Shpëtim Axhami, kryetar i PLL
Zvarritje e reformës pa u marrë me thelbin e saj!
Si edhe po duket qartësisht, Reforma Zgjedhore po zvarritet dhe nuk duket qartësisht marrja me thelbin e saj, atë të ndryshinit sistemit zgjedhor me hapjen e listave.
Kur hapja e listave dhe sistemi proporcional kombëtar, kërkuar në vazhdimësi nga PLL dhe shumica e partive politike në vend, ju errëson sytë atyre që kanë në dorë ndryshimet në ligjin zgjedhor, për opozitën janë të domosdoshme dhe duhet të jenë vijë e kuqe të panegociueshme nga ana e saj për miratimin e kësaj reforme me dakortësi,
1-Kthimi i i koalicioneve, ku çdo parti koalicioni të paraqitet me listat e veta të kandidatëve.
2-Kalimi në një sistem me katër rajone.
3-Mundësimi i votës së diasporës.
Mos dakortësia për propozimet e mësipërme dhe futja e opozitës në zgjedhjet parlamentare të vitit 2025 me këtë Kod Zgjedhor, pa koalicione dhe sistem i mbyllur me 12 rajone (qarqe) do të ishte një gabim me pasoja të rënda për opozitën duke mundësuar një fitore tjetër, si ajo e vitit 2021, më tepër teknike dhe jo nëpërmjet votës të kësaj mazhorance.