InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Politikë

Pas OBSH, Banka Botërore nxjerr bllof Veliajn: Pylli orbital, mashtrim

13 Prill, 2024
in Politikë
A A
Pas OBSH, Banka Botërore nxjerr bllof Veliajn: Pylli orbital, mashtrim

Teksa ishte i ftuar së fundmi në “TCH”, për të pastruar imazhin e njollosur nga ngjarjet e fundit dhe thirrja në SPAK, Erion Veliaj mohoi publikisht një raport të OBSH.

OBSH e deklaronte Shqipërinë si një ndër vendet më të ndotura, ndotje që ishte shtuar tepër vitet e fundit.

Pas OBSH, Banka Botërore nxjerr bllof Veliajn: Pylli orbital, mashtrim

Mirëpo, Veliaj guxoi të kundërshtojë grafikun e OBSH duke gënjyer para shqiptarëve, teksa u shpreh:

“Jo, s’është një nga qytetet e ndotura! Të sqarojmë një gjë, unë jam sëmurë nga tëmthi, jo nga truri. Të më thuash mua jemi 1503-ti, një nga vendet më të pisëta dhe të mos e kesh me të kuqe, është si ata gjobaxhinjtë. S’je tek zona e kuqe, je akoma e verdhë dhe portokalli.
Është shumë herë më e pastër, pyet kë të duash.”

Po ashtu, bllof Lali Euron e ka nxjerrë edhe Banka Botërore, e cila thotë se Pylli Orbital i kryeqytetit është një mashtrim i madh.

Sipas BB, në 7 vitet e fundit Tirana jo vetëm që nuk është bërë më e gjelbër, por përkundrazi ka shënuar reduktim të sipërfaqeve të gjelbra.

Qytetet e mëdha të rajonit, si Beogradi, Shkupi, Sarajeva dhe Prishtina dëshmuan një rritje të sipërfaqes së gjelbër midis 2015 dhe 2020, ndërsa Tirana, Tetova dhe Prizreni përjetuan rënie në mbulesën e gjelbër,” thotë raporti.

Banka Botërore i referohet të dhënave nga Dynamic World, një partneritet mes Google dhe World Resources Institute, që mat në kohë reale me rezolucion maksimal ndryshimin e sipëfaqeve të gjelbra në 5 mijë qytete të botës. (Kliko për matjet).

Sipas Bankës, arsyeja se pse disa qytete në rajon janë bërë më pak të gjelbra lidhen me ndryshimin

“Ndryshimi në mbulesat e gjelbra mund të lidhet me ndryshimet në përdorimin e tokës, por edhe nga ndryshimet në përqendrimin e CO2. Kjo pasi, ndryshimet klimatike sjellin një rritje të faktorëve stresues që dëmtojnë rezistencën e bimësisë duke prishur pyjet dhe ekosistemet,” vijon raporti.

Në 26 mars të vitit të kaluar, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj lajmëroi para mediave mbjelljen e pemës së 1 miliontë në Tiranë duke e quajtur këtë një ngjarje me rëndësi të veçantë për kryeqytetin.

“Kemi numëruar çdo pemë të mbjellë. Mjafton të shikoni pemët që kanë çelur sythat e parë, për të kuptuar se ajo betejë dhe sakrificë ia vlejti. Në 2015 thamë se do të mbjellim 2 milionë pemë deri në 2030 dhe jemi vetëm në gjysmë të këtij misioni të jashtëzakonshëm,” u shpreh Veliaj.

Por 1 milionë pemët që bashkia thotë se ka mbjellë në Tiranë nuk rezultojnë ta kenë bërë Tiranën më të gjelbër. Përkundrazi, kryeqyteti shqiptar sot është sipas Bankës Botërore, lehtësisht më i zhveshur nga gjelbërimi se sa në vitin 2015.

Kjo ka dy arsye. Ose gjatë kësaj kohë janë prerë më shumë se 1 milionë pemë, ose shifra e Bashkisë nuk është e vërtetë. Në çdo rast, pylli orbital dhe propaganda e Tiranës që sot është më e gjelbur tani përfunduan në kosh.

Të Lidhura

“Sihariq si ky nuk ka, ah mortja që s’të ha”, Irena Beqiraj ironizon Neomalësoren e Ramës
Politikë

“Sihariq si ky nuk ka, ah mortja që s’të ha”, Irena Beqiraj ironizon Neomalësoren e Ramës

12 Mars, 2026
PLL dorëzon paketën për reformën zgjedhore, Axhami: Legaliteti tashmë një zë i konsoliduar në të djathtën shqiptare
Politikë

PLL dorëzon paketën për reformën zgjedhore, Axhami: Legaliteti tashmë një zë i konsoliduar në të djathtën shqiptare

15 Shkurt, 2026
Rrëfimi i Princ Lekës: Marrëdhënia me Ramën dhe opozita… në ‘një fazë kritike’
Politikë

Rrëfimi i Princ Lekës: Marrëdhënia me Ramën dhe opozita… në ‘një fazë kritike’

15 Shkurt, 2026
Kryelegalisti Shpëtim Axhami kërkon heqjen e toponimeve sllave: Një nismë atdhetare për rikthimin e identitetit kombëtar
Politikë

Kryelegalisti Shpëtim Axhami kërkon heqjen e toponimeve sllave: Një nismë atdhetare për rikthimin e identitetit kombëtar

6 Shkurt, 2026
Kur masakrat e komunizmit mundohen të zëvëndësohen me propagandë
Politikë

Kur masakrat e komunizmit mundohen të zëvëndësohen me propagandë

5 Shkurt, 2026
Rama dhe Berisha replika për atentatin në Rinas
Politikë

Rama dhe Berisha replika për atentatin në Rinas

16 Nëntor, 2025

TË FUNDIT

Shpëtim Axhami: Interesi i Kosovës është më i madh se emri i një presidenti
Aktualitet

98-vjetori i Mbretërisë, Axhami: “Monarkia, alternativë serioze politike edhe sot”

1 Shtator, 2026

“E drejta nuk është nder” – Axhami reagon pas qytetarit që priti 5 orë për të takuar Ramën
Aktualitet

Axhami: Kjo qeverisje ka rënë, Shqipëria ka nevojë për një kthesë politike

28 Gusht, 2026

NGA EVA KACANJA: “KU QËNDRON DRITA DHE ERRËSIRA JUAJ?”
I përzgjedhur

NGA EVA KACANJA: “KU QËNDRON DRITA DHE ERRËSIRA JUAJ?”

27 Gusht, 2026

“E drejta nuk është nder” – Axhami reagon pas qytetarit që priti 5 orë për të takuar Ramën
Aktualitet

“E drejta nuk është nder” – Axhami reagon pas qytetarit që priti 5 orë për të takuar Ramën

24 Gusht, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com