InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

EKSKLUZIVE/ “Nuk dua të jem vëzhguese, por pjesë e zgjidhjes” – Enkelejda Veliu për garën në PD Fier

2 Prill, 2026
in Aktualitet
A A
EKSKLUZIVE/ “Nuk dua të jem vëzhguese, por pjesë e zgjidhjes” – Enkelejda Veliu për garën në PD Fier

Gara për drejtimin e degës së Partisë Demokratike në Fier po merr gjithnjë e më shumë vëmendje, ndërsa një nga emrat që po spikat është ai i znj. Enkelejda Veliu. Me një profil aktiv brenda strukturave të PD dhe një lidhje të fortë me qytetin, ajo vjen si një zë që kërkon ndryshim real dhe rikthim të besimit te demokratët.

Në një kohë kur Partia Demokratike përballet me sfida të brendshme dhe nevojë për riorganizim, kandidatura e saj shihet si një përpjekje për të sjellë një frymë të re, më përfshirëse dhe të bazuar në meritokraci. Veliu thekson se ka ardhur momenti për të kaluar nga fjalët në veprime konkrete, duke vendosur në qendër njerëzit dhe vlerat që bashkojnë demokratët.

Në këtë intervistë ekskluzive për Info Press Albania, ajo flet hapur për arsyet e kandidimit, gjendjen aktuale të degës së PD në Fier dhe vizionin e saj për të ardhmen.

1.Znj. Veliu, kandidatura juaj për drejtimin e degës së PD Fier ka tërhequr vëmendje. Çfarë ju shtyu të merrni këtë hap në këtë moment?

    Prej vitesh jam pjesë e strukturave të Partisë Demokratike dhe kam jetuar gjithmonë në Fier, pa u shkëputur asnjëherë nga ky qytet. I njoh nga afër problematikat dhe shqetësimet reale të qytetarëve. Pikërisht kjo më ka shtyrë të mos jem më thjesht një vëzhguese, por të bëhem pjesë e zgjidhjes.
    E kuptoj që njerëzit kërkojnë më shumë dhe më mirë. Vëmendja që ka marrë kandidatura ime është një tregues i qartë se ata duan përfaqësim serioz dhe autentik. Është koha për të vepruar, jo vetëm për të folur – dhe kjo më motivon të mbaj edhe më shumë përgjegjësi.

    2. Si e shihni sot Partinë Demokratike në Fier dhe cilat janë sfidat më të mëdha që duhet të përballojë?

      Sot jemi përballë disa sfidave të njëpasnjëshme. Vitet e gjata në opozitë, dobësimi i strukturave përmes një plani të qëllimshëm, si dhe konfliktet dhe ndarjet e brendshme kanë lënë gjurmë të thella.
      Ajo që më shqetëson më shumë është humbja e shpresës. Përçarjet e bëjnë të pamundur funksionimin normal të degës.
      Ne kemi nevojë për njerëz – për ata që kanë qenë dhe për ata që duan të bashkohen. Ka vend për të gjithë. Nuk duhet të mbajmë më mbi supe konfliktet e së kaluarës; ato tashmë kanë një kosto të paguar me humbje të njëpasnjëshme.

      3. Ju vini me një vizion të ri – çfarë do të ishte ndryshe në drejtimin tuaj krahasuar me mënyrën aktuale të organizimit?

        Drejtimi i një partie nuk është i pamundur nëse respektohet meritokracia. Në vizionin tim, mundësitë, pozitat dhe vlerësimi do të bazohen te kontributi real i çdo individi.
        Nuk kemi më nevojë për grupime që diktojnë emërimet sipas interesave personale. Kartat duhet të jenë të hapura për të gjithë.
        Barazia e mundësive, vlerësimi sipas meritës dhe konkurrenca e ndershme janë parime thelbësore. Me rigorozitet dhe drejtësi, këto janë të mjaftueshme për të ndërtuar një drejtim të fortë dhe funksional.

        4. Sa e rëndësishme është për ju përfshirja e të rinjve dhe grave në politikë, dhe si do ta nxisni konkretisht këtë pjesëmarrje?

          Nuk mund të ketë një politikë të plotë pa gruan dhe rininë.
          Si grua dhe si dikush që punon çdo ditë me adoleshentë, i njoh mirë potencialet dhe sfidat e tyre. Shoqëria ka nevojë për mendimin e matur dhe zgjidhjet që shpesh vijnë nga gratë, ashtu siç ka nevojë për energjinë dhe vizionin e të rinjve.
          Synimi im është që, së bashku me burrat, të krijojmë një bashkëpunim real dhe të sjellim ndryshimin e duhur.

          5. Brenda partisë shpesh flitet për nevojën e bashkimit. Si do të arrini të krijoni një frymë uniteti dhe bashkëpunimi mes strukturave?

            Ndërtimi i besimit nuk është i thjeshtë. Kërkon komunikim të vazhdueshëm, transparencë dhe dashamirësi.
            Duhet punë e madhe dhe kohë, por mbi të gjitha një qëllim i përbashkët. Ne na bashkon dëshira që Partia Demokratike të rikthehet sa më parë në pushtet.
            Që njerëzit të ndihen pjesë e kësaj rruge, duhet t’u japim hapësirë, zë dhe rol real në vendimmarrje.

            6. Në fund, cili është mesazhi juaj për demokratët e Fierit për këtë garë dhe për të ardhmen e degës?

              Jemi shumë.
              Jemi njerëz të lirë dhe, mbi të gjitha, jemi Partia Demokratike.
              Le të krijojmë një klimë që do të frymëzojë edhe të tjerët pas nesh; askush nuk është i pazëvendësueshëm.
              Le të mësojmë nga gabimet. Vota është e shenjtë.
              Le të besojmë fort në parimet tona: Zot, familje, pronë.
              Unë nuk do të jem vetëm.
              Do të jemi bashkë. ✌️✌️

              Të Lidhura

              Gjendja shëndetësore e Ilir Metës, KSHH: Refuzon të hajë ‘ushqimin e komandës’, nuk ajroset
              Aktualitet

              Gjendja shëndetësore e Ilir Metës, KSHH: Refuzon të hajë ‘ushqimin e komandës’, nuk ajroset

              28 Prill, 2026
              Alarm për SPAK/ Fermeri nga Lushnja denoncon korrupsionin në AZHBR – “50 milion lekë nën dorë ose nuk e merr grantin”
              Aktualitet

              Alarm për SPAK/ Fermeri nga Lushnja denoncon korrupsionin në AZHBR – “50 milion lekë nën dorë ose nuk e merr grantin”

              23 Prill, 2026
              Përplasja Balluku- Subashi në Fier, kërkohet shkarkimi i kryetarit të Këshillit Bashkiak
              Aktualitet

              Përplasja Balluku- Subashi në Fier, kërkohet shkarkimi i kryetarit të Këshillit Bashkiak

              22 Prill, 2026
              Kreu i PLL, Axhami: 25 vjet Kosovë e lirë, Liri për të gjithë heronjtë e luftës
              Aktualitet

              Axhami: Shqipëria të ndjekë shembullin e Hungarisë për hapjen e dosjeve dhe përballjen me të kaluarën

              22 Prill, 2026
              Axhami: Shqipëria të ndjekë shembullin e Hungarisë për hapjen e dosjeve dhe përballjen me të kaluarën
              Aktualitet

              Axhami: Shqipëria të ndjekë shembullin e Hungarisë për hapjen e dosjeve dhe përballjen me të kaluarën

              22 Prill, 2026
              Mes akuzave dhe realitetit, ‘Beralb”, një nga motorët kryesorë ekonomikë të Pukës dhe Fushë-Arrëzit
              Aktualitet

              Nga zhurma te faktet: Terreni dhe institucionet konfirmojnë rolin pozitiv të “Beralb” në Pukë

              21 Prill, 2026

              TË FUNDIT

              Kujdes: Rriten mashtrimet kibernetike me linqe të rreme, flet eksperti i fushës
              Opinione

              Kujdes: Rriten mashtrimet kibernetike me linqe të rreme, flet eksperti i fushës

              28 Prill, 2026

              Gjendja shëndetësore e Ilir Metës, KSHH: Refuzon të hajë ‘ushqimin e komandës’, nuk ajroset
              Aktualitet

              Gjendja shëndetësore e Ilir Metës, KSHH: Refuzon të hajë ‘ushqimin e komandës’, nuk ajroset

              28 Prill, 2026

              Horoskopi për ditën e hënë, 27 prill 2026
              Horoskopi

              Horoskopi për ditën e hënë, 27 prill 2026

              27 Prill, 2026

              Horoskopi për ditën e sotme, 10 prill 2026
              Horoskopi

              Horoskopi për ditën e premte, 24 Prill 2026

              24 Prill, 2026

              "InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

              @2024 InfoPressAlbania

              No Result
              View All Result
              • KREU
              • Artikuj
              • Opinione
              • Politikë
              • InfoPress
              • Ekonomi
              • Bota
              • Sport
              • Lifestyle
              • WEB TV
              • Të ndryshme
                • Aktualitet
                • Lajme
                • I përzgjedhur
                • Sociale
                • Shëndetësi
                • Histori
                • Kulturë
                • Kuriozitete
                • Horoskopi
                • Show Biz

              © 2024 Infopressalbania.com