InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Politikë

Këlliçi: Javën tjetër publikojmë dokumentet që lidhin Bashkinë e Tiranës me vrasjen e Ardit Gjoklajt

26 Prill, 2024
in Politikë
A A
Këlliçi: Javën tjetër publikojmë dokumentet që lidhin Bashkinë e Tiranës me vrasjen e Ardit Gjoklajt

Në një postim në rrjetin social Facebook. Bleind Këlliçi ka paralajmëruar se javën tjetër do të publikojë dokumente që tregojnë lidhjen e Bashkisë së Tiranës me vrasjen e Ardit Gjoklajt. Vdekja e 17-vjeçarit, Ardit Gjoklaj u regjistrua më 7 gusht, brenda të landfillit të Sharrës.

POSTIMI I PLOTË

Javën tjetër do publikojmë dokumentet që e lidhin Bashkinë e Tiranës me vrasjen e Ardit Gjoklajt dhe skandale të reja korruptive të Bashkisë.

Pjesë nga fjala e mbajtur sot para Bashkisë Tiranë:

Ndaloni dhunën ndaj qytetarëve dhe arrestoni hajdutët në bashki. I nderuar drejtues i Policisë së Shtetit që po flet me mikrofon. Merr masa që të arrestosh një hajdut që ka vjedhur 30 milionë euro nga taksat tuaja dhe tonat.

Të nderuar efektivë të Policisë së Shtetit, efektivë të Policisë Bashkiake, askush nga protestuesit nuk ka asgjë me ju, përkundrazi jeni dëshmitarë se si jeni përdorur ndër vite për t’i shërbyer biznesit personal të pronarit faktik të inceneratorit të Tiranës, Erion Veliaj. Jeni ju që jeni detyruar të rrini natën e të ndaloni pleqtë që shesin një tufë majdanoz në rrugët e këtij qyteti, për t’i shërbyer biznesit privat të drejtorit të Policisë së Tiranës, Ermal Kapllani.

U bë e katërta javë që vijnë këtu këshilltarët bashkiakë të opozitës, në orar zyrtar pune, ditën e premte, të cilët kërkojnë të futen në institucionin e Bashkisë së Tiranës për të marrë përgjigje për kërkesat që kanë bërë për transparencë për fondet e Bashkisë Tiranë. Jemi në një ditë rutinë jave, në një ditë pune dhe ju e shihni mjaft mirë që dera e Bashkisë Tiranë është e mbyllur, është e lidhur me zinxhirë!

Ku keni parë ju një bashki tjetër në botë që nuk lejon këshilltarët bashkiakë të futen në institucion ku janë të zgjedhur me votë, për të marrë informacion? Ku keni parë ju një drejtësi, e cila javën e kaluar u paralajmërua nga ky shesh që kryetari i bashkisë dhe pronari faktik i inceneratorit të Tiranës, Eron Veliaj, me datë 25 prill, që ishte dita e djeshme, do të udhëtonte drejt Holandës për të takuar bashkëpunëtorët e tij në inceneratorin e Tiranës?

Dhe çfarë ndodhi ditën e djeshme? Pronari faktik i inceneratorit të Tiranës me një arrogancë të pashoq, postoi vetë nga Holanda, duke i bërë karshillëk gjith qytetarëve, opozitës dhe institucioneve të reja të drejtësisë.

I bëj thirrje SPAK-ut me të gjithë dokumentet që kemi dorëzuar deri tani me të gjithë materialet dhe provat e pakundërshtueshme që provojnë përfshirjen e drejtpërdrejtë të Erion Veliajt në aferën e inceneratorit të Tiranës, në aferen e dherave dhe në aferën e 5D, të zbatojë ligjin, të marrë të pandehur dhe të çojë para drejtësisë, pronarin faktik të inceneratorit të Tiranës, Erion Veliaj.

Nëse mendojnë se ne do të ndalojmë, nëse mendojnë se ne do të tërhiqemi e kanë gabim. Do na këni këtu çdo janë në mënyrë permanente deri sa drejtësia të veprojë pa regji. Sot jemi në ditën e 115 që kryetari i opozitës, Sali Berisha, mbahet në arrest shtëpie pa asnjë provë, pa asnjë fakt, pa asnjë akuzë. Ndërkohë një hajdut si Erion Veliaj, i cili është kapur në flagrancë me gjithë shtabin e tij elektoral të 14 majit, ai sot duhej të ishte para drejtësisë e prapa hekurave.

Unë i bëj një thirrje të gjithë qytetarëve. Ajo çka keni përjetuar në 14 majin e kaluar, shantazhi, presioni, dhuna që është ushtruar ndaj kujtdo që ka menduar ndryshe dhe ka kërkuar të votojë për ndryshimin do të shpaguhet.

Ne nuk tërhiqemi për të çuar para drejtësisë pronarin faktik të inceneratorit të Tiranës. Këtë nuk e thotë opozita. Këtë e ka thënë ish-numri 2 i qeverisë, ish-numri 2 i Edi Ramës, Arben Ahmetaj, i cili ka akuzuar drejtpërdrejt Erion Veliajn si pronar faktik të inceneratorit të Tiranës.

Sot ne jemi i vetmi shtet që kemi një kryebashkiak të kapur në flagrancë ne vjedhje dhe me duart në xhepat e qytetarëve dhe askush nuk mban përgjegjësi. Treçereku i kabinetit, një pjesë e kryebashkiakëve, deputetë, sot ndodhen në burg dhe Edi Rama vazhdon tallet e me qytetarët dhe thotë nuk di asgjë kush ka ngrënë dardha dhe mollë prapa kurrizit.

Javën tjetër do të bëjmë publike dokumentet të reja që tregojnë lidhjet e Bashkisë së Tiranës me vrasjen e të miturit Ardit Gjoklaj. Kemi dhënë premtimin tashmë prej 8 vitesh që Ardit Gjoklajn nuk e harrojmë dhe këtë premtim do ta mbajmë!

O sot, o kurrë.

Të Lidhura

“Sihariq si ky nuk ka, ah mortja që s’të ha”, Irena Beqiraj ironizon Neomalësoren e Ramës
Politikë

“Sihariq si ky nuk ka, ah mortja që s’të ha”, Irena Beqiraj ironizon Neomalësoren e Ramës

12 Mars, 2026
PLL dorëzon paketën për reformën zgjedhore, Axhami: Legaliteti tashmë një zë i konsoliduar në të djathtën shqiptare
Politikë

PLL dorëzon paketën për reformën zgjedhore, Axhami: Legaliteti tashmë një zë i konsoliduar në të djathtën shqiptare

15 Shkurt, 2026
Rrëfimi i Princ Lekës: Marrëdhënia me Ramën dhe opozita… në ‘një fazë kritike’
Politikë

Rrëfimi i Princ Lekës: Marrëdhënia me Ramën dhe opozita… në ‘një fazë kritike’

15 Shkurt, 2026
Kryelegalisti Shpëtim Axhami kërkon heqjen e toponimeve sllave: Një nismë atdhetare për rikthimin e identitetit kombëtar
Politikë

Kryelegalisti Shpëtim Axhami kërkon heqjen e toponimeve sllave: Një nismë atdhetare për rikthimin e identitetit kombëtar

6 Shkurt, 2026
Kur masakrat e komunizmit mundohen të zëvëndësohen me propagandë
Politikë

Kur masakrat e komunizmit mundohen të zëvëndësohen me propagandë

5 Shkurt, 2026
Rama dhe Berisha replika për atentatin në Rinas
Politikë

Rama dhe Berisha replika për atentatin në Rinas

16 Nëntor, 2025

TË FUNDIT

5 vite pa babain, Ndocaj: ‘Ti jeton përjetë brenda meje’
Aktualitet

5 vite pa babain, Ndocaj: ‘Ti jeton përjetë brenda meje’

20 Prill, 2026

Mes akuzave dhe realitetit, ‘Beralb”, një nga motorët kryesorë ekonomikë të Pukës dhe Fushë-Arrëzit
Artikuj

Mes akuzave dhe realitetit, ‘Beralb”, një nga motorët kryesorë ekonomikë të Pukës dhe Fushë-Arrëzit

20 Prill, 2026

Skandal në spitalin e Korçës: Denoncime për degradim, mungesë kushtesh dhe abuzime
Të ndryshme

Skandal në spitalin e Korçës: Denoncime për degradim, mungesë kushtesh dhe abuzime

20 Prill, 2026

Lutfi Dervishi: Turp të kenë protestuesit në…. Beograd!
Opinione

Kur shteti sillet si shoqatë bamirëse

20 Prill, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com