Momenti, pse me PLL?
Partia Lëvizja e Legalitetit është një parti kombëtare tradicionale konservarore e cila mbështet rikthimin e monarkisë në Shqipëri.
Ajo është besnike e kujtimit dhe e frymës së burrave të Rilindjes dhe të Pavarësisë tonë Kombëtare të etur për lirinë e pavarësinë e tokës Arbërore, besnike e virtyteve të fisit, trashëguese e traditave të besës, të nderit dhe të burrërisë, e mbështetur në fuqinë e shenjtë të familjes, në moralin dhe në zakonet më të shëndosha të vendit me bazë ideje dhe veprimi ” Atdheu mbi të gjitha”. PLL është parti e njerëzve të lirë që besojnë në Zot, vlerat hyjnore dhe rolin e rëndësishëm që kanë bashkësitë fetare për ndërtimin dhe zhvillimin e konstruktit shpirtëror të kombit.
Ajo është vazhduesja e ligjshme dhe e drejtpërdrejtë e Organizatës Kombëtare “Lëvizja e Legalitetit” e krijuar në zjarrin e Luftës kundër nazi-fashistëve në nëntor të vitit 1943 si pasuese e idealeve të Triumfit të Legalitetit më 24 dhjetor 1924. Me dëbimin e pushtuesve nazi-fashistë dhe me uzurpimin me dhunë të pushtetit nga komunistët kjo Parti mbijetoi dhe zhvilloi në Botën e Lirë aktivitetet si formacion i organizuar politik për çlirimin e Shqipërisë nga diktatura sllavo-komuniste, për pavarësinë e Kosovës dhe të trojeve të tjera të robëruara, për rivendosjen e Monarkisë në Shqipëri dhe në favor të çështjes kombëtare në përgjithësi .
E ndërgjegjshme për detyrimet që ka ndaj popullit dhe kombit shqiptar, PLL siguron se si programi, ashtu dhe veprimtaria e saj, përjashtojnë përdorimin e dhunës si mjet për zgjidhjen e problemeve politike të vendit. Partia “Lëvizja e Legalitetit” ka luftuar të tre diktaturat shkatërrimtare dhe më të egra të këtij shekulli për popullin shqiptar: fashizmin italian, nazizmin gjerman dhe komunizmin sllavo-ndërkombëtar. Ajo e konsideron 7 prillin 1939 si fillimin e tragjedisë kombëtare dhe i të gjitha fatkeqësive të mëpastajme për popullin shqiptar, pasoja nga të cilat ende nuk jemi ndarë. Partia “Lëvizja e Legalitetit” asnjëherë nuk ka pranuar dhe vazhdimisht ka luftuar statusin politik, antikombëtar dhe antikushtetues, të krijuar në Shqipëri jo vetëm pas prillit 1939, por edhe pas 24 majit 1944.
Ajo është e mendimit se me vendosjen e përsosjen e plotë të demokracisë, populli është përcaktuesi më i mirë për vendosjen e formës së regjimit, Monarki Kushtetuese apo Republike. PLL bazohet në kapacitetet njerëzore dhe intelektuale më të spikatura të vendit tonë për të ofruar një qeverisje në dobi të interesave të vendit, kombit dhe popullit shqiptar, brenda dhe jashtë kufinjve politik. PLL synon është të zhvillojë ndjenjën e ndërgjegjes kombëtare, qytetarisë, traditës, vëllazërimit, punës, përkushtimit dhe krenarisë së të qënurit Shqiptar dhe ka një program që siguron zhvillim, mirëqenie për të gjithë, shance të barabarta, integrim evropian, stimulim të biznesit vendas, riparim të padrejtësive, rritje të rolit të faktorit shqiptar në rajon, bashkejetesë fetare dhe pavarësi të institucioneve të saj, etj.
Para së gjithash, PLL mendon se duhet rikthyer besimi i popullit në Zot, në vetvete dhe në qeverisje, duke luftuar fenomenet si korrupsioni, nepotizmi, klientelizmi, padrejtësitë, degjenerimin dhe amoralitetin. Koncepti i PLL është të përballë të gjitha problemet e shoqërisë dhe t’u japë një zgjidhje të drejtë, përfundimtare dhe afatgjate pa marr parasysh interesat e momentit, por duke u bazuar vetëm në parimet e drejtësisë dhe ligjshmërisë, në interesin e vendit dhe mbrojtjen e interesave kombëtare.
Bashkimi rreth PLL, kthen besimin tek e djathta!
Sot klasa politike, drejtuese dhe qeverisëse për rreth 30-vite në Shqipëri, në misionin e vet në shumë aspekte detyruese të saj ndaj qytetarëve, ka humber besimin ndaj tyre.
Kjo klasë politike qeverisëse dhe vendimmarrëse, subjektet politike që ato përfaqêsojnë nuk e kanë më besimin e elektoratit në përgjithësi dhe dita dites po humbasin edhe besimin e antarësisë fanatike të saj, gjë e cila u duk edhe me bojkotin e zgjedhjeve të 6-Marsit.
Shumë qytetarë, intelektualë, analistë e të tjerë shprehen për ndryshim kursi të politikes së deritanishme, e për t’i dhënë fund këtij tranzicioni të gjatë 30 vjecar, me shpresë dhe bindje se Shqipëria bëhet, vendi i kujtdo është Shqiperia.
Ky ndryshim për besim, shpresë e zhvillim eshtë kthyer në nevojë, detyrim moral dhe domosdoshmëri jetike funksionale për të gjithë, e sidomos për ato që kanë kapacitet, vullnet, deshirë e mundësi për të u bërë pjesë e aksionit politiko-shoqëror për këtë ndryshim e zhvillim.
Duke u nisur nga gjendja aktuale, vështirësitë ekonomike, pakënaqësia ndaj kësaj mazhorance, por edhe humbja e besimit tek kjo mënyrë funksionimi opozitar, ne mendojmë, kemi besim dhe garantojmë se kjo situatë mund të ndryshojë nëpërmjet alternative që ne afrojmë për shqiptarët.
Kjo mund të arrihet kundrejt një bashkimi vlerash rreth programit të PLL, program ky i rinovuar në përshtatje me kërkesat e kohës sipas mendimeve profesionale të cilitdo.
Gjatë gjithë periudhës historike të saj, PLL ka vënë në radhë të parë interesat kombëtare para atyre vetjake.
Për këto 30 vjet, për shumë arsye objektive dhe subjektive, ne nuk kemi patur rol përcaktues vendimmarës dhe qeverisës, siç edhe duhej në fakt, por gjithashtu kjo nuk na përjashton nga përgjegjësia për situatën aktuale ku gjendemi.
Në programin dhe platformën tonë gjenden sot të meshiruara gjithë alternativat e djathta të daljes nga krizat aktuale.
Per atë që ne perfaqësojmë, kerkojmë dhe mbetemo të hapur që të bashkojmë çdo vlere e potencial rreth nesh, për të bërë të mundur që e djathta e vertetë të organizohet si duhet për të kthyer besimin tek qytetarët si një alternative zhvillimi qeverisës e shtetbërës.
Prandaj edhe njëherë në emër të forumeve drejtuese të PLL, ne ofrojmë përpara cilitdo, mundësinë e bashkëpunimit dhe bashkimit me ne.
Bashkimi i potencialeve pozitive do të na bënte një faktor të fortë në politikën shqiptare duke qenë ne ato që do të kthejmë shpresën, besimin e zhvillimit, mbështetur kjo në kauzën tonë programore.
Janë të mirëpritur:
Rinia.
Kërkojmë që çdo i ri, që e shikon të arsyeshme dhe ka besim se Shqipëria bëhet nga vetë shqiptarët, duke mos u larguar jashtë vendit, të bëhen pjesë kontribuese brenda strukturave të PLL, me të drejte përfaqsimi në çdo nivel.
Detyra e jonë të integrojmë rininë për tu mos u larguar.
Intelektualët.
Shumë intelektual, të cilëve nuk u mungojnë aftesitë, por nuk e kanë gjetur vendin e duhur te subjektet e tjeta politike qeverisëse, (jo pa qëllim), mos të ngelen skeptik dhe mosbesues ndaj politikës, duke u bërë pjesë e PLL, do t’u krijohet mundësia e përfaqësimit të tyre sipas meritave për kandidimin e tyre, për përfaçsim në struktura të larta drejtuese.
Të mos e shohim politikën si përfitim momenti, por politika duhet të na shërbejë, si mundësi ku ne të tregojmë dëshirën dhe aftësitë tona për të bërë sa më mirë shtetin tonë, për t’u ndjerë krenar për atë që i lëmë trashëgim vetes, femijëve dhe shoqërisë tonë.
Shoqëria, vendi më tepër se kurrë ka nevojën e kontributit tuaj.
Vetëm rritja e nivelit të përfaqësimit në institucionet kushtetuese, me një administratë profesionale dhe e pakorruptuar do krijonte mundësinë dhe do bēnte të mundur daljen nga kjo gjendje kolapsi.
Diaspora.
Vetë specifika e PLL-së ka bërë që shumë prej atyre që kanë mbajtur gjallë frymën zogiste dhe legaliste prej vitesh të jenë pjesē e diasporës, shumë prej nesh duke u zhgënjuer nga mënyra e ardhjes së pluralizmit në Shqipëri dhe për arsye të tjera u larguan edhe pas ardhjes “demokracisë” tek ne.
Mendojmë se është detyrim përpara vendit tone, kombit tonë, amanetit të të parëve, për bashkimin e vlerave te tyre rreth PLL-së, kërkojmë dhe i bejme thirrje, gjithë pjesës së shendoshe intelektuale dhe fisnike te diaspores, bijve dhe niperve të atyre që kane qenë palca e legalitetit dhe e zogizmit të jenë më aktiv dhe më afër nesh,
-me propozimet konkrete të tyre se çfarë mund të behet më mirë,
me të drejtën e tyre për të qenë më prezent në zhvillimet politike brenda dhe aty ku jetojnë, duke krijuar mundësinë e forcimit të PLL-së me çdo mjet dhe me të gjitha format.
Vetëm të bashkuar dhe të hapur në mendime mund të sjellim forcimin dhe vendosjen e PLL në nivelet politike ashtu si ajo e meriton.
Për ne diaspora meriton shume më teper dhe me potencialin e saj është faktor kryesor në zhvillimin e vendit, prandaj kerkohet votë prej saj dhe perfaqësim në Parlamentin Shqiptarë.
Shtresa e persekutuar dhe e të denuarve politik.
Sot, kjo shtresë akoma ka ngelur e pa integruar si duhet, e dirigjuar prej politikes së deritanishme mbetet e shpërndarë në shumë shoqata, subjekte të tjera politike, subjekte që nuk ju janë gjendur si duhet ne zgjidhjen e problematikave te shumta.
PLL-ja i bën thirrje dhe kërkon prej kësaj shtrese, të bëhen pjesë e bashkimit rreth PLL-së; pasi ne si pjesë e kësaj shtrese e kemi detyrim programor dhe moral integrimin e tyre, secili prej tyre brenda PLL do të gjejë ngrohtësi dhe vlerësimin e duhur ashtu si dhe e meritoni.
Strukja dhe tërheqja në situata të tilla, na bën fajtor dhe bashkëpunëtor në zgjatjen e tranzicionit duke i lënë fatet tona në dorë të atyre që kanë shkaktuar këtë gjendje ku jemi sot, në dorën a atyre që interesat subjektive i kanë vënë mbi interesat kombëtare.
Sot gjendemi perpara një situate paradiktatoriale autokrate, ku shtesa e persekutuar shihet me syrin e njerkes si para ‘90 nga kjo klase politike nekomuniste.
Prandaj sa nuk eshte vonë kerkohet reagim prej sejcilit prej nesh, afrim me njeri -tjetrin për të treguar se Shqipëria eshtë e shqiptarëve dhe jo e atyre që për rreth 80 vjet kanë shitur shqiperinë për të vënë pasurinë.
Shqipëria bëhet, atë e bejmë ne sëbashku.
PLL-it ngelet alternativë shprese, zhvillimi dhe integrimi europian, por kjo kur të gjithë Ju, që kërkoni dhe doni të bëni vendin tonë të bashkoheni rreth saj.
Bashkimin rreth PLL e shikojmë jo vetëm në formē individuale, por ne presim bashkimin rreth nesh edhe të grupimeve të organizuara shoqërore, të cilat shikojnë të mëshiruara qëllimet dhe kërkesat e tyre rreth filozofisë dhe programit tonë.
Forcimi i ynë në strukturë dhe antarësim, kundrejt një platforme të qartë zhvillimi kombëtar, do të bëjë që elektorati të votonte PLL-në.
Vetëm duke qenë faktor dhe pjesë e parlamentarizmit, ne do të kemi mundësi imponimi për një Shqipërinë ndryshe, e për të bërë të mundur të imponohemi për kauzën tonë programore ku në thelb të tij qëndron bashkimi i trojeve etnike dhe kthimi i sistemit qeverisës mbretëror.
PLL-it ngelet vlerē kombëtare tradicionale me mentalitet të ri sipas kohës moderne.
Bëhu pjesë e jona të bëjmë Shqipërinë.
“ATDHEU MBI TË GJITHA”