Kryeministri Edi Rama do të mbledhë të shtunën në Shkodër kabinetin qeveritar dhe kryebashkiakët.
Mësohet se në këtë takim do të jenë të pranishëm edhe zëvendësministrat. Në fokus do të jetë analiza e punës së bërë nga kryebashkiakët e vendit.
Ky takim vjen një javë pasi Rama mblodhi në Durrës, Asamblenë Kombëtare të PS.