Një i burgosur 73-vjeçar ka ndërruar jetë sot në spital. Policia bën me dije se ai kishte shfaqur probleme shëndetësore, ndërsa ndërroi jetë në spitalin e Vlorës.
Paraprakisht, dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe shëndetësore.
Vlorë/Informacion paraprak:
Më datë 16.10.2024, rreth orës 09:20, në spitalin e Vlorës, ka humbur jetën shtetasi B. Ll., 73 vjeç, banues në Vlorë, paraprakisht dyshohet për shkaqe natyrale. 73-vjeçari ishte dërguar për ndihmë mjekësore në këtë spital, nga shërbimet e IEVP Vlorë, ku vuante dënimin për veprën penale “Vepra të turpshme.”
Po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit dhe për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës.










