Në kuvendin prorgamor të PD-së, të mbajtur ditën e djeshme, ra në sy edhe pjesëmarrja e shumë përfaqësuesve të diasporës, të cilët prej kohësh janë angazhuar dhe atashuar pranë kësaj force politike për të dhënë kontributin e tyre në mbështetje të propozimeve të hedhura nga kryedemokrati Basha.
Ndër më aktivët, shihet ish-deputeti lezhian, Eduart Ndocaj, i cili e ka shpallur publikisht qëndrimin dhe mbështetjen e tij për programin e PD dhe kreun e saj Luzim Basha.
Madje Ndocaj, para një muaji i organizoi dhe një takim madhështor kryedemokratit Basha në Milano me komunitetin shqiptar që jetojnë atje, ku ndër të tjera i siguroi dhe mbështetjen e tij për zgjedhjet e vitit që vjen, duke i kërkuar përfaqësimin e diasporës dhe vokacionim e tyre në Kuvendin e Shqipërisë.
Krahas “kaubojsit” , ndër më aktivët nga radhët e shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit, shihet dhe z. Alban Daci, aktualisht kreu i degës së PD-së, dega Liguria, Itali, një emër i njohur i gazezarisë, i cili po luan një rol të madh në krijimin e degëve të PD në diasporë dhe koordinimin e tyre me lidershipin politik të kësaj partie në Tiranë.