Greta Bardeli GJONI, deputete e PD, qarku Shkoder
Fjala ime sot në Kuvend,14.09.2023
Së pari, si deputete e Shkodrës në këtë Parlament gjej rastin të përshëndes hapjen e shkollës shqipe në Rrozhaje të Malit të Zi!
E vlerësoj si një hap fort të rëndësishem për të drejtat e shqiptarëve në vendin fqinj, ndërsa një falenderim i vecantë për këtë i shkon Kryeministrit të Malit të Zi z.Dritan Abazovic!
Përsa i përket marrëveshjes të paraqitur sot për diskutim e votim është një përpjekje në fushën e sigurimeve shoqërore midis dy palëve tona pra Shqipërisë dhe Malit të Zi!
E theksoj këtë çështje ashtu sikurse edhe në komisionet përkatëse, pasi rezulton që është një ndër llojet kryesore të punësimit midis dy vendeve tona.
Nga ana tjetër edhe pse në ralacionin shpjegues është pretenduar që marrëveshja është bazuar mbështetur në ekspertizën ndërkombëtare përkatësisht rregulloren e Këshillit nr 1408/71 dhe atë nr .883/2004 të parlamentitit Europian dhe të Keshillit të Europes duke iu referuar nenet 21 të marrëveshjes mbetet i paqartë aspekti rregullues për përfitimet të sigurimit nën 12 muaj punësim.
Rregullorja e Këshillit të BE jep përcaktime të qarta sipas kategorive përkatëse!
Rekomandimi jonë është fare i thjeshtë: të ndiqen hapat dhe modeli që tashmë BE i ka zgjidhur.
Sikurse ndodh përherë propozimet e opozitës nuk merren parasysh nga qeverisja dhe mazhoranca që përfaqeson delirin e individëve kokë e këmbë të korruptuar e të lidhur me krimin!
Sesa te paaftë jeni ja u dëshmuat shqiptarëve madje dhe me mandatin e ministrit të ri të financave që e sollët këtu pa e liruar nga detyra e mëparshme! Nuk njihni as ligj e Kushtetutë dhe ju del BOJA në rastin më
të thjeshtë që përballeni!
Të nderuar bashkëqytetarë!
Dje në Shkodër po mbyllej një tjetër shkollë! Ikja në emigrim e familjeve bën që të zbrazen klasat e të kycen shkollat! E pandodhur më parë por ka 8 vite që po ndodh intensivisht kudo! E ndërsa këmbëngulja dhe protesta e disa prindërve bëri që shkolla të qëndroj dhe këtë vit hapur me aq nxënës sa kanë mbetur ky fenomen është i ndjeshëm në gjithë qarkun e Shkodrës dhe veriun e vendit ku largimet e familjeve janë masive jashtë vendit!Një tjetër shqetësim eshtë kalvari i vuajtjeve që po kalojnë mesuesit të cilët kanë dal jashtë sistemit të mësimdhënies në ndjekje të oreve që të plotësojnë planin mësimor.Dhe Ministria e Arsimit që hesht për 3 vite rresht disa kërkesave apo problemeve që i janë adresuar nga një numër i madh mësuesisht nga qarku Shkodër.
-Suksesi juaj i radhës është Ligji i Basteve, që vjen pas diskutimeve për legalizimin e kanabisit!
Turp e faqja e zezë, si jeni duke e katandis këtë vend!
Nuk ka parë historia e këtij vendi delirantë e cinik, të paaftë e injorantë institucionesh, të zhytur ne vjedhje, sesa kjo qeverisje që fshihet pas bojës të kuqe e që e zhyt vendin pa shpresë e pa të ardhme të garantuar!
Më tej ju po i faturoni shqiptarëve të thjeshtë e jo oligarkëve taksën e pronës:
Por Taksa e re e pronës në thelb shërben për të mbushur arkën e buxhetit ne krizë, por duke varfëruar më tej qytetarët e thjeshte duke mos i lën ata të ngrenë kokë në ekonominë e tyre familjare!
Taksimi qe do të bëhet pa vlerësim direkt të çdo prone do të rëndojë padyshim më shumë mbi të varfrit.
Por Qeveria e kapur e skemave të koncesioneve korruptive nuk ndalet!
Poezinë e kryeministrit për drejtësinë e re e ka mësuar cdo shqiptar, sic ka mësuar se halli tij është karrigia dhe pushteti sepse e di mirë që po të iki nga aty prangat do kërcasin për të!
Ku janë ata që në krahun e tij bashkë me të deri dje i bënin moral opozitës që denonconte e denoncon me fakte grabitjen e parasë dhe pronave publike!
Ne patem e kemi të drejtë. Ne do vazhdojmë të faktojmë cdo ditë aferat tuaja! Sepse që ditën e parë që erdhët në pushtet e nisët me kanabizimin e vendit duke e sjell atë dhe pranë shkollave e duke marrë në qafë nxënës e familje, e deri te vjedhja e shekullit e inceneratorëve!
E keni dëgjuar besoj se si zihen e rrihen në burgje mes njëri tjetrit njërëzit tuaj, ish-ministra e kryetarë bashkie, shokët tuaj të ngushtë!
Ndaj jeni e do te jeni Qeveria e turpit! Jeni e do të jeni shënuar në histori si grabitës serial!











