Opinionistja e “Big Brother VIP”, Ori Nebijaj është shumë diskrete përsa i përket jetës së saj personale.
Gjatë primet të mbrëmjes së djeshme, në studio deputetja ka konfirmuar për herë të parë romancën e saj të dashurisë.
Teksa po komentonte lidhjen e çiftit Heidi Baçi-Romeo Veshaj, deputetja mori si shembull lidhjen e saj, duke zbuluar kështu se prej dy vitesh është në një romancë.
“Kam dy vite me të, por sa herë vjen diskutimi për të takuar prindërit e tij, ndihem në siklet”, tha ajo
Ndonëse Ori zbuloi se është një një lidhje, identitetin e djalit që i ka rrëmbyer zemrën ajo e mbajti të fshehtë.