InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

“Partizani”/ GJKKO shtyn seancën paraprake! Gjokutaj: Ja pse mungoi Berisha!

24 Tetor, 2024
in Aktualitet
A A
“Partizani”/ GJKKO shtyn seancën paraprake! Gjokutaj: Ja pse mungoi Berisha!

Është shtyrë seanca paraprake në GJKKO për dosjen ‘Partizani’, ku të pandehur janë ish-kryeministri Sali Berisha, dhëndri i tij Jamarbër Malltezi, biznesmeni Fatmir Bektashi, Xhimi Begeja dhe financierja Andia Pustina.

Avokati Genc Gjokutaj tha në një komunikim për mediat, që seanca është shtyrë për datën 25 nëntor në orën 12:00. Ai u shpreh se seanca paraprake është caktuar para 10 ditëshit që mbrojtja ka në dispozicion për të shqyrtuar aktet.

Gjokutaj: “Për shkak të volumit të dosjes seanca është shtyrë për 25 nëntor në orën 12:00. Berisha nuk ishte e nevojshme të paraqitej. Në seancat proceduriale nuk është e nevojshme paraqitja e tij. Ai është pjesë e procesit si në prezencë si në mungesë. Ne do të kërkojmë pushimin e çështjes“

Kujtojmë se në seancën paraprake, gjyqtare e së cilës është Flojera Davidhi, vendoset nëse çështja do të shkojë për gjykim, dosja do të kthehet pas ose do të pushohet çështja.

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha akuzohet për “Korrupsion pasiv”, Bektashi akuzohet për “Korrupsion aktiv”, ndërsa Begeja për “Pastrim parash”.

Sali Berisha, akuzuar: Për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal;

Jamarbër Malltezi, akuzuar për kryerjen e veprave “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal si dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287 paragrafi i dytë i Kodit Penal;

Fatmir Bektashi, akuzuar për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, parashikuar nga neni 245 i Kodit Penal dhe “Pastrimi të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287 paragrafi i dytë i Kodit Penal;

Xhimi Begeja, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287 paragrafi i dytë i Kodit Penal;

Andia Pustina, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim, gjatë ushtrimit të një veprimtarie profesionale, parashikuar nga neni 287 paragrafi i dytë i Kodit Penal;

Të Lidhura

Zbardhet pasuria e kryeministrit: Edi Rama deklaron 100 mijë euro të ardhura jashtë page, Linda bleu 200 mijë euro pronë
Aktualitet

Zbardhet pasuria e kryeministrit: Edi Rama deklaron 100 mijë euro të ardhura jashtë page, Linda bleu 200 mijë euro pronë

25 Qershor, 2026
Auron Tare: Ne që kemi qenë miq të Ramës dhe që e sollëm në pushtet, jemi të zhgënjyer të gjithë me të
Aktualitet

Auron Tare: Ne që kemi qenë miq të Ramës dhe që e sollëm në pushtet, jemi të zhgënjyer të gjithë me të

24 Qershor, 2026
𝐈𝐬𝐡-𝐤𝐞̈𝐬𝐡𝐢𝐥𝐥𝐭𝐚𝐫𝐢 𝐢 𝐌𝐞𝐫𝐤𝐞𝐥 𝐭𝐫𝐨𝐧𝐝𝐢𝐭 𝐓𝐢𝐫𝐚𝐧𝐞̈𝐧: ‘𝐊𝐨𝐡𝐚 𝐞 𝐑𝐚𝐦𝐞̈𝐬 𝐤𝐚 𝐦𝐛𝐚𝐫𝐮𝐚𝐫, 𝐟𝐮𝐧𝐝𝐢 𝐧𝐢𝐬 𝐦𝐞 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐟𝐣𝐚𝐥𝐞̈: 𝐌𝐣𝐚𝐟𝐭’”
Aktualitet

𝐈𝐬𝐡-𝐤𝐞̈𝐬𝐡𝐢𝐥𝐥𝐭𝐚𝐫𝐢 𝐢 𝐌𝐞𝐫𝐤𝐞𝐥 𝐭𝐫𝐨𝐧𝐝𝐢𝐭 𝐓𝐢𝐫𝐚𝐧𝐞̈𝐧: ‘𝐊𝐨𝐡𝐚 𝐞 𝐑𝐚𝐦𝐞̈𝐬 𝐤𝐚 𝐦𝐛𝐚𝐫𝐮𝐚𝐫, 𝐟𝐮𝐧𝐝𝐢 𝐧𝐢𝐬 𝐦𝐞 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐟𝐣𝐚𝐥𝐞̈: 𝐌𝐣𝐚𝐟𝐭’”

16 Qershor, 2026
Ekspertja: Ushtritë partiake po manipulojnë algoritmin për të shuar protestën e të rinjve në rrjetet sociale
Aktualitet

Ekspertja: Ushtritë partiake po manipulojnë algoritmin për të shuar protestën e të rinjve në rrjetet sociale

16 Qershor, 2026
Dhimitër Vata zgjidhet Kryetar i PD-së Kamëz–Paskuqan: “Do ta rikthejmë Partinë Demokratike në forcë fituese”
Aktualitet

Dhimitër Vata zgjidhet Kryetar i PD-së Kamëz–Paskuqan: “Do ta rikthejmë Partinë Demokratike në forcë fituese”

15 Qershor, 2026
Tiranë, sot protesta e 15-të kundër Ramës: “Shqipëria nuk shitet”
Aktualitet

Tiranë, sot protesta e 15-të kundër Ramës: “Shqipëria nuk shitet”

14 Qershor, 2026

TË FUNDIT

Zbardhet pasuria e kryeministrit: Edi Rama deklaron 100 mijë euro të ardhura jashtë page, Linda bleu 200 mijë euro pronë
Aktualitet

Zbardhet pasuria e kryeministrit: Edi Rama deklaron 100 mijë euro të ardhura jashtë page, Linda bleu 200 mijë euro pronë

25 Qershor, 2026

Auron Tare: Ne që kemi qenë miq të Ramës dhe që e sollëm në pushtet, jemi të zhgënjyer të gjithë me të
Aktualitet

Auron Tare: Ne që kemi qenë miq të Ramës dhe që e sollëm në pushtet, jemi të zhgënjyer të gjithë me të

24 Qershor, 2026

Trump: Rusia mund të kishte marrë Kievin brenda pak orësh, por bëri një gabim fatal
Bota

Trump: Rusia mund të kishte marrë Kievin brenda pak orësh, por bëri një gabim fatal

24 Qershor, 2026

Anatomia e një zemërimi kolektiv/ Nga psikologe Sonila Gruda
Artikuj

Anatomia e një zemërimi kolektiv/ Nga psikologe Sonila Gruda

18 Qershor, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com