Analisti Genc Burimi, i ftuar në Kafe Shqeto, tha se vizita e djeshme në PPE, e liderit të opozitës Sali Berisha, ka shkatërruar dy mite të rëndësishme që janë krijuar gjatë periudhës së qeverisjes së Ramës.
Së pari, miti i Shqipërisë si një vend i transformuar dhe i zhvilluar, dhe së dyti, miti i Berishës si një politikan i izoluar dhe pa ndikim, (sipas Ramës).
Ai theksoi se kjo vizitë ka treguar se PD nuk është e izoluar, por po merr ftesa në forume më të larta europiane, ndërsa për Shqipërinë, ajo që paraqitet nga Rama si një parajsë politike dhe ekonomike është larg realitetit, që vazhdon të përballet me sfida të mëdha.
Genc Burimi:
“Vizita e djeshme e liderit të opozitës Sali Berisha theu dy mite: mitin e Shqipërisë të krinuar fals nga Rama. Se Berisha non-grata është i izoluar, PD është në karantinë dhe dje u pa qartë se kjo PD nuk është e izoluar, por po ftohet në forume më të larta europiane.
Miti tjetër, kësaj here jashtë Shqipërisë në Europë, një mit i krijuar fals nga Rama, sikurse Shqipëria në krahasim me vendet e tjera është një parajsë, në krahasim me Serbinë që ka autokracinë, me Maqedoninë e Veriut që ka jostabilitet politik, në krahasim me Malin e Zi që po grryhet nga forca të brendshme nacionaliste.
Rama e kishte paraqitur Shqipërinë si një parajsë politike, ekonomike apo mirëqenieje, kur në fakt Shqipëria është një narko-shtet, është një kancer.
Së dyti, përveç rrënimit të miteve, Berisha dje tregoi qartë interesin europian që në fuqi në Shqipëri të vijë PD dhe intolerancë zero ndaj këtij krimi që e bëri Shqipërinë të rrezikshme dhe për vetë vendet e këtyre deputetëve të ilustruar ata vijnë dhe PD këtë gjë e tregon qartë, ishte pikërisht djegia e mjeteve të lundrimit që i shërbenin veprimtarive kriminale.
Ishin shumë mite që u shuan dhe sigurisht qëllimi kryesor i këtij miti është se denoncimi nuk mjafton, duhen marrë disa masa që krimi zgjedhor të mos përsëritet më.
Këta dhe po të vijnë dhe të marrin pjesë në zgjedhjet në Shqipëri, këta bëjnë krime të sofistikuara dhe sipas mendimit tim, etapa e parë është sensibilizimi nga Berisha dhe marrja e masave se si mund të evidentohet krimi zgjedhor që bëri naming dy zgjedhjet e tjera”.