InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Rozana Radi dhe këngëtari grek Sany Dimitri fitojnë “Kënga Magjike 2024”

8 Dhjetor, 2024
in Aktualitet
A A
Rozana Radi dhe këngëtari grek Sany Dimitri fitojnë “Kënga Magjike 2024”

Kënga “Akoma” e kënduar nga Rozana Radi dhe këngëtari grek Sany Dimitri arriti të shpallej fituese në finalen e festivalit “Kënga Magjike 2024” e mbajtur mbrëmjen e djeshme në Pallatin e Kongreseve.

Kolegët, juria dhe publiku ishin në të njëjtin mendim, që “Akoma” meritonte të ngrinte trofeun në këtë edicion të “Këngës Magjike”, teksa Rozana Radi dhe Sany Dimitri grumbulluan në total 1452 pikë.

Ndërsa hynë fitimtarë në skenë duke ngritur lart kupën, Rozana u shpreh se ndodhet në një periudhë të vështirë, por e gjen forcën për të fluturuar. Këtë kupë ajo ia dedikoi xhaxhait të saj të ndjerë, Françesk Radit.

Rozana Radi: Kjo është kupa juaj, e publikut të mrekullueshëm shqiptar, e muzikës që bashkon popuj, që nuk njeh kufij, që nuk njeh asgjë. Unë Ardit po kaloj një periudhë jo të mirë në jetën time me thënë të drejtën, por jam mësuar të fluturoj lart dhe të mos shikoj gjëra që më pengojnë, gjëra që më shqetësojnë, gjëra që më bëjnë të qaj kështu që do t’u thoja të gjithë vajzave dhe djemve të rinj, fluturoni sa më lart. Këtë kupë dua t’ia dedikoj një njeriu që dha shpirtin për muzikën, i cili sot duhet të ishte këtu me mua, ai nuk është më këtu. Françesk Radi, kjo është për ty, faleminderit për muzikën!

Sany Dimitri: Faleminderit shumë! Së pari, falenderoj të gjithë artistët që morën pjesë në këtë festival. Është  një nder të jem këtu dhe një kënaqësi e nder i madh. Nuk di ç’të them tjetër.

Në vendin e dytë dytë doli Eneda Tarifa me këngën “Më fort”, ndërsa çmimi i tretë shkoi për Ronela Hajatin me këngën “Labirinth”.

Votat e publikut rezultuan vendimtare për vendin e tretë, pasi vetëm me votat e jurisë dhe të artistëve në atë pozicion renditej Arilena Ara dhe Pirro Çako.

Ndërkohë çmimi “Best New Artist” u fitua nga Lore, si këngëtarja më e mirë e re. “Për ne yjet ndizen lart” ishte kënga me të cilën Lore performoi në Kënga Magjike 2024.

Kujtojmë se në natën finalen nuk performuan Arilena Ara dhe Pirro Çako, ku konkurronin me duetin “Zero Gradë”. Para finales u aludua se ata ishin tërhequr nga gara me pretendimin se fituesi ishte i paracaktuar, por sipas drejtuesit të festivalit, Ardit Gjebrea, ata munguan për shkak se Pirro Çako nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore.

Të Lidhura

𝐈𝐬𝐡-𝐤𝐞̈𝐬𝐡𝐢𝐥𝐥𝐭𝐚𝐫𝐢 𝐢 𝐌𝐞𝐫𝐤𝐞𝐥 𝐭𝐫𝐨𝐧𝐝𝐢𝐭 𝐓𝐢𝐫𝐚𝐧𝐞̈𝐧: ‘𝐊𝐨𝐡𝐚 𝐞 𝐑𝐚𝐦𝐞̈𝐬 𝐤𝐚 𝐦𝐛𝐚𝐫𝐮𝐚𝐫, 𝐟𝐮𝐧𝐝𝐢 𝐧𝐢𝐬 𝐦𝐞 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐟𝐣𝐚𝐥𝐞̈: 𝐌𝐣𝐚𝐟𝐭’”
Aktualitet

𝐈𝐬𝐡-𝐤𝐞̈𝐬𝐡𝐢𝐥𝐥𝐭𝐚𝐫𝐢 𝐢 𝐌𝐞𝐫𝐤𝐞𝐥 𝐭𝐫𝐨𝐧𝐝𝐢𝐭 𝐓𝐢𝐫𝐚𝐧𝐞̈𝐧: ‘𝐊𝐨𝐡𝐚 𝐞 𝐑𝐚𝐦𝐞̈𝐬 𝐤𝐚 𝐦𝐛𝐚𝐫𝐮𝐚𝐫, 𝐟𝐮𝐧𝐝𝐢 𝐧𝐢𝐬 𝐦𝐞 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐟𝐣𝐚𝐥𝐞̈: 𝐌𝐣𝐚𝐟𝐭’”

16 Qershor, 2026
Ekspertja: Ushtritë partiake po manipulojnë algoritmin për të shuar protestën e të rinjve në rrjetet sociale
Aktualitet

Ekspertja: Ushtritë partiake po manipulojnë algoritmin për të shuar protestën e të rinjve në rrjetet sociale

16 Qershor, 2026
Dhimitër Vata zgjidhet Kryetar i PD-së Kamëz–Paskuqan: “Do ta rikthejmë Partinë Demokratike në forcë fituese”
Aktualitet

Dhimitër Vata zgjidhet Kryetar i PD-së Kamëz–Paskuqan: “Do ta rikthejmë Partinë Demokratike në forcë fituese”

15 Qershor, 2026
Tiranë, sot protesta e 15-të kundër Ramës: “Shqipëria nuk shitet”
Aktualitet

Tiranë, sot protesta e 15-të kundër Ramës: “Shqipëria nuk shitet”

14 Qershor, 2026
Mbyllet protesta e 14-të para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës
Aktualitet

Mbyllet protesta e 14-të para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës

14 Qershor, 2026
Ditmir Bushati në 35-vjetorin e PS: Protestat tregojnë se kemi tradhtuar zotimet tona
Aktualitet

Ditmir Bushati në 35-vjetorin e PS: Protestat tregojnë se kemi tradhtuar zotimet tona

12 Qershor, 2026

TË FUNDIT

Anatomia e një zemërimi kolektiv/ Nga psikologe Sonila Gruda
Artikuj

Anatomia e një zemërimi kolektiv/ Nga psikologe Sonila Gruda

18 Qershor, 2026

𝐈𝐬𝐡-𝐤𝐞̈𝐬𝐡𝐢𝐥𝐥𝐭𝐚𝐫𝐢 𝐢 𝐌𝐞𝐫𝐤𝐞𝐥 𝐭𝐫𝐨𝐧𝐝𝐢𝐭 𝐓𝐢𝐫𝐚𝐧𝐞̈𝐧: ‘𝐊𝐨𝐡𝐚 𝐞 𝐑𝐚𝐦𝐞̈𝐬 𝐤𝐚 𝐦𝐛𝐚𝐫𝐮𝐚𝐫, 𝐟𝐮𝐧𝐝𝐢 𝐧𝐢𝐬 𝐦𝐞 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐟𝐣𝐚𝐥𝐞̈: 𝐌𝐣𝐚𝐟𝐭’”
Aktualitet

𝐈𝐬𝐡-𝐤𝐞̈𝐬𝐡𝐢𝐥𝐥𝐭𝐚𝐫𝐢 𝐢 𝐌𝐞𝐫𝐤𝐞𝐥 𝐭𝐫𝐨𝐧𝐝𝐢𝐭 𝐓𝐢𝐫𝐚𝐧𝐞̈𝐧: ‘𝐊𝐨𝐡𝐚 𝐞 𝐑𝐚𝐦𝐞̈𝐬 𝐤𝐚 𝐦𝐛𝐚𝐫𝐮𝐚𝐫, 𝐟𝐮𝐧𝐝𝐢 𝐧𝐢𝐬 𝐦𝐞 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐟𝐣𝐚𝐥𝐞̈: 𝐌𝐣𝐚𝐟𝐭’”

16 Qershor, 2026

TALENTI NUK MJAFTON: “RRUGËTIMI I NJË ARTISTI TË RI SHQIPËTAR”
Të ndryshme

TALENTI NUK MJAFTON: “RRUGËTIMI I NJË ARTISTI TË RI SHQIPËTAR”

16 Qershor, 2026

Ekspertja: Ushtritë partiake po manipulojnë algoritmin për të shuar protestën e të rinjve në rrjetet sociale
Aktualitet

Ekspertja: Ushtritë partiake po manipulojnë algoritmin për të shuar protestën e të rinjve në rrjetet sociale

16 Qershor, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com