Kryeministri Edi Rama ka replikuar në rubrikën Sy m’Sy me një qytetar, i cili iu drejtua duke thënë që shqiptarët s’kanë bukë të hanë.
Kreu i qeverisë u shpreh se kjo s’është e vërtetë, dule theksuar se “historia e bukës për drekë dhe për darkë në Shqipëria ka shumë vite që është mbyllur”.
Rama shtoi se në vendin tonë ka një numër shumë të vogël, por shtoi se nga uria s’ka vdekur njeri.
“Për cilët e ke fjalën që nuk kanë bukë të hanë në darkë? Për kë e konkretisht? Në Shqipëria ka patjetër një numër shumë të vogël, por historia e bukës për drekë dhe për darkë në Shqipëria ka shumë vite që është mbyllur. Në Shqipëri për bukë nuk ka vdekur njeri që nga koha e Skënderbeut, ke dëgjuar njeri ti të vdesë nga uria”, tha Rama.