154/2014, pasi afati 31 mars, është vetëm afat dorëzimi dhe nuk zgjeron periudhën raportuese. Ajo që tashmë merr rëndesi të veçantë është predispozicioni dhe angazhimi i Kuvendit të Shqipërisë në këtë çështje alarmante jo thjesht për Kuvendin apo kontrollin por për kulturën e zbatimit te ligjit në Republikën e Shqipërisë.
Kuvendi ka të drejtë legjitime të kërkojë: Informacion dhe sqarime mbi zbatimin e metodologjive, rregulloreve dhe manualeve të miratuara nga vetë Kryetari i KLSH, si detyrim ligjor i përcaktuar në Ligjin nr. 154/2014 “Për organizimin dhe funksionimin e KLSH-së; Kuvendi nuk ndërhyn në planin e auditimeve për të mos cenuar pavarasinë e KLSH, por ka të drejtën e plotë të kërkojë sqarime si e ka zbatuar Metodologjinë e planifikimit; Kuvendi nuk ka të drejtë të ndërhyjë në përmbajtjen e auditimeve, por ka gjithë të drejtën ti kërkojë sqarime, mbi zbatimin e standardeve, rregulloreve manualeve të auditimit të miratuara nga vetë KLSH; ka të drejtë të kërkojë llogari mbi metodologjinë e treguesve të raportit vjetor; arsyetim për çdo devijim nga kërkesat ligjore të raportimit dhe çdo ndryshim nga praktika e ndjekur më parë. Ka të drejtë të kërkojë llogari mbi çdo procedurë të menaxhimit të brendshëm si burimet njerëzore të cilat janë masakruar, zbatimin e buxhetit të KLSH, raportimin financiar etj.
Në këto kushte, kjo është çështje korruptive e përmasave të jashtëzakonshme, ku me veprimet dhe mosveprimet e tij Kryetari i KLSH ka cenuar integritetin e një institucioni i cili sipas standardeve të auditimit duhet tw udhëheqë përmes shembullit. Mbetet në dorë të Kuvendit të Shqiperisë të pranojë mashtrimet e radhës, apo të reagojë për një nga institucionet më të rëndësishme në vend.
Fakte konkrete nga raportimet e KLSH 2014-2023
Raportime nga ish Kryetari i KLSH-së
Raporti i Performancës së vitit 2014
Për vitin 2014, Kontrolli i Lartë i Shtetit, nga 159 auditime të planifikuar për evadim, në fakt ka ushtruar dhe ka vijuar me përgatitjen e materialeve për 192 auditime, (19 auditime janë të mbartura nga viti 2013) nga të cilat 160 auditime janë të përfunduar e të evaduar, 4 janë të përfunduar si proces auditimi në subjekt, por të paevaduar, dhe 28 janë në proces auditimi.
Raporti i Performancës së vitit 2015
Kontrolli i Lartë i Shtetit, për periudhën Janar-Dhjetor 2015, ka evaduar 158 auditime nga 155 auditime të planifikuara, nga të cilat:
– 120 auditime përputhshmërie, ligjshmërie dhe rregullshmërie financiare
– 12 auditime financiare;
– 12 auditime tematike;
– 12 auditime performance;
– 2 auditime IT.
Për vitin 2015, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kryer 174 auditime në total, nga të cilat 158 janë përfunduar edhe evaduar, 5 auditime janë përfunduar por pa evaduar edhe 11 auditime janë në proces.
Raporti i Performancës së vitit 2016
Për periudhën janar-dhjetor 2016, Kontrolli i Lartë i Shtetit, nga 154 auditime të planifikuar për auditim ka përfunduar dhe evaduar 154, si dhe ka ushtruar dhe ka vijuar me përgatitjen e materialeve për 170 auditime.
Sipas llojit, auditimet e evaduara klasifikohen:
– 118 auditime përputhshmërie, ligjshmërie dhe rregullshmërie financiare;
– 7 auditime financiare;
– 14 auditime tematike;
– 13 auditime performance;
– 2 auditime IT (të cilat kanë qenë të orientuara si auditime përputhshmërie)
Raporti i Performancës së vitit 2017
Kontrolli i Lartë i Shtetit, për periudhën Janar-Dhjetor 2017, ka evaduar 156 auditime nga 154 auditime të planifikuara, nga të cilat:
– 92 auditime rregullshmërie;
– 25 auditime përputhshmërie;
– 14 auditime financiare;
– 15 auditime performance;
– 5 auditime tematike;
– 5 auditime IT.
Raporti i Performancës së vitit 2018
Për periudhën Janar – Dhjetor 2018, ka evaduar 171 auditime nga 162 auditime të planifikuara, nga të cilat:
– 52 auditime rregullshmërie;
– 42 auditime përputhshmërie;
– 29 auditime financiare;
– 18 auditime performance;
– 24 auditime tematike;
– 6 auditime IT
Raporti i Performancës së vitit 2019
Për periudhën janar – dhjetor 2019, Kontrolli i Lartë i Shtetit nga 151 auditime të planifikuara ka kryer 160 të tillë, nga të cilët ka përfunduar dhe evaduar 140 auditime dhe 20 auditime në proces. Auditime sipas llojit Auditime me opinion
– 42 auditime përputhshmërie
– 23 auditime financiare Auditime rregullshmërie
– 41 auditime financiare dhe ligjshmërie Auditime performance
– 16 auditime performance Auditime të sistemeve të informacionit
– 7 auditime IT Auditime tematike
– 11 auditime tematike
Raportime nga z. Arben Shehu. Kryetar i KLSH-së
Raporti i Performancës viti 2020
Treguesit kryesorë të aktivitetit auditues Kontrolli i Lartë i Shtetit, në cilësinë e institucionit më të lartë të auditimit të jashtëm publik, për vitin 2020 kishte planifikuar gjithsej 143 auditime, vijoi puna audituese për përgatitjen e 145 raporteve të auditimit, nga të cilat duke u orientuar drejt përmbushjes së detyrimeve ligjore janë evaduar 73 misione auditimi, si rezultat i rrethanave të shkaktuara nga ndikimi i pandemisë Covid19.
Raporti i Performancës viti 2021
Kontrolli i Lartë i Shtetit, në cilësinë e institucionit më të lartë të auditimit të jashtëm publik, në kuadër të përmbushjes së detyrimeve kushtetuese dhe ligjore, për periudhën janar – dhjetor 2021 ka realizuar veprimtarinë audituese duke realizuar dhe evaduar 158 misione auditimi në 205 subjekte auditimi.
Të detajuara sipas llojit të auditimit, aktiviteti i KLSH paraqitet në tabelën në vijim:
56-Auditime përputhshmërie
21-Auditime financiare
41-Auditime të kombinuara (financiare dhe përputhshmërie)
18-Auditime performance
5-Auditime të sistemeve të Informacionit dhe Teknologjisë
17-Auditime tematike, përfshirë zbatimin e rekomandimeve
Raporti i Performancës viti 2022
Kontrolli i Lartë i Shtetit, në cilësinë e institucionit më të lartë të auditimit të jashtëm publik, në kuadër të përmbushjes së detyrimeve kushtetuese dhe ligjore, për periudhën janar – dhjetor 2022, ka realizuar veprimtarinë audituese duke kryer dhe evaduar 177 misione auditimi në 205 subjekte auditimi. Në përputhje me mandatin ligjor dhe objektivave strategjike institucionale, gjatë vitit 2022, KLSH ka zhvilluar auditime financiare, auditime të përputhshmërisë, auditime performance, auditime të sistemeve të teknologjisë dhe informacionit, dhe auditime të kombinuara. Gjithashtu, KLSH, krahas përmbushjes së detyrimit ligjor për auditimin dhe raportimin mbi zbatimin e rekomandimeve të lëna në auditimet e mëparshme, ka kryer dhe disa auditime tematike për çështje të veçanta me interes publik, të bëra prezent nga palë të ndryshme interesi.
Raporti i Performancës viti 2023
Kontrolli i Lartë i Shtetit, në cilësinë e institucionit më të lartë të auditimit të jashtëm publik, në kuadër të përmbushjes së detyrimeve kushtetuese dhe ligjore, për vitin 2023, ka realizuar veprimtarinë audituese duke kryer dhe evaduar 160 misione auditimi nga 154 të programuar.
Fakte: Auditimet e përfunduara dhe dërguara në subjektin e audituar (evaduara) në vitin 2026 dhe të deklaruara për vitin 2025
| Nr. | Raporte Përfundimtare të Auditimit sipas publikimit në Web KLSH, viti 2026 dhe të përfshira në Raportin e Performancës së KLSH-së për vitin 2025 | Muaji i dërgimit të raporteve në subjektet e audituara |
| Auditime Përputhshmërie dhe Financiare | ||
| 1 | Raport përfundimtar auditimi Drejtoria e Përgjithshme Detare, Durrës | Mars |
| 2 | Raport përfundimtar auditimi Enti Kombëtar i Banesave | Mars |
| 3 | Raport përfundimtar auditimi Drejtoria e Ujitjes dhe Kullimit Korçë | Mars |
| 4 | Raport përfundimtar auditimi Drejtoria e Ujitjes dhe Kullimit Fier | Shkurt |
| 5 | Raport përfundimtar auditimi financiar Bashkia Sarandë | Mars |
| 6 | Raport përfundimtar auditimi financiar Bashkia Maliq | Mars |
| 7 | Raport përfundimtar auditimi financiar Bashkia Elbasan | Mars |
| 8 | Raport përfundimtar auditimi tematik “Mbi verifikimin e situatës pas rrëshqitjeve në rrugën Matogjin – Bashaj”, Bashkia Selenicë | (2026) |
| 9 | Raport përfundimtar auditimi Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit | (2026) |
| 10 | Raport përfundimtar auditimi Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive | Shkurt |
| 11 | Raport përfundimtar auditimi Ministria e Turizmit dhe Mjedisit | (2026) |
| 12 | Raport përfundimtar auditimi Rezidenca Studentore Universitare Nr.2, sh.a | (2026) |
| 13 | Raport përfundimtar auditimi në shoqërinë “Trajtimi i Studentëve” Vlorë | Shkurt |
| 14 | Raport përfundimtar auditimi në shoqërinë “Trajtimi i Studentëve” Elbasan | Shkurt |
| 15 | Raport përfundimtar auditimi në shoqërinë “Trajtimi i Studentëve” Korçë | Shkurt |
| 16 | Raport përfundimtar auditimi në shoqërinë “Trajtimi i Studentëve” Shkodër | Shkurt |
| 17 | Raport përfundimtar auditimi në shoqërinë “Trajtimi i Studentëve” Gjirokastër | Shkurt |
| 18 | Raport përfundimtar “Mbi ecurinë e zbatimit të rekomandimeve të lëna nga KLSH” në Drejtoritë Vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës: Tirana Jug, Tirana Veri, Tirana Rurale I, Tirana Rurale II, Kamëz – Vorë, Shkodër, Durrës | |
| 19 | Raport përfundimtar auditimi financiar Bashkia Skrapar | Shkurt |
| 20 | Raport përfundimtar auditimi financiar Bashkia Berat | Shkurt |
| 21 | Raport përfundimtar auditimi financiar Bashkia Cërrik | (2026) |
| 22 | Raport përfundimtar “Mbi auditimin për verifikimin e zbatimit të rekomandimeve të lëna në auditimet e vitit 2024” | |
| 23 | Raport përfundimtar auditimi Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) | (2026) |
| 24 | Raport përfundimtar auditimi financiar Bashkia Korçë | Shkurt |
| 25 | Raport përfundimtar auditimi financiar Bashkia Lushnjë | Shkurt |
| 26 | Raport përfundimtar auditimi financiar Bashkia Dimal | Shkurt |
| 27 | Raport përfundimtar auditimi “Albafilm” sh.a | Shkurt |
| 28 | Raport përfundimtar auditimi Agjencia Kombëtare e Ujësjellës Kanalizimeve (AKUK) për raportimin e kryer për Programin Kombëtar të Modernizimit të Sektorit të Ujësjellës Kanalizimeve në Shqipëri | Shkurt |
| 29 | Raport përfundimtar auditimi Bashkia Tropojë | Shkurt |
| 30 | Raport përfundimtar auditimi financiar Bashkia Selenicë | (2026) |
| 31 | Raport përfundimtar auditimi financiar Bashkia Fier | (2026) |
| 32 | Raport përfundimtar auditimi “Ofrimi i shërbimit të ushqimit në Spitalin Rajonal Korçë” | Janar |
| Të pa publikuara në Web | ||
| 33 | Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural | Mars |
| 34 | Autoriteti Portual Durrës | Mars |
| Auditime Performance të përfunduara në vitin 2026 dhe publikuara në Web në vitin 2026 | ||
| 35 | Raport përfundimtar auditimi “Planet gjithëpërfshirëse të qeverisë dhe aspektet buxhetore për një popullsi në moshim” | Mars |
| 36 | Raport përfundimtar auditimi “Trajtimi, rehabilitimi dhe ri integrimi i personave të dënuar” | Shkurt |
| 37 | Raport përfundimtar auditimi “Mbrojtja dhe siguria e digave” | Janar |







