Konkurrenti i Celebrity Big Brother, George Gilbey, ka ndërruar jetë në moshën 40 vjeçare.
Mediet e huaja shkruajnë se Gilbey vdiq mëngjesin e së mërkurës, më 27 Mars, pasi ra nga një lartësi teksa po punonte si elektriçist.
Ai u bë i njohur me pjesëmarrjen e tij në Gogglebox dhe Celebrity Big Brother.
Ndonëse u dërgua me urgjencë në spital, në qytetin e Southend-on-Sea, fatkeqësisht pak më vonë ai u konfirmua i vdekur.
40-vjeçar ishte më i njohur për paraqitjen në serialin Channel 4 së bashku me nënën e tij, Linda McGarry dhe njerkun Pete McGarry, i cili vdiq në moshën 71-vjeçare në vitin 2021.
Gilbey gjithashtu u shfaq në serinë e 14-të të Celebrity Big Brother në 2014, duke arritur në finale.