InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Politikë

34-vjetori i themelimit të PD, Berisha: Më 23 dhjetor në mosbindje civile, ditëlindjen e ardhshme në pushtet

12 Dhjetor, 2024
in Politikë
A A
34-vjetori i themelimit të PD, Berisha: Më 23 dhjetor në mosbindje civile, ditëlindjen e ardhshme në pushtet

Partia Demokratike feston sot (11 dhjetori) 34 vjetorin e themelimit të saj. Në fjalën përshendetëse, kreu i PD, Sali Berisha bëri thirrje që më 23 dhjetor të dilet në mosbindjen civile më të fuqishme.

Ish kryeministri u shpreh se bashkë me demokratët janë shqiptarët, ndërkombëtarët dhe zoti. PD – tha Sali Berisha – do të shpëtojë Shqipërinë vitin tjetër sepse ‘ne nuk dorëzohemi kurrë për dinjitetin njerëzor’.

“Me datën 23 dhjetor në mosbindjen civile më të fuqishme që është parë ndonjëherë. Të bashkojmë shqiptarët për shtytjen përfundimtare ndaj narkoshtetit dhe themeleve të tij”- tha Berisha.

Pjesë nga fjalimi i Berishës:

Njerëzit do na mbështesin sepse ne u provuam shqiptarëve se nuk shitemi, por në thelb qëndrojmë shqiptarë të vërtetë.

Miqtë e mi, si mik do t’u them një fjalë, në çdo vështirësi që të vini, kurrë mos harroni se po qe se duhet të shohim galerinë e heronjve, nuk ka komb tjetër me heronj si ne.

Ndaj dhe duhet të ndjehemi krenarë me qenien tonë shqiptarë.

Ku ka bota një Skënderbe? Ku ka bota një Adem Jashar? Ku ka lëvizja një Azem Hajdar? Kurrë mos u dorëzoni. Kurrë mos i jepni!

Ne u provuam shqiptarëve se nuk përkulemi, por më kryesorja ne i kemi frymëzuar shqiptarët.

Ne i frymëzuam shqiptarët se luftuam ndonëse kishim kundër narkoshtetin, mafien e perandorisë së Sorosit, mediat e kontrolluara, drejtësinë si degë ekzekutive dhe bandat e qeverisë.

Ne frymëzuam shqiptarët se qëndruam 330 ditë dhe nuk u dorëzuam.

Dhe kur nuk dorëzohesh, edhe një rrugicë pa drita mund ta kthesh në një prozhektor dritash dhe shprese për mbarë vendin.

Kur nuk dorëzohesh edhe një dritare mund ta kthesh në armën më të fuqishme kundër kundërshtarit të lig që nuk njeh normë as moral.

Mund ta kthesh në një portë ferri për të keqen dhe të fitosh.

Prandaj dhe Rrugën e Shpresës, dritaren e katit të tretë, me qëndresën tonë të përbashkët, i shndërruam në burim frymëzimi për shqiptarët, në makth të tmerrshëm për narkoqeveritarët.

Prandaj PD do të shpëtojë Shqipërinë vitin tjetër sepse ne nuk dorëzohemi kurrë për dinjitetin njerëzor.

Nuk dorëzohemi kurrë për familjen shqiptare dhe vlerat e saj.

Nuk dorëzohemi kurrë për interesin kombëtar.

Nuk dorëzohemi kurrë për pluralizmin politik.

Prandaj lëvizja jonë që nisëm 3 vite rithemelim, sot është ortaku më i madh opozitar me mbështetjen më të madhe ndërkombëtare, që po ecën drejt fitores më të madhe që kemi pasur.

Me të cilën do arrijmë sukseset më të mëdha për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Prandaj miq, nëse kemi pasur një të shkuar historike, ne do kemi një të ardhme edhe më historike vetëm e vetëm pse punojmë për qytetarët.

Kemi një diktaturë të dytë për të shembur.

Kemi një komb për të shpëtuar.

Kemi familjen shqiptare për ta shpëtuar.

Kemi demokracinë për ta shpëtuar.

Kemi Shqipërinë për ta ripopulluar me bijtë dhe bijat e saj.

Bashkë me ne janë shqiptarët.

Bashkë me në janë partnerët ndërkombëtarët, të cilët me tre rezoluta na dhanë mbështetjen më të madhe.

Por bashkë me ne është edhe i plotfuqishmi, i madhi Zot.

Është i madhi Zot sepse vetëm me ndërhyrjen e tij, u bë e mundur që me datën 5 nëntor, perandoria marksiste e Xhorxh Sorosit të rrëzohej nga froni dhe bota e lirë të shënonte një triumf jo më pak se legjendar.

Zoti e dha ndihmën e tij, tani është radha jonë.

Me datën 23 dhjetor në mosbindjen civile më të fuqishme që është parë ndonjëherë.

Të bashkojmë shqiptarët për shtytjen përfundimtare ndaj narkoshtetit dhe themeleve të tij.

Të shndërrojmë Tiranën në kryeqytetin e demokracisë, tmerrin e narkokracisë.

Është radha jonë t’i japim përgjigjen në zemër këtij regjimi që në 10 vite shpopulloi, grabiti dhe poshtëroi shqiptarët.

Faleminderit të gjithëve për këto 34 vite historike.

Ditëlindjen tonë të 35-të duhet ta festojmë në pushtet, në liri.

Rrofshi ju, rroftë PD, rroftë Shqipëria!

Të Lidhura

“Sihariq si ky nuk ka, ah mortja që s’të ha”, Irena Beqiraj ironizon Neomalësoren e Ramës
Politikë

“Sihariq si ky nuk ka, ah mortja që s’të ha”, Irena Beqiraj ironizon Neomalësoren e Ramës

12 Mars, 2026
PLL dorëzon paketën për reformën zgjedhore, Axhami: Legaliteti tashmë një zë i konsoliduar në të djathtën shqiptare
Politikë

PLL dorëzon paketën për reformën zgjedhore, Axhami: Legaliteti tashmë një zë i konsoliduar në të djathtën shqiptare

15 Shkurt, 2026
Rrëfimi i Princ Lekës: Marrëdhënia me Ramën dhe opozita… në ‘një fazë kritike’
Politikë

Rrëfimi i Princ Lekës: Marrëdhënia me Ramën dhe opozita… në ‘një fazë kritike’

15 Shkurt, 2026
Kryelegalisti Shpëtim Axhami kërkon heqjen e toponimeve sllave: Një nismë atdhetare për rikthimin e identitetit kombëtar
Politikë

Kryelegalisti Shpëtim Axhami kërkon heqjen e toponimeve sllave: Një nismë atdhetare për rikthimin e identitetit kombëtar

6 Shkurt, 2026
Kur masakrat e komunizmit mundohen të zëvëndësohen me propagandë
Politikë

Kur masakrat e komunizmit mundohen të zëvëndësohen me propagandë

5 Shkurt, 2026
Rama dhe Berisha replika për atentatin në Rinas
Politikë

Rama dhe Berisha replika për atentatin në Rinas

16 Nëntor, 2025

TË FUNDIT

Anatomia e një zemërimi kolektiv/ Nga psikologe Sonila Gruda
Artikuj

Anatomia e një zemërimi kolektiv/ Nga psikologe Sonila Gruda

18 Qershor, 2026

𝐈𝐬𝐡-𝐤𝐞̈𝐬𝐡𝐢𝐥𝐥𝐭𝐚𝐫𝐢 𝐢 𝐌𝐞𝐫𝐤𝐞𝐥 𝐭𝐫𝐨𝐧𝐝𝐢𝐭 𝐓𝐢𝐫𝐚𝐧𝐞̈𝐧: ‘𝐊𝐨𝐡𝐚 𝐞 𝐑𝐚𝐦𝐞̈𝐬 𝐤𝐚 𝐦𝐛𝐚𝐫𝐮𝐚𝐫, 𝐟𝐮𝐧𝐝𝐢 𝐧𝐢𝐬 𝐦𝐞 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐟𝐣𝐚𝐥𝐞̈: 𝐌𝐣𝐚𝐟𝐭’”
Aktualitet

𝐈𝐬𝐡-𝐤𝐞̈𝐬𝐡𝐢𝐥𝐥𝐭𝐚𝐫𝐢 𝐢 𝐌𝐞𝐫𝐤𝐞𝐥 𝐭𝐫𝐨𝐧𝐝𝐢𝐭 𝐓𝐢𝐫𝐚𝐧𝐞̈𝐧: ‘𝐊𝐨𝐡𝐚 𝐞 𝐑𝐚𝐦𝐞̈𝐬 𝐤𝐚 𝐦𝐛𝐚𝐫𝐮𝐚𝐫, 𝐟𝐮𝐧𝐝𝐢 𝐧𝐢𝐬 𝐦𝐞 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐟𝐣𝐚𝐥𝐞̈: 𝐌𝐣𝐚𝐟𝐭’”

16 Qershor, 2026

TALENTI NUK MJAFTON: “RRUGËTIMI I NJË ARTISTI TË RI SHQIPËTAR”
Të ndryshme

TALENTI NUK MJAFTON: “RRUGËTIMI I NJË ARTISTI TË RI SHQIPËTAR”

16 Qershor, 2026

Ekspertja: Ushtritë partiake po manipulojnë algoritmin për të shuar protestën e të rinjve në rrjetet sociale
Aktualitet

Ekspertja: Ushtritë partiake po manipulojnë algoritmin për të shuar protestën e të rinjve në rrjetet sociale

16 Qershor, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com