Është hedhur në Paris shorti i Ligës së Kombeve për edicionin 2024-25 ku Kombëtarja jonë është njohur me kundërshtarët.
Shqipëria ndodhet në Ligën B, në grupin B1 dhe si kundërshtarë ka Çekinë, Ukrainën dhe Gjeorgjinë. Tanimë Çekia nuk është një kundërshtar i panjohur për ne duke qenë se në eliminatoret e Euro2024 jemi përballur 2 herë dhe kemi arritur të marrim një fitore dhe një barazim.
League B, grupi B1
Çekia, Ukraina, Shqipëria, Gjeorgji
Ndeshjet do të zhvillohen në pushimet ndërkombëtare që FIFA ka gjatë shtatorit, tetorit dhe nëntorit të këtij viti, ndërsa finalet do të zhvillohen në verën e 2025-ës./dritare.net