Gazetarja e njohur Ledjona Xheladinaj, ish-banore e shtëpisë së Big BRother Vip 3, ka qenë një nga personazhet më të komentuara në rrjet gjatë qëndrimit në BBV.
Gjatë intervistës së saj në “Top Albania Radio”, Ledjona ka zbuluar një detaj që ndoshta ne nuk e kemi ditur më herët.
Teksa i ka uruar çiftit për ardhjen në jetë të vajzës, Ledjona shprehet se Luizi i ka bërë bllok dhe nuk di asgjë pse kjo mund të ketë ndodhur.
“Kiarën e kam shumë xhan, tani që është bërë dhe mami i urojmë jetë të gjatë vajzës. Ka qenë një pyetësor në Instagram-in tim dhe jam pyetur për Luizin dhe faktikisht nuk më dilte që t’i bëja tag dhe thash më ka bërë bllok. Nuk e di pse Luizi sepse unë e kam vlerësuar. Se di çfarë ka e se ku i ka ngelur hatri…”- shprehet Ledjona.