InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Politikë

Belind Këlliçi: Erion Veliaj pronari faktik i inceneratorit

24 Maj, 2024
in Politikë
A A
Belind Këlliçi: Erion Veliaj pronari faktik i inceneratorit

Deklaratë e sotme për mediat:

Të nderuar qytetarë,

Bashkia Kamëz në vitin 2018 firmosi një kontratë konçensionare për pastrimin, grumbullimin, ndërtimin e një stacioni dhe impianti për trajtimin e mbetjeve dhe depozitimin në landfillin e Sharrës, ku kompania do të merte përsipër edhe pagesën Gate Fee 29 eur/ton. Ky konçension u fitua nga kompania Alko Impex.

Kjo kontratë konçensionare u pasua me shkelje të shumta që Bashkia Kamëz, nën drejtimin e Rakip Sulit nuk i pa asnjëherë. Me Rakipin nuk do të meremi sot, pasi ai siç e ka vetëdeklaruar e ka me shumë dëshirë paraqitjen në SPAK.

Deklarata e sotme do të fokusohet tek korrupsioni i Erion Veliajt me mbetjet e Bashkisë Kamëz. Siç tregohet edhe në këtë e-mail, në mars të vitit 2019, Bashkia Tiranë vihet në dijeni se mjetet e kompanisë Alko Impex ishin kapur duke depozituar mbetjet e Bashkisë Kamëz në landfillin e Sharrës, duke i deklaruar këto si mbetje të zonës së Kombinatit në Tiranë. Mbetje të cilat faturoheshin dhe paguheshin nga Bashkia Tiranë. Erion Veliaj sigurisht nuk ndërmorri asnjë masë.

Në 17 nëntor të vitit 2020 publikohet emisioni Inside Story në një media kombëtare, ku faktohej me zë dhe me figurë se mbetjet e Kamzës depozitoheshin si mbetje të Tiranës dhe paguheshin nga Erion Veliaj.

1 javë më pas, Drejtori i Përgjithshëm i Punëve Publike në bashki Taulant Tusha, i dërgon një shkresë inceneratorit të Tiranës, për dijeni edhe kompanisë, ku i bënte me dije se nuk do të pranoheshin më depozitime për llogari të bashkisë, nëse kalohej sasia 165 ton mbetje në ditë.

Këtu është edhe komunikimi më flagrant i punonjësve të inceneratorit Tiranë, komunikim i cili fakton përtej çdo dyshimi se shkresa e Taulant Tushës ishte nul dhe se vendimet për zbatimin e ligjit, i merte pronari faktik i inceneratorit Erion Veliaj.

Në një e-mail të datës 2 dhjetor 2020, shtetasja Esjana Çadri, punonjëse e Stela Gugalles, i shkruan eprorëve të saj se si duhej të vepronte për rakordimin e sasive të mbetjeve bazuar në shkresën e Taulant Tushës.

Këtij e-maili i përgjigjet famozi Elton Bualli, i cili përfitoi 300.000 euro nga AZHBR për ndërtimin e një sere në zemër të landfillit të Sharrës, i cili thotë shprehimisht se: “Sipas bisedës me Klodin rakordimi i javës së katërt mos të mbyllet ende derisa të mbyllen disa takime në nivele më të larta, që brënda dy ditësh të na jepet më shumë informacion”.

Këtu lind pyetja e thjeshtë. Kush është nivel më i lartë se Taulant Tusha në Bashkinë Tiranë?

Sipas vetë strukturës të publikuar në faqen online të Bashkisë Tiranë, Taulant Tusha ka varësi direkte vetëm nga Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj.

Pra është fare e thjeshtë të kuptohet fakti se Klodian Zoto duhej të merte urdhër nga pronari faktik i inceneratorit Erion Veliaj, për të vepruar për depozitimin e mbetjeve të Kamzës.

Që të jemi të qartë, deri në prill të vitit 2024, inceneratori i Erionit nuk ka humbur asnjë cent, pasi koston financiare e ka mbuluar 100% Bashkia Tiranë. Për të kuptuar se sa është vlera jemi bazuar në deklarimet publike të Rakip Sulit dhe planit vendor të Bashkisë Kamëz, ku thuhet se minimalisht Bashkia Kamëz ka 39.000 ton mbetje në vit, përllogaritur kjo në sasinë totale rreth 195.000 ton për periudhën 2019-2023, me një faturë financiare prej 5.6 milionë euro pa TVSH.

Erion Veliaj në dijeni të plotë, ka hequr nga buxheti i Bashkisë Tiranë mbi 6 milionë euro, për të paguar mbetjet e Kamzës, para të cilat do duhej ti paguante konçensionari.

I takon tashmë SPAK të hetojë dhe faktojë nëse këto 6 milionë euro para korruptive, kanë përfunduar në llogaritë bankare të të afërmve të Erion Veliajt.

Të nderuar qytetarë,

Kjo është prova e rradhës që Erion Veliaj nuk ka dhënë urdhër vetëm për pagesat e depozitimit të dherave për kullat e Tiranës, nuk ka bllokuar vetëm NJZP, por ka urdhëruar dhe paguar edhe për mbetjet e Bashkisë Kamëz.

Çdo veprim dhe faturë financiare që lidhet me inceneratorin e Tiranës, bëhej me urdhër të Erion Veliajt.

Ditët në vijim të gjitha këto materiale do ti depozitohen zyrtarisht SPAK, i cili e ka të kotë zgjatjen e agonisë së pronarit faktik të inceneratorit Tiranë dhe bandës 5D, Erion Veliaj.

Partia Demokratike dhe unë personalisht, nuk do të ndalemi derisa të vendoset shiriti i skenës së krimit, godinës të Bashkisë Tiranë, e cila tashmë është kthyer në institucionin më të korruptuar në Europë.

Ju faleminderit.

Të Lidhura

“Sihariq si ky nuk ka, ah mortja që s’të ha”, Irena Beqiraj ironizon Neomalësoren e Ramës
Politikë

“Sihariq si ky nuk ka, ah mortja që s’të ha”, Irena Beqiraj ironizon Neomalësoren e Ramës

12 Mars, 2026
PLL dorëzon paketën për reformën zgjedhore, Axhami: Legaliteti tashmë një zë i konsoliduar në të djathtën shqiptare
Politikë

PLL dorëzon paketën për reformën zgjedhore, Axhami: Legaliteti tashmë një zë i konsoliduar në të djathtën shqiptare

15 Shkurt, 2026
Rrëfimi i Princ Lekës: Marrëdhënia me Ramën dhe opozita… në ‘një fazë kritike’
Politikë

Rrëfimi i Princ Lekës: Marrëdhënia me Ramën dhe opozita… në ‘një fazë kritike’

15 Shkurt, 2026
Kryelegalisti Shpëtim Axhami kërkon heqjen e toponimeve sllave: Një nismë atdhetare për rikthimin e identitetit kombëtar
Politikë

Kryelegalisti Shpëtim Axhami kërkon heqjen e toponimeve sllave: Një nismë atdhetare për rikthimin e identitetit kombëtar

6 Shkurt, 2026
Kur masakrat e komunizmit mundohen të zëvëndësohen me propagandë
Politikë

Kur masakrat e komunizmit mundohen të zëvëndësohen me propagandë

5 Shkurt, 2026
Rama dhe Berisha replika për atentatin në Rinas
Politikë

Rama dhe Berisha replika për atentatin në Rinas

16 Nëntor, 2025

TË FUNDIT

“Zbardhet e vërteta e zjarrit në Komunën e Parisit: Jo skenarët e mediave, por një incident aksidental – fqinjët dalin në mbrojtje të vajzave”
Aktualitet

“Zbardhet e vërteta e zjarrit në Komunën e Parisit: Jo skenarët e mediave, por një incident aksidental – fqinjët dalin në mbrojtje të vajzave”

4 Maj, 2026

Bregdeti rrit çmimet e apartamenteve. Interesi i të huajve i lartë!
Aktualitet

Bregdeti rrit çmimet e apartamenteve. Interesi i të huajve i lartë!

3 Maj, 2026

Krenar Dunga, më model i rrallë i lidershpit dhe ekselencës rinore në Shqipëri
Të ndryshme

Krenar Dunga, një model i rrallë i lidershpit dhe ekselencës rinore në Shqipëri

1 Maj, 2026

Përplasja në PS, deklarata e Spiropalit ndez reagimin e Luarasit: Jo statuse në FB
Aktualitet

Përplasja në PS, deklarata e Spiropalit ndez reagimin e Luarasit: Jo statuse në FB

1 Maj, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com