InfoPressAlbania
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Kulturë

Poezi nga Sokol Gjoni: Kosovë, Feniksi i Lirisë

17 Shkurt, 2026
in Kulturë
A A
Poezi nga Sokol Gjoni: Kosovë, Feniksi i Lirisë

Me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës

Në djep të gurit linde, moj Kosovë krenare,
me plagë në kraharor, por zemër shqiptare,
shekujt të ranë mbi supe si dimër me acar,
po kurrë nuk u përkule, qëndrove si behar.

Të dogjën, të prenë, të lanë në errësirë,
por ti mbajte gjallë një emër – Liri,
dhe kur nata u bë më e rëndë se varrimi,
nga gjiri yt u ngrit vetë kushtrimi.

U ngrit UÇK-ja si rrufe në stuhi,
me flakë nëpër sy e me emrin Liri,
bijtë e tu ranë, por ranë për t’u ngritur,
se vdekja për Atdhe është lindje e dytë, e ndritur.

Ranë si yje që bien për të ndriçuar tokën,
me gjakun e tyre e shndritën epokën,
dhe toka e Kosovës nuk i mbajti në dhe,
por i ngriti në këngë për komb e për Atdhe.

O Kosovë martire, o emblemë e Lirisë,
emri yt bajrak që i prin shqiptarisë.
je fjala që tremb armiqtë e Atdheut,
fortesë e pamposhtur e bacë Ademit!

Nga hiri u ngrite si feniks me ëndrra të bardha,
me plagët ende të ngrohta, por me sytë nga e ardhmja,
dhe sot si shtet i lirë mbi gjakun e të rënëve,
ecën e sigurtë me ëndrrën për shtetbërje.

Sa të ketë shqiponja që qiellin kërkon,
sa të ketë një zemër që “Kosovë” të thotë,
emri yt do rrojë më i fortë se guri,
se ti je shqiptaria, ti je vetë kuq e zi Flamuri.

S. Gj

17.2.2026

Të Lidhura

“Arti në shërbim të jetës: Më 5 qershor hapet në Tiranë Panairi Bamirësie për kauzën e Blerina Kalthit”
Kulturë

“Arti në shërbim të jetës: Më 5 qershor hapet në Tiranë Panairi Bamirësie për kauzën e Blerina Kalthit”

2 Qershor, 2026
“Vargu si klithmë e shpirtit”/ Recensë mbi poezinë “Ku e kam vargun?” të poetes Eva Kacanja
Kulturë

“Vargu si klithmë e shpirtit”/ Recensë mbi poezinë “Ku e kam vargun?” të poetes Eva Kacanja

23 Maj, 2026
Brikena Kapedani, zëri i ri që po afirmohet fuqishëm në poezinë shqiptare
Kulturë

Brikena Kapedani, zëri i ri që po afirmohet fuqishëm në poezinë shqiptare

1 Prill, 2026
Xhuma Xhixha, një zë i ri që afirmohet përmes kujtesës dhe ndjeshmërisë poetike
Kulturë

Xhuma Xhixha, një zë i ri që afirmohet përmes kujtesës dhe ndjeshmërisë poetike

31 Mars, 2026
“Kur çelin zërat”, mbrëmja poetike që bashkoi artin dhe emocionin
Kulturë

“Kur çelin zërat”, mbrëmja poetike që bashkoi artin dhe emocionin

25 Mars, 2026
“Përmes konfuzionit”, poetja Sibora Taraj sjell vargjet që zbërthejnë enigmën e dashurisë
Kulturë

“Përmes konfuzionit”, poetja Sibora Taraj sjell vargjet që zbërthejnë enigmën e dashurisë

25 Mars, 2026

TË FUNDIT

Nga Valbona Lushi-Gavelli: Kur shteti harro më të pambrojturit
Të ndryshme

Nga Valbona Lushi-Gavelli: Kur shteti harron më të pambrojturit

12 Gusht, 2026

Shpëtim Axhami kujton Havzi Nelën: “Poeti antikomunist që nuk u përkul para diktaturës”
Aktualitet

Shpëtim Axhami kujton Havzi Nelën: “Poeti antikomunist që nuk u përkul para diktaturës”

10 Gusht, 2026

Mes tensioneve në rajon, Shpëtim Axhami paraqet planin për forcimin e mbrojtjes kombëtare
Aktualitet

Axhami: Nga eksodi i lirisë te shpopullimi i humbjes së shpresës, kjo duhet shpallur emergjencë kombëtare

8 Gusht, 2026

“Fushë-Arrëzi nuk preket!”Ish-kryebashkiaku Alfred Qafa thirrje për revoltë qytetare kundër shkrirjes së bashkisë
Të ndryshme

“Fushë-Arrëzi nuk preket!”Ish-kryebashkiaku Alfred Qafa thirrje për revoltë qytetare kundër shkrirjes së bashkisë

6 Gusht, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result

© 2024 Infopressalbania.com