Nderim dhe përulje me respekt para heroizmit të të burgosurve politik të kësaj revolte të cilët me qëndresën dhe sakrificat e tyre tronditën regjimin mizor diktatorial komunist.
Lavdi dhe i përjetshëm kujtimi i martirëve të kësaj revolte Sokol Sokoli e Tom Ndoja.
Kurrë nuk duhet të harrojmë se çfarë diktatura e egër komuniste i solli popullit dhe kombit tonë.
Sakrifica dhe çdo akt antikomunist i atyre që u përballën me këtë regjim ndër vite, duhet të na shërbejnë të gjithëve për të qenë gjithmonë bashkë jo vetëm në dënimin e krimeve të tij, por edhe për një reagim të fortë sa herë që shenja tē këtij regjimi shfaqen hapur e ngrenë krye.
PLL dënon aktet e regjimit komunist dhe mbetet obligim i ynë:
-Dënimi i krimeve të komunizmit dhe i krimeve të makinerisë që ushtroj dhunë dhe inskenime duke shkaktuar vuatje siç ishte Sigurimi i Shtetit
(duke hapur çdo dosje të tij)
-Caktimin e Datës në kujtim të Viktimave të Komunizmit.