InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Opinione

Nga Sokol Gjoni: Kur ndihma shndërrohet në spektakël, ajo pushon së qeni njerëzore

30 Dhjetor, 2025
in Opinione
A A
Nga Sokol Gjoni: Kur ndihma shndërrohet në spektakël, ajo pushon së qeni njerëzore

Bamirësia që bërtet nuk është bamirësi

Prej shumë ditësh, hap pas hapi, rrjetet sociale, ekranet dhe portalet janë kthyer në një arenë të shëmtuar ku individë të vetëquajtur “humanistë”, grupe, shoqata dhe lloj-lloj përzierjesh të dyshimta, garojnë me njëri-tjetrin se kush shfaqet më shumë duke “ndihmuar” familje në nevojë. Një garë e ethshme paranojakësh, ku bamirësia nuk matet më me dinjitet, por me klikime, pëlqime dhe duartrokitje virtuale.

Por le të ndalemi për një moment dhe të pyesim: ku qëndron bamirësia e tyre e vërtetë?

Sepse bamirësia nuk është spektakël. Nuk është selfie me një thes miell, as video e montuar me muzikë patetike, as intervistë ku varfëria e tjetrit shndërrohet në skenografi për lavdinë personale. Kur ndihma bëhet mjet reklamimi, ajo pushon së qeni bamirësi dhe shndërrohet në një akt të ulët shfrytëzimi.

Kjo kategori dallkaukësh, dallaveraxhinjsh dhe matrapazësh socialë, që fshihen pas maskës së “humanizmit”, nuk ndihmojnë, ata përfitojnë. Ata nuk shtrijnë dorën për të ngritur dikë, por për ta përdorur si trampolinë për imazhin e tyre. Duke nëpërkëmbur dinjitetin njerëzor, duke ekspozuar hallet, fytyrat dhe jetët e atyre që jeta i ka goditur më fort, ata tregojnë se nuk kanë as empati, as moral, as njerëzi.

Bamirësia e vërtetë nuk ka nevojë për kamera.
Nuk ka nevojë për statuse pompoze, as për etiketa “humanist”, “zemërartë”, “shpëtimtar”.

Bamirësia e vërtetë bëhet në heshtje, me respekt, me ndjeshmëri dhe pa pritur asgjë në këmbim. Ajo ndodh larg zhurmës, larg propagandës, larg tregut të hipokrizisë.

Janë njerëzit që japin dhe nuk duken.
Që ndihmojnë dhe ikin pa lënë gjurmë.
Që nuk pyesin kush i sheh, por kujt i duhet ndihma.

Ndërsa këta të tjerët, që bëjnë zhurmë, që ndërtojnë karrierë mbi mjerimin e tjetrit, që masin “humanizmin” me shtrirjen e postimeve, nuk janë bamirës. Janë tregtarë të varfërisë. Janë manipulatorë emocionesh. Janë shembulli më i keq i një shoqërie që ngatërron humanizmin me marketingun.

Sepse aty ku ka zhurmë, zakonisht mungon ndershmëria.

Dhe aty ku ka propagandë, zakonisht nuk ka shpirt.

Bamirësia e vërtetë nuk bërtet.
Ajo flet vetëm në ndërgjegjen e atij që jep dhe në jetën e atij që ndihmohet. Dhe pikërisht për këtë arsye, ajo mbetet e vetmja bamirësi që ka vlerë.

Të Lidhura

 “Merr si pushkë jevgu”/ Nga një shprehje e vjetër te një ndërgjegje e re
Opinione

 “Merr si pushkë jevgu”/ Nga një shprehje e vjetër te një ndërgjegje e re

1 Prill, 2026
Nga Denada Isa: Fuqia e një femre në një botë që nuk e kupton gjithmonë
Opinione

Nga Denada Isa: Fuqia e një femre në një botë që nuk e kupton gjithmonë

28 Mars, 2026
Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me shoqërinë tonë?
Opinione

Nga Eva Vatoci: Çfarë po ndodh me shoqërinë tonë?

25 Mars, 2026
Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore
Opinione

Nga Albi Lushi: Xhuana, pasqyra e një shoqërie që ka harruar të jetë njerëzore

12 Mars, 2026
Nga Denada Isa: “Po e vrasim gjuhën tonë çdo ditë?”
Opinione

Nga Denada Isa: “Po e vrasim gjuhën tonë çdo ditë?”

3 Mars, 2026
Nga Milaim Nela: Dy “vëllezërit” (Rama-Vuçiç), “shantazhojnë” Gjermaninë dhe Europën
Opinione

Nga Milaim Nela: Dy “vëllezërit” (Rama-Vuçiç), “shantazhojnë” Gjermaninë dhe Europën

28 Shkurt, 2026

TË FUNDIT

Kryetari i PLL-së, Shpëtim Axhami, uron Pashkët për besimtarët ortodoksë
Aktualitet

Kryetari i PLL-së, Shpëtim Axhami, uron Pashkët për besimtarët ortodoksë

12 Prill, 2026

Temperatura deri në 40 gradë, njihuni me parashikimin e motit për sot
Aktualitet

Dita nis me kthjellime, çfarë pritet të sjellin orët e pasdites?

12 Prill, 2026

Dështojnë bisedimet SHBA–Iran në Islamabad, Vance: “Nuk arritëm marrëveshje”
Bota

Dështojnë bisedimet SHBA–Iran në Islamabad, Vance: “Nuk arritëm marrëveshje”

12 Prill, 2026

“Informacioni që morëm një vit më parë” – Netanyahu zbulon ARSYEN pse u sulmua Irani
Bota

“Informacioni që morëm një vit më parë” – Netanyahu zbulon ARSYEN pse u sulmua Irani

12 Prill, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com