Xhensila Myrtezaj ka qenë një ndër personazhet publik më të përmendur të kohëve të fundit për shkak të ndarjes së saj me Bes Kallakun. Pas ndarjes, si duket këngetarja ka marrë vendimin që të bëhet ‘pjesërisht bjonde’ që i ka dhënë asaj një look totalisht ndryshe! Duket se pas ndarjes me Besin ajo po punon për të sjellë një imazh të ri në publik.
Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku janë kthyer në kryefjalë të medias rozë kohëve të fundit, pasi u përfol gjatë për një ndarje të mundshme mes tyre, që ishte aktori ai që e pranoi publikisht.
Dy artistët, një nga çiftet më të njohur të estradës shqiptare nuk ndiqen as në rrjetet sociale dhe kanë fshirë fotot e njëri-tjetrin.