Kreu Legalist, Shpëtim Axhami:
👇
Edhe pa ndërhyrje në Kushtetutë, ajo nuk pengon, duhet vullnet politik!
Sistemi Zgjedhor tek ne mund të bëhet lehtësisht proporcional unik me Një rajon dhe gjithashtu me lista komplet të hapura, për këtë duhet thjeshtë vullnet politik mes palëve përcaktuese për t’i bërë këto, Kushtetuta aktuale e lë hapur këtë mumdësi.
Kushtetuta nuk e pengon aspak që Shqipëria të ketë sistem zgjedhor rajonal por edhe me 1( një) ose 4 ( rajone) me lista të hapura, ajo shprehet qartë sipas nenit 64 të saj.
👇
Neni 64 i Kushtetutës.
(Ndryshuar me ligjin nr. 9904, datë 21.4.2008, nr. 115/2020, datë 30.7.2020)
1.Kuvendi përbëhet nga 140 deputetë, të zgjedhur sipas një sistemi zgjedhjesh proporcional me konkurrim rajonal dhe prag kombëtar.
Si edhe duket ajo detyron konkurim me sistem rajonal, pa përcaktuar numrin e rajoneve.
Ndërsa, ndër të tjera sipas pikës 3 (tre) po të këtij neni thuhet:
Ligji për zgjedhjet garanton që votimit parapëlqyes t’i nënshtrohen jo më pak se dy të tretat e listës shumëemrore dhe të siguroj barazinë gjinore.
Pra kushtetuta jep pragun minimal të hapjes listave me 2/3 pa e kufizuar hapjen 100% të tyre, edhe njëherë nëse egziston vullneti politik.











