Kryetari i Partisë Lëvizja e Legalitetit, Shpëtim Axhami, ka përcjellë një mesazh urimi me rastin e kurorëzimit të martesës së Leka II, Princi i Shqiptarëve me Blerta Celibashin, e cila u zhvillua më 15 mars 2026.
Në mesazhin e tij, Axhami shprehet se në emër të tij personal dhe në emër të të gjithë legalistëve shqiptarë përcjell urimet më të përzemërta për çiftin me rastin e këtij momenti të veçantë në jetën e tyre.
Ai thekson se ky kurorëzim përfaqëson një ngjarje të bukur për Familjen Mbretërore Shqiptare dhe një gëzim të veçantë për të gjithë ata që vlerësojnë traditën, dinjitetin dhe institucionin e familjes shqiptare.
“Urojmë që ky bashkim të jetë i mbushur me dashuri, respekt, mirëkuptim dhe lumturi të përhershme, duke u bërë gjithmonë shembull i vlerave më të mira familjare dhe kombëtare”, shprehet ndër të tjera kreu i legalistëve shqiptarë.
Martesa e Leka II, Princi i Shqiptarëve me Blerta Celibashin është konsideruar nga mbështetësit e monarkisë si një moment domethënës për vazhdimësinë e traditës së Familjes Mbretërore Shqiptare. 👑💍












