Sekretarja e parë Politike e Ambasadës Britanike ka shkuar ditën e sotme në selinë e Partisë Demokratike.
Ajo ka shkuar në selinë blu me një përfaqësi të Ambasadës. Raportohet se ajo është takuar me Ilir Alimehmetin dhe Ilda Zhulalin, këshilltarë të PD-së në Bashkinë e Tiranës.
Kujtojmë se nesër mbahet seanca plenare ku opozita ka paralajmëruar akte dhune para Parlamentit, ndërsa britanikët e kanë dënuar vazhdimisht këtë sjellje.










