=== console.log('header!'); // Easy to add and display post grid on your website with or without categoryies filter. Also work with Gutenberg shortcode block.
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz
No Result
View All Result
InfoPressAlbania
No Result
View All Result
Home Të ndryshme

Ismail Kadare: Ndarja me nënën

18 Tetor, 2023
in Të ndryshme
A A
Ismail Kadare: Ndarja me nënën

Në prill të vitit 1994, im vëlla na lajmëroi nga Tirana se nëna ishte duke dhënë shpirt.
U nisëm të dy me Helenën, me avionin e parë nga Parisi, me shpresë për ta gjetur ende gjallë. Në të vërtetë ishte ende në jetë, por nuk kuptonte asgjë. Ndodhej në koma, në apartamentin e emtës sime, në rrugën “Qemal Stafa”, ku e kishin çuar disa javë më parë, për ta pasur më mirë në kujdes.
Kushëriri im i parë, Besnik Dobi, njeriu që e kishte çuar në krahë gjer tek e motra, pasi më shpjegoi përse e kishte parapëlqyer atë mënyrë bartjeje, për një distance aq të shkurtër, nga Rruga e Dibrës te fillimi i “Qemal Stafes”, shtoi fjalët: Veç kësaj, ajo ishte tepër e lehtë.

Në përpjekje për të sqaruar diçka më tepër, ai përsëriti pak a shumë të njëjtën gjë: e pabesueshme, sa e lehtë ishte! Do të thosha prej letre.
Si një kukull prej letre.

S’isha i sigurt nëse fjalët e fundit ishin të tijat, apo isha unë që i kisha menduar, por pata ndjesinë se nuk u habita fort. Thua se të gjitha ato që dëgjoja i dija ndërkaq.

Një skenë e njohur, e përsëritur shpeshherë në banesën tonë, kur vajzat tona loznin kukullash me nënën, më kaloi nëpër mend. E durueshme rrinte midis tyre ndërsa ato i vinin në flokë gjithfarë fjongosh e karficash, pa harruar të përsërisnin: “nënë, mos lëviz!”.
Helenës, merrej me mend që i vinte zor nga një pamje e tillë, por vajzat nuk bindeshin. Nëna s’thotë asgjë, përsërisnin. Asaj i pëlqen, ç’ke ti?
E lehtë. Shkallët prej druri të shtëpisë, zakonisht të ndjesh me, nuk kërcisnin kurrë nga e shkelura e saj. Sepse ashtu si hapat, çdo gjë e kishte të lehtë: veshjen, të folurën, psherëtimën.
Në lagje, e më pas në shkollë, kishim mësuar gjithë ato vjersha për nënën. Kishte gjithashtu vjersha, madje dhe një këngë për ata që s’kishin të tillë, ku fjalët pa nënë përsëriteshin në atë mënyrë që ta këpusnin shpirtin. Nuk dija ndonjë nga shokët e klasës që të mos kishte nënë, ose ndoshta kishte të tillë, por nuk e tregonin. Sipas një shokut tonë, të mos kishe nënë ishte turp, gjë që një tjetër, nga klasa B., e kundërshtonte ngaqë, sipas tij, turp ishte të mos kishe baba. Dy nga shoqet tona, Ylberja me Ela Labovitin, qeshnin me të dy, ngaqë, sipas tyre, jo vetëm ngatërronin fjalën “turp” me “mëshirë”, por nuk kuptonin asgjë nga ato që flisnin.

Sidoqoftë, puna e nënës nuk ishte kaq e thjeshtë, domethënë mjaftonte ta kishe, se të tjerat s’kishin rëndësi. Mund të këndoje gjithë ditën nënë e dashur, nëna ime, më e mira në botë, sa erë e mirë që të vjen, e trululu e tralala, e prapë të mos ishe i kënaqur. Disa, pavarësisht se nuk e thoshin, mërziteshin, ngaqë, në krahasim me të tjerët, nënat e tyre iu dukeshin jo fort të reja, për të mos thënë plaka.

Por as kjo s’dukej ndonjë hata në krahasim me rastin e shkollës së lagjes fqinje, ku kishte jo një, por dy nëna të ndara nga burrat. Ose rasti i Pano X., që erdhi duke qarë, ngaqë, rrugës për në shkollë, dikush i kishte thënë “bir i kurvës”, dhe nuk u qetësua veçse kur Ylberja me Ela Labovitin i kishin shpjeguar se kjo s’do të thoshte asgjë dhe se ata që përdorin atë fjalë me “k” për nënat e të tjerëve, mund ta kishin vetë mizën nën kësulë.

Shumë shpejt do ta kapja se unë gjithashtu kisha një problem me nënën, por ai ishte tepër larg nga ato që përmenda.

Kishte të bënte kryesisht me lehtësinë, me atë që më pas do të më dukej si ana prej letre apo prej gipsi e saj. Në fillim turbull, pastaj përherë e më qartë po kuptoja se ato që pothuajse nuk mungonin kurrë në vjershat dhe këngët për nënat: qumështi, gjiri, aroma, ngrohtësia e amësisë, s’e kisha lehtë t’i gjeja tek ime më.
S’ishte punë ftohtësie.

Dhembshuria e saj ndihej që larg. Kujdesi gjithashtu. Mungesa ishte gjetkë dhe, siç do ta kuptoja më vonë, kishte të bënte me pengesën e shfaqjes, e kapërcimit të një pragu që, me sa dukej, ajo e kishte të pamundur.
Shkurt, qysh herët e kam ndier se nëna ime, më shumë se atyre të vjershave, i ngjante një lloj vizatimi apo skicimi, prej të cilit nuk dilte dot.

Edhe bardhësia e fytyrës së saj, sidomos kur vinte sqafill, siç ia kishte mësuar Kako Pinoja, stolisja e famshme e nuseve të Gjirokastrës, shtëpia e së cilës ishte pothuajse ngjitur me tonën, pra, edhe bardhësia e saj kishte ngrirjen dhe moskuptimin prej maske.

Më pas, kur gjatë një udhëtimi në Japoni do të shihja për herë të parë një shfaqje të teatrit tabuki, bardhësia e fytyrave të aktoreve do të më dukej si diçka e njohur. Ishte e njëjta e fshehtë si ajo e nënës sime, një mister prej kukulle, por pa tmerr.

Në të njëjtin stil, si në filmat vizatimorë, ishin lotët e saj. Në shumicën e rasteve nuk e kisha kuptuar arsyen e tyre.

Ashtu siç nuk e kuptoja dot se si ishte e mundur që vite me radhë nuk e kisha ndier kurrë të hynte a të dilte në tualet, thua se nuk shkonte kurrë atje.
Nënat janë qeniet më të vështira për t’u kuptuar, më thoshte gjatë një darke në Paris Andrei Voznjesenski. Ishim të ftuar të dy me Helenën tek Alain Bosquet, kur, midis të tjerash, e pyeta diçka për ca vargje të tij që kishin bërë bujë, të shkruara në trajtë gjysmë anagrami.

Midis tyre ishte një varg ku fjala nënë, rusisht mat (shoqëruar me shenjën zbutëse), përsëritej tri herë: Matmatmüt, kurse herën e katërt ishte vetëm gjysma e saj ma, e cila në fund të vargut, duke u bashkuar me shkronjën “t” të mat (nënës) së fundit, jepte fjalën tma, që do të thoshte terr.
Voznjesenski në atë darkë ishte në gjendje të rëndë shpirtërore, çka m’u duk se ndikonte në shpjegimin e vargjeve.

Ka qenë takimi im i parë dhe i fundit me të, kështu që nuk m’u dha rasti të sqaroja më pas se ç’donte të thoshte. Shpjegimi kishte të bënte pak a shumë me lidhjen midis sintagmave nënë dhe terr, sipas të cilave, njeriu dilte nga barku i nënës si nga terri, dhe ky ishte një qerthull i pafund matma, nënaterr, ku nëna, ashtu si terri, mbetej e pazbërthyeshme.
Ndërsa për lotët e nënës e kisha vështirë të gjeja shkakun, për mërzinë e saj ishte e kundërta.

Shkakun e thoshte vetë, madje me një shprehje që, pasi e kisha dëgjuar gjithë frikë herën e parë, sa herë që e kujtoja vazhdonte të më ngjethte mishtë: “më ha shtëpia!”.

Shumë shpejt e mora vesh që kjo ishte shprehja më e zakonshme për të thënë se mërziteshe në shtëpi.

Mirëpo kjo nuk më pengonte që, sipas një xanxe që më kishte kapur njëfarë kohe për të zhbiruar kuptimin e fjalëve, ta mundoja veten me përfytyrimin se sa e tmerrshme ishte kur shtëpisë ku banoje mund t’i shkrepej një ditë të të hante…

*Shkëputur nga romani i I. Kadaresë, “Kukulla”

Të Lidhura

“Nuk e dimë sa të forta jemi, derisa jeta na detyron të bëhemi të pathyeshme” – Denada Isa
Të ndryshme

“Nuk e dimë sa të forta jemi, derisa jeta na detyron të bëhemi të pathyeshme” – Denada Isa

14 Shtator, 2026
Poezi/ Adelina Pali: E kuqja
Të ndryshme

Poezi/ Adelina Pali: E kuqja

10 Shtator, 2026
Të ndryshme

Nga Valbona Lushi-Gavelli: Kur shteti harron më të pambrojturit

12 Gusht, 2026
“Fushë-Arrëzi nuk preket!”Ish-kryebashkiaku Alfred Qafa thirrje për revoltë qytetare kundër shkrirjes së bashkisë
Të ndryshme

“Fushë-Arrëzi nuk preket!”Ish-kryebashkiaku Alfred Qafa thirrje për revoltë qytetare kundër shkrirjes së bashkisë

6 Gusht, 2026
TALENTI NUK MJAFTON: “RRUGËTIMI I NJË ARTISTI TË RI SHQIPËTAR”
Të ndryshme

TALENTI NUK MJAFTON: “RRUGËTIMI I NJË ARTISTI TË RI SHQIPËTAR”

16 Qershor, 2026
Martin Henze:”Shqipëria nuk mund të hyjë në BE me autokratin Rama dhe me këtë qeveri”
Të ndryshme

Martin Henze:”Shqipëria nuk mund të hyjë në BE me autokratin Rama dhe me këtë qeveri”

6 Qershor, 2026

TË FUNDIT

“LËRENI SERVILIZMIN!”/ Axhami shpërthen ndaj deputetëve: Mos e ktheni Kuvendin në noter të pushtetit, shteti dhe kombi mbi partinë!
Aktualitet

“LËRENI SERVILIZMIN!”/ Axhami shpërthen ndaj deputetëve: Mos e ktheni Kuvendin në noter të pushtetit, shteti dhe kombi mbi partinë!

24 Shtator, 2026

PLL kërkon dorëheqjen e Ramës: “Kriza prek institucionet e sigurisë, nevojiten zgjedhje të parakohshme”
Aktualitet

PLL kërkon dorëheqjen e Ramës: “Kriza prek institucionet e sigurisë, nevojiten zgjedhje të parakohshme”

22 Shtator, 2026

BERALB pranë Pukës në ditët e zjarreve, Kryebashkiaku Dodaj mesazh falënderimi: “Partneriteti i vërtetë provohet në ditët e vështira”
Aktualitet

BERALB pranë Pukës në ditët e zjarreve, Kryebashkiaku Dodaj mesazh falënderimi: “Partneriteti i vërtetë provohet në ditët e vështira”

22 Shtator, 2026

Mes tensioneve në rajon, Shpëtim Axhami paraqet planin për forcimin e mbrojtjes kombëtare
Aktualitet

“Stop glorifikimit të diktaturës!”/ Shpëtim Axhami shpërthen ndaj përdorimit të simboleve komuniste: “Për mijëra familje, është fyerje ndaj vuajtjeve të tyre”

21 Shtator, 2026

"InfoPressAlbania", është një media e re online, e lançuar më 04 Nëntor 2018. Synimi i "InfoPressAlbania" është informimi në kohë reale i ngjarjeve, por edhe zhvillimeve të tjera nga politika, showbiz, sport, kulturë, etj. Moto e "InfopressAlbania" është: Lajmi vjen tek lexuesit përmes këndeve të ndryshme të vëzhgimit. Ne hulumtojmë përtej lajmit për të shpalosur për lexuesit të vërtetën. E veçanta e InfoPressAlbanai qëndron në promovimin e "Modeleve të Suksesit" të bizneseve dhe individëve në fusha të ndryshme, që me shembullin e tyre janë motivues për gjithsecilin. I përkushtuar për të ofruar një mbulim origjinal konstant në të gjithë Shqipërinë mbi fushat e lartpërmendura, InfopressAlbania, synon gjithashtu, të sigurojë akses në lajmin e parë, duke ofruar një staf gazetarësh që do të shërbejnë si sistem rrjetizues për mbulimin e informacionit në të gjithë territorin.

@2024 InfoPressAlbania

No Result
View All Result
  • KREU
  • Artikuj
  • Opinione
  • Politikë
  • InfoPress
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Lifestyle
  • WEB TV
  • Të ndryshme
    • Aktualitet
    • Lajme
    • I përzgjedhur
    • Sociale
    • Shëndetësi
    • Histori
    • Kulturë
    • Kuriozitete
    • Horoskopi
    • Show Biz

© 2024 Infopressalbania.com