InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Berisha paralajmëron protesta dhe fton qytetarët: Të vërshojmë drejt Tiranës, të ngremë popullin në këmbë!

18 Nëntor, 2023
in Aktualitet, InfoPress, Lajme
A A
Berisha paralajmëron protesta dhe fton qytetarët: Të vërshojmë drejt Tiranës, të ngremë popullin në këmbë!

Nga qyteti i Lushnjës, ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar protesta, duke i bërë thirrje qytetarëve që të angazhohen në misionin e opozitës.

Berisha tha se duhet të vërshojmë drejt Tiranës, të protestojmë kudo ku ka padrejtësi dhe populli të ngrihet në këmbë.

Sali Berisha u shpreh i bindur se do të fitojnë ne betejën e tyre, ndërsa theksoi se sot parlamenti ka bërë prova për ditën e hënë, ku është dhënë urdhëri që të rrethohet nga Garda.

“Në këtë mënyrë të vërshojmë drejt Tiranës, në këtë mënyrë të protestojmë kudo ku lind padrejtësia. Të ngremë një popull të tërë në këmbë, një popull që qeveria e uron, qeveria e shtyp, e vjedh, një popull që nuk meritoni një trajtim të tillë. Ju falënderoj dhe ju ftoj në këtë mision. Parlamentin e kanë rrethuar me polici dhe gardiste, Sot kanë bërë provat e përgjithshme, por prova e përgjithshme është e jona, fitorja është e deputetëve të opozitës, ne nuk tërhiqemi, ne do fitojmë”, tha Berisha.

Pjese nga fjala e Berishes

Pra kemi ardhur në një moment ku çdo e drejtë e popullit opozita është e mohuar. Zgjedhjet i përcaktojnë bandat, i përcaktojnë zarfet me para të ndara në mes të fushatës për 683 mijë pensionistë.

Zgjedhjet i përcakton patronazhisti, aktivisti, i shndërruar në një terrorist kundër jush, terroristë të votës tuaj, në mënyrë që ne si opozitë të mos marrim dot ato vota që duam. Nga lista hiqet emri i PD-së. Me gjykata të kontrolluara totalisht i merret vula PD-së. Në fletëvotimit nuk vendoset emri i kryetarit të saj. Për 61 kandidatë në mbarë vendin nuk jepet një qindarkë nga fondet e buxhetit të shtetit.

Ndërkohë për 12 kandidatë të pengBravës jepen 1.2 mln euro.

Pra ku jemi sot? Sot ne jemi para alternativës, ‘të jemi apo mos jemi’. Por ne do të jemi. Ne jemi forca politike që përmbysëm një diktaturë. Ne jemi forca politike që do të përmbysim këtë diktaturë.

Asgjë në botë nuk mund të na pengojnë ne më, në misionin tonë për të përmbysur diktaturën e bandave të instaluar në Shqipëri.

Kjo është prova e jonë, prova e guximit tonë, prova e vizionit tonë, prova e mbrojtjes së idealeve tona, e mbrojtjes së demokracisë, e interesit kombëtar, prova e mbrojtjes së interesit të fëmijëve tanë.

Kësaj provës ne nuk i shmangemi. Kësaj prove njëlloj si në himnin e flamurit ne do ti qëndrojmë. Në këtë provë për kauzën tonë të drejtë, për kauzën e drejtë të çdo shqiptari që beson në pluralizmin si promotor i demokracisë ne do të fitojmë.

Kjo provë kërkon sakrifica, guxim.

Por ju kujtoj këtu se mes të gjitha formave të diktaturave, diktaturës komuniste, naziste, teokratike, diktatura e bandës është më e zeza, më e keqe. E them këtë për të kuptuar se beteja është  jo e lehtë.

Beteja ka nevojë për shembullin e secilit prej jush. Ka nevojë për angazhimin e secilit prej jush.

Betejën e nisëm ne në parlament. E nisëm betejë pa kthim, e nisëm të betuar se ne do të mbrojmë të drejtat tuaja, opozitën, pluralizmin me çdo çmim, mënyrë, ne nuk tërhiqemi.

Ai është akt i një grupi deputetësh të cilët vendosën të qëndrojnë në emër tuaj, për të shpëtuar pluralizmin.

Por secili prej jush duhet të marrë një vendim të tillë. Të bëjmë gjithçka për të shpëtuar Lushnjen, Shqipërinë dhe demokracinë.

Të Lidhura

Gazmira Frakulli: Mbrojmë Bashkinë Cërrik, mbrojmë identitetin, shërbimet dhe të ardhmen e qytetarëve
Aktualitet

Gazmira Frakulli: Mbrojmë Bashkinë Cërrik, mbrojmë identitetin, shërbimet dhe të ardhmen e qytetarëve

2 Gusht, 2026
Përballë shkrirjes së Prrenjasit, ngrihet një zë i ri qytetar – Dr. Besjan Karriqi: “Mos ndëshkoni qytetin, ndëshkoni paaftësinë!”
Aktualitet

Përballë shkrirjes së Prrenjasit, ngrihet një zë i ri qytetar – Dr. Besjan Karriqi: “Mos ndëshkoni qytetin, ndëshkoni paaftësinë!”

1 Gusht, 2026
Mes tensioneve në rajon, Shpëtim Axhami paraqet planin për forcimin e mbrojtjes kombëtare
Aktualitet

PLL ngre zërin kundër shkrirjes së bashkive, Axhami: Mbrojmë identitetin historik dhe të drejtat e komuniteve lokale

31 Korrik, 2026
Mes tensioneve në rajon, Shpëtim Axhami paraqet planin për forcimin e mbrojtjes kombëtare
Aktualitet

Mes tensioneve në rajon, Shpëtim Axhami paraqet planin për forcimin e mbrojtjes kombëtare

28 Korrik, 2026
Kreu i PLL, Axhami: 25 vjet Kosovë e lirë, Liri për të gjithë heronjtë e luftës
Aktualitet

PLL dënon dhunën ndaj protestuesve: “Sa më e ashpër dhuna, aq më e madhe frika e pushtetit”

24 Korrik, 2026
Puka nderon Renato Farinën, Eduart Ndocaj: “Ky titull i takon një miku të madh të Shqipërisë!”
Aktualitet

Puka nderon Renato Farinën, Eduart Ndocaj: “Ky titull i takon një miku të madh të Shqipërisë!”

15 Korrik, 2026

TË FUNDIT

Milaim Nela me akuza të forta: “Vetëm Legaliteti ka reaguar kundër Konsullatës Serbe në Shkodër”
Opinione

Milaim Nela me akuza të forta: “Vetëm Legaliteti ka reaguar kundër Konsullatës Serbe në Shkodër”

4 Gusht, 2026

Gazmira Frakulli: Mbrojmë Bashkinë Cërrik, mbrojmë identitetin, shërbimet dhe të ardhmen e qytetarëve
Aktualitet

Gazmira Frakulli: Mbrojmë Bashkinë Cërrik, mbrojmë identitetin, shërbimet dhe të ardhmen e qytetarëve

2 Gusht, 2026

Përballë shkrirjes së Prrenjasit, ngrihet një zë i ri qytetar – Dr. Besjan Karriqi: “Mos ndëshkoni qytetin, ndëshkoni paaftësinë!”
Aktualitet

Përballë shkrirjes së Prrenjasit, ngrihet një zë i ri qytetar – Dr. Besjan Karriqi: “Mos ndëshkoni qytetin, ndëshkoni paaftësinë!”

1 Gusht, 2026

Mes tensioneve në rajon, Shpëtim Axhami paraqet planin për forcimin e mbrojtjes kombëtare
Aktualitet

PLL ngre zërin kundër shkrirjes së bashkive, Axhami: Mbrojmë identitetin historik dhe të drejtat e komuniteve lokale

31 Korrik, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com